Rama në mitingun përmbyllës: Miting safi me vëndalinj safi, jo me robër të mbledhur me autobusa që do të mbushin nesër Tiranën

Qysh mbrëmë, për të mos i parë më rrugët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, autobusi “mavi”, legjendë i PS-së, pas një misioni historik të përmbushur me sukses, u mbyll në një garazh special me porosi të veçantë të drejtuesve të shtabit elektoral të kryetarit Rama, apo ndoshta edhe me porosi direkte të këtij të fundit. Sipas burimeve konfidenciale nga PS, është menduar që autobusi të vendoset në një vend të veçantë si objekt muzeal, si simbol i fillimit të Rilindjes së Dytë Shqiptare që do të kurorëzohet me fitore në datën 23 qershor.
Dhe me që ishte e freskët kjo puna e autobusit, Rama nuk harroi që në mitingun e tij përmbyllës në Tiranë, t’i përmendte kundërshtarit të vetë politik, se vërtet ai kishte një autobus, por jo qindra autobusë siç do të vinë nesër nga rrethet në mitingun e Saliut.
“Ky është miting safi me vendalinj safi dhe jo miting me robër të mbledhur nëpër autobusa. Pastaj ju e dini ne një autobus kemi, vetëm autobusin mavi. Gjithë autobusët e tjerë i ka mbledhur katragjyshi me antiplumb, për t’i mbushur me njerëz si të gjithë ju, që marrin një rrogë nga taksat e të gjithëve ne dhe që një katragjysh i marrë fund i mban peng lidhur me bukën e gojës. Ditën e dielë me numrin e bekuar 29 do t’i çlirojmë të gjithë robërit e katragjyshit”- u shpreh Rama.
Zh.
Comments
Me vjen keq bre Rama, nuk
<p>Me vjen keq bre Rama, nuk luftohet me fjale kunder terrorizmit shteteror te Sali Berishes. Une, nje anonim, i larguar nga atdheu im per shkak te rregjimit fashist, u uroj suksese gjithe skuadren per Rilindjen e Shqiperise dhe kam besim se ti Rama do punoshme mencuri per Shqiperine (po te la kelyshi i serbeve e grekeve, ky kelysh dele-dash, plakerruq pa leng, fashist per qytetaret e vet, se po te jete puna per shtetet per rreth, ky palacua shpellar te ha koqen e shitit)</p>
Add new comment