Veton Surroi denoncon vrasjet e 21 janarit, dhe ndjen se në Shqipëri do të ketë rotacion politik

Postuar në 20 Qershor, 2013 11:24

Veton Surroi ka shkruar shpesh për Tiranën politike, por ka shkruar në mënyrë tepër neutrale, si të ketë dashur të mos keqkuptohet nga palët këtu. Por në një artikull të publikuar në Shqipin e sotëm, ai e ‘tradhëton’ këtë sjellje. Në shkrimin me titull “Humbja dhe fitorja e gjysmës tjetër”, ai mban qëndrime, të cilat, edhe pse janë më shumë të nënkuptuara se sa të troçta, dallohen edhe nga një sy i pavëmendshëm.

Ai ka qenë në Tiranë (ndoshta është ende këtu), dhe ka ndjerë “nevojën e rotacionit politik”. Në fillim të lë përshtypjen se nuk është kjo që ai uron të ndodhë, por se është kjo që ai sheh me sytë e vet. Por në fund, ai shpreh hapur një konsideratë të vetën në favor të rotacionit. “Nëse fiton Berisha, do të jetë e pamundur që shteti shqiptar të normalizohet; Berisha e ka pasur në dorë për ta bërë këtë tetë vitet e shkuara, por nuk ka mundur ta bëjë”, shprehet në thelb ai. E vijon me opsionin tjetër: “Po fitoi Rama, sidoqë është e vështirë për shkak të bagazhit të tetë viteve të shkuara, nuk është e pamundur të normalizohet shteti, apo – kjo është shprehja që ai preferon – të krijohet konsensusi shoqëror i nevojshëm”.

Surroi mban një qëndrim dhe për 21 janarin e vitit 2011. Është e hera e parë që e bën këtë. Njëherë thotë se qeveria Berisha “nuk ka arritur t’u garantojë të drejtën bazike, të drejtën e jetës, atyre që vendosin të dalin në protesta”, por pak më tutje është më i qartë: “Qeveria Berisha i ka dhënë vetes të drejtë të vrasë njerëz që, për një arsye a një tjetër, kishin shprehur pakënaqësinë demonstrative ndaj qeverisjes”.

Shkrimin e plotë mund të ndiqni në Shqipin online: http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/06/20/humbja-dhe-fitorja-e-gjysmes-tjeter/

Re.Pu.

Comments

Submitted by AnonimTR (not verified) on

<p>Surroi eshte nje oportunist qe deri me sot ka qene papagall i Berishes.</p>

Submitted by Anonimf (not verified) on

<p>SI NUK KA TURP QE FLET KESHTU!!!!!!!!!!&nbsp;</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.