Përpjekje të sforcuara të Berishës “për t’iu përshtatur rolit artistik” me çunat e “Apartamentit 2XL” të “Vizion +”

Postuar në 17 Qershor, 2013 05:40

Pas emisionit “Zonë e Lirë” të Ardian Çanit, Kryeministri Berisha, siç ishte bërë e ditur edhe më parë, u shfaq mbrëmë në një tjetër show televiziv humori,  mes çunave të  “Apartamenti 2XL” të “Vizion +”. Kjo ngjarje e pazakontë ka gjetur sot pasqyrim në disa gazeta të përditshme, por më shumë në televizione, të cilët e komentonin spektaklin me protagonist Berishën sipas karakterit, këndvështrimit dhe platformës së tyre editoriale: të djathtët, me një seriozitet tepër të sforcuar e quanin shpërfaqjen e Berishës “të shkëlqyer, me të gjitha anët e personalitetit të tij”, ndërsa kundërshtarët e opozitarët nuk kishin kursyer dozat e humorit, madje edhe duke tejkaluar normat e etikës mediatike, si, fjala vjen, te TV A1 Report në emisionin e mëngjesit “Çorbë me gazeta”, te News24 me “Koha për t’u zgjuar” etj.

Zh

Comments

Submitted by Shkelqim Z. (not verified) on

Megjithate mua me la pershtypjen pozitive te dikujt qe beson ne ate qe thote. Dhe ato qe ka bere deri tani nuk kam arsye t'i veshtoj shtrembtazi, vendi ka nevoje ende, me sa duket, per energjine e tij.

Submitted by Anonim (not verified) on

tamam!

Submitted by ervin (not verified) on

Ky eshte marketing i paster politik dhe ne te nuk ka asgje te keqe. Vertet ju jeni faqe qe propagandoni renien e Berishes por nuk eshte demokratike qe ta luftoni dhe ta rrezoni ate te paarmatosur. Ne te tille rast lufta politike nuk do te kishte kuptim. Ps. Lloji i armes qe Berisha ka zgjedhur eshte per tu duartrokitur dhe fort me fin se ai roli i kerricit qe pellet O Sali te Orangemavia.

Submitted by ID (not verified) on

Po pra po, tani na u be fin se deri para ca kohesh pelliste ne parlament dhe shante me nene e moter te gjithe deputetet e opozites ne sy te ambasadoreve. Po keshtu populli jeni ju, harroni dhe e votoni prape. Pastaj mos u ankoni per te keqijat qe ju ndodhin.

Submitted by ervin (not verified) on

E Para une nuk jam popull por individ qe ne kete rast po jep opinion mbi cilesine e fushates dhe jo mbi cilesine e qeverisjes Berisha shoku militant dhe per hir te se vertetes fushata e Berishes nga ana cilesore qendron me lart se ajo e idhullit tend (duke e pare objektivisht). E dyta problemi i vertete jane standartet demokratike ne vend dhe jo cepat e te ndenjurave qe dalin nga shorts-at te tipit antiplumb bodyguards e bullshite te kesaj natyre. E treta ja kam qare hallin vetes qysh ne 92 kur baca erdhi per here te pare ne pushtet si nje risi e keqe dhe ne mbi 20 vite me jane shterur ankesat. Se katerti para se te gjykosh opinionet shkoi abetares deri tek germa Zh e pastaj merre kurajon te debatosh

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.