Sonte në programin e Bushatit jepen pamje të arrestimit të Berishës; por dokumentari është shumë më shumë se kaq

Sonte, në orën 21.00, Bushati do të tansmetojë në programin e vet një dokumentar, ku ndiqet hap pas hapi karriera gjatë e Berishës, dhe në të janë dhe pamjet ekskluzive, të patransmetuara ndonjëherë, të arrestimit të Berishës në kohën e qeverisë “Meta”, dhe me urdhër të vetë Metës. “Gjysmë banditesk”, e quan Bushati në një intervistë që i ka dhënë Ditës, arrestimin që i është bërë Berishës nga policë me maska. Por ka idenë se ai arrestim i ka bërë mirë, e ka transformuar, e ka bërë më të butë e më paqësor (por teksa thotë këtë nuk e sqaron, nëse e ka fjalën për kohën që ish në opozitë, apo për kohën që Berisha ka qenë në pushtet pas vitit 2005).
Ngjarja në fjalë, e cila ka thëthitur vëmendjen e mediave këto dy ditë, është thjesht një detaj, ndoshta më pak i rëndësishmi, në dokumentarin e Bushatit, i cili është përpjekur të kalojë në revistë të gjtiha momentet e tjera të njeriut, që ka qenë 25 vjet anëtar i partisë komuniste, më pas u bë antikomunist, më pas President i Republikës, më pas provokoi vitin 1997, më pas vitin 1998, deri te Gërdeci, 21 janari, etj, etj.
Re.Pu.
Comments
Lum Berisha që ju ka!

Lum Berisha që ju ka!

Lume Berisha qe i ka,

Lume Berisha qe i ka, por...

edhe ata, lume qe e kane, Minella!

Ia bejne njeri tjetrit, por, meqe u duhet t'ja bejne per periudhe te gjate atij, POPULLIT dè,

duket sikur jane here ne dashuri e here ne urrejtje ndaj njeri tjetrit...

Nje tufe banditesh, qe shkrehin arme, prej plumbave qorr vriten te tjere, jo vete ATA.

Add new comment