Rama: Unë në qeverisje me Ilir Metën? Lexoni “Kurbanin”, i kam thënë atje të gjitha

Postuar në 19 Qershor, 2013 07:13

Gjatë promovimit sot të versionit turqisht të librit “Kurbani”, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, kryesocialisti iu përgjigj pyetjeve tëcilat u fokusuan kryesisht në situatën e fundit politike në Shqipëri, zgjedhjeve të 23 qershorit.  

Nëse do ta portretizonit sërish figurën e Ilir Metës, a do të ishte sërish i njëjti portretizim? – ka qenë një nga pyetjet, së cilës Rama i është përgjigjur: I jam kthyer për kuriozitet atij portreti të bërë në kushte të tjera dhe nëse do ta lexonit, pa tendencën për të gërryer në funksion të të përditshmes politike, do të shikonit që tek ai përshkrim ka vërtetësi, miqësi… Pa asnjë dyshim u qëndroj gjërave që kam shkruar se janë gjëra të thëna me shumë sinqeritet. Aty do të gjeni edhe zanafillën e gjërave që kanë ndodhur më pas.

I pyetur nga gazetarët nëse LSI do të marrë 40% të pushtetit, kreu i PS tha se nuk do të ketë ndarje të pushtetit, pasi ai do funksionojë i plotë, 100 për qind bashkë, përgjegjës për të realizuar zotimet.

Zh.

 Më tepër në linkun: http://gazetadita.al/ndarja-e-pushtetit-me-lsi-rama-do-jemi-100-bashke-per-te-realizuar-zotimet/

Comments

Submitted by Blerim (not verified) on

<p>E cfare t&#39;i lexosh ati kurbani. Aty ai vetem se lan hesapet me njerzit!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.