Si t’i numërojmë votat?

Postuar në 14 Dhjetor, 2011 03:55
Eduard Zaloshnja

Partizanët e votimit elektronik nuk janë të paktë në Shqipëri, por kundërshtarët e tij duket se janë shumë më të shumtë. Për rrjedhojë, gjasat janë që, edhe për ca kohë, ne shqiptarët do të vazhdojmë të votojmë si kahera, duke vënë një shenjkë në fletën e votimit përbri partisë apo kandidatit të preferuar dhe duke e futur fletën në kutinë e votimit. Pasi ta kemi bërë këtë adet, do t’i vijë radha përsëri famëmadhit numërim të votave. Por problemi është se, sipas OSBE/ODIHR-it dhe, për më tepër, sipas syve tanë, numërimi ka qenë i keq ose shumë i keq në shumë qendra numërimi.

Në zgjedhjet e shkuara mund të jetë bllokuar një qendër numërimi thjesht si kundërpeshë e bllokimit të një qendre tjetër dhe është dashur të shkojnë ambasadorët atje që të vazhdojë numërimi. Për shembull, po të mos kishte përveshur mëngët amabasadori amerikan në njësinë numër 5 të Tiranës, mund të ishim ngujuar për javë të tëra para televizorëve, në pritje të përfundimit të numërimit të votave të majit të 2011-ës. Ndërsa në 2009-ën, në qoftë se kutitë e Fushkuqes dhe të Ndërmenasit nuk do të kishin ardhur në Tiranë (pas trysnisë së ambasadorëve), zoti e di se kur do të kishte mbaruar numërimi i votave të qarqeve Lezhë dhe Fier.

Po si t’ia bëjmë që të mos përsëriten skena si ato të numërimit të votave të Fushkuqes, Ndërmenasit, Bushatit, Uznovës, njësive 5 e 8 të Tiranës etj., etj.? Një mënyrë është ajo e numërimit të të gjitha votave në një sallë të vetme në Tiranë, ku prania e ambasadorëve, kamerave dhe vëzhguesve mund të jetë e pandërprerë. Por një zgjidhje e tillë sjell vetiu një vonesë të konsiderueshme në numërim – të numërosh me dorë 1.6 milionë vota në një sallë të vetme (sado e madhe qoftë ajo) mund të dojë dy-tri javë.

Dhe a ka një zgjidhje për këtë problem? Për ta zgjidhur atë, në ndihmë mund të na vijë teknologjia – në formën e skanerave optikë. Këtu nuk bëhet fjalë për skanerat optikë të provimeve të studentëve që përdori PS-ja për numërimin e votave në Asamblenë Kombëtare. Jo, bëhet fjalë për skanera optikë të ndërtuar posaçërisht për numërimin e votave.

Po si mund të funksionojë një numërim i përqendruar me skanera optikë? Së pari, me të mbërritur kutitë e Tiranës dhe qendrave afër saj në sallën e numërimit, ato kontrollohen, hapen, bëhet verifikimi i dokumentacionit të përfshirë në to dhe votat stivohen, në pritje të kutive të tjera nga qendra më të largëta. Ky proces vazhdon valë-valë derisa votat e të gjithë Shqipërisë të jenë stivuar, gati për t’u numëruar. Duke ditur që distancat më të largëta nga Tirana mund të përshkohen brenda 24 orëve, i bie që numërimi të fillojë një ditë pas përfundimit të votimit. (Dyshuesit mund të thonë se vetëm Zoti mund ta dijë se ç’do të ndodhë rrugës me kutitë, por herën e fundit që ka ndodhur diçka e tillë, ka qenë në vitin 2001 – qysh atëherë, kutitë kanë udhëtuar nga fshatra të largëta drejt qendrave të numërimit në qytete dhe s’kemi dëgjuar të ketë ndodhur gjë.)

Le të kalojmë tani tek teknologjia. Për të numëruar votat, mund të blihen 20-30 skanera optikë, në varësi të shpejtësisë së tyre. Për shembull, në zgjedhjet e fundit bashkiake, 6 milionë votat e Londrës u numëruan për 12 orë me 40 skanera.

Po si funksionon një skaner optik për numërimin e votave? Fillimisht, vendoset nga një stivë e madhe fletësh votimi në secilën makinë dhe fletët kalojnë automatikisht një nga një para “syve” optikë të makinave. Në fraksionin e sekondës kur fleta e votimit qëndron para “syrit” optik, kryhen disa procese: 1 - Bëhet verifikimi i origjinalitetit të fletës nëpërmjet shenjave të sigurisë që ka ajo; 2 - Bëhet fotografimi i fletës dhe ruajtja e fotografisë me një numër unik në një disk dixhital; 3 - Regjistrohet numri i qendrës së votimit nga ku vjen fleta; 4 – Përcaktohet se cilit subjekti zgjedhor i përket vota, nëpërmjet shenjës që votuesi ka vënë përbri subjektit të preferuar në fletën e votimit (shenja mund të jetë njësoj si në rastin e mirënjohur të numërimit me dorë; nuk ka nevojë për ndonjë shenjë të posaçme që mund të ngatërrojë votuesit e moshuar); 5 – Në qoftë se nuk është e qartë se për kë është dhënë vota, fotografia e fletës së votimit shfaqet në ekranin e makinës dhe komisioni numërues përcakton se kujt i takon vota ose nëse ajo është e pavlefshme. Pasi komisioni vendos për një fletë të diskutueshme, vendimi pasqyrohet manualisht në makinë dhe ajo vazhdon numërimin automatik.

Vetëm pasi të gjitha fletët e votimit të kenë kaluar në skanerat optikë, bëhet llogaritja automatike e rezultatit të zgjedhjeve, i cili, të paktën në Shqipëri, nuk duhet të jetë përfundimtar. Secili nga subjektet në garë duhet të ketë të drejtën që të marrë, aty për aty, një kopje të diskut me fotografitë e të gjitha votave dhe të ketë edhe kohën e arsyeshme në dispozicon për ta shqyrtuar atë. Dhe pas marrjes parasysh të çdo kontestimi të mundshëm, mund të nxirret rezultati përfundimtar. Këtu mbyllet skena.

E zgjidhëm, pra, edhe problemin famëkeq të numërimit të votave në Shqipëri! Në 40 rreshtat e mësipërm është përshkruar një proces, që, po të ecë si në letër, do të ishte një mrekulli – brenda 36 orëve, do të kishim një rezultat paraprak, dhe maksimumi brenda javës, një rezultat përfundimtar. Por jo gjithnjë gjërat realizohen në jetë aq lehtë sa ç’mund të duken në letër.

Së pari, makinat dhe programi që përbën trurin e tyre mund të kenë probleme teknike. Kështu, numërimi optik hasi në vështirësi në Skoci, në vitin 2007, sepse në të njëjtën kuti ishin futur edhe votat për parlamentin skocez edhe ato për pushtetin lokal. Dhe makinat nuk ishin programuar mirë për të bërë dallimin mes tyre. Si rrjedhojë, rreth 7% e votave u numëruan me dorë, pasi makinat i nxorën të pavlefshme. Gjithsesi, qysh atëherë, skanerat optikë janë përmirësuar dhe përdorur me sukses në qytete të ndryshme të Britanisë, në Norvegji, Hongkong, Singapor, Filipine, Oman etj., dhe planifikohen të përdoren edhe në shumë vende të tjera.

Së dyti, në Shqipërinë e teorive konspirative dhe të dyshimeve të pafundme, mund të ketë mosbesim edhe ndaj kompanive më prestigjioze ndërkombëtare në fushën e prodhimit të skanerave optikë. Për këtë arsye, ndoshta çdo subjekti në garë i duhet dhënë e drejta e inspektimit të makinave dhe të programeve të tyre para nisjes së procesit të numërimit. Kjo mund ta vonojë disi fillimin e procesit, por, sidoqoftë, do të rriste ndjeshëm besueshmërinë e tij.

Së treti, në qoftë se një parti do të vendosë të shqyrtojë diskun me fotografitë e të gjitha votave (me numër unik për çdo fotografi), do t’i duhet të ketë njerëz të aftë të bëjnë grupimin e tyre sipas qendrave të votimit dhe subjekteve, e pastaj të ketë shumë aktivistë të gatshëm për të bërë numërimin viziv të votave. Dhe kjo, pa dyshim, do të përbënte një barrë të konsiderueshme për partitë, sidomos për ato të vogla. Por, në fund të fundit, është një barrë që e përligj veten. Nuk ka gjë më të rëndësishme për një parti politike sesa të ruajë votat e veta në garën për pushtet…

Comments

Submitted by Ilir (not verified) on

Zaloshnja mire thua se si mund te numerohen votat, por cfaredolloj technologjie te perdoret apo edhe rregulla te reja te perdoren , problemi nuk qendron tek keto sepse edhe ketyre do u gjendet "vegla" ( po perdor nje shprehje banale) por problemi qendron atje "siper" te Gropa e Banjos" (prape po perdor nje shprehje banale). Atyre si do u behet  halli? Se  ata nuk kane ku vene tani ?  Ate pune kane ......Ku do punojne dhe nuk dijne te bejne gje tjeter. Saliu  pershembull e ka harruar mjekun dhe vetem sa do marre ndonje ne qafe kot po te kthehet, po ashtu edhe Meta nuk ka punuar ne ndonje Kompani  a banke ne fushen e vete , po ashtu edhe Majko nuk ka punuar ne ndonje oficine......e po ashtu ...... edhe Ruci.........e.te gjithe me radhe.......prandaj jane 20 vjet ne te dy krahet qe vetem sa riciklohen.......Dhe perfundimi dihet....

Submitted by tani97 (not verified) on

nuk eshte problemi tek skaneri. ne, mbrojtesit e teorive konspirative, nuk themi qe Berisha do te ndryshoje menyren se si funksionon skaneri apo kamera. problemi eshte tek eliminimi i mundesise se numerimit manual qe ti kerkon te eliminosh. une kam deshire te numeroj manualisht. kushtetuta me jep te drejte. pse duhet te me heqesh kete te drejte. je bere partizan i nje skeme, e ashtuquajtur teknologjike, per te cilen nuk ke kontroll. nuk ke kontroll tek komunikimi i totaleve te numerimit prane cdo qendre numerimi drejt kqz-se. nuk ke kontroll tek personi qe vendos fletet per numerim. nuk ke kontroll tek raportimi apo mbledhja e totalit nga ana e kqz-se. une si qytetar deshiroj qe mbi kete proces (procese) te kem me kontroll. ne vecanti deshiroj numerim ne publik. ti si analist dhe mbrojtes i demokracise, ashtu si edhe kundershtar i Sali Berishes (dhe ndoshta edhe Edi Rames, apo jo?) duhet te humbesh kohen duke vrare mendjen se si permisohet procedura aktuale e menaxhimit te votes nga duart e ndryshme ne te cilat ajo vote kalon. dmth, le te kujtojme vjedhjen haptas kete vit ne kqz gjate numerimit te kutive shtese para tavolines se Arben Ristanit (i cili ishte i denuar ne vitet 94-95 si hajdut gjyqesh, por askush nga ju analistet nuk e reklamoi kurre kete fakt, qofte edhe te kundervihej zgjedhjes se tij ne krye te kqz-se; per ta thene paksa shqipce eshte njelloj si te vesh nje superperdhunues per gjinekolog). le te imagjinojme sikur nuk u numeruan votat me duart e atyre bythpalareve te ristanit, por me skanerat e tu. problemi qendron se cilat vota numeruam. votat e shtuara naten ne kuti me kod te ndryshuar. keto vota numeroji si te duash, prape te njejtin perfundim do te japin. apo numerim selektiv, dmth. dikush (Saliu) zgjedh se nga cilat njesi votimi te tiranes merren kutite per rinumerim, dhe cilat kuti zgjidhen, dhe se ku ruhen e ku di une cfare tjeter manipulimi.

I dashur Ed,

ne po luftojme te njejtin armik. nuk ia vlen te luftohemi mes nesh mbi te tille detaje. te tere shqiptaret i kane pare hilet qe keta demokrate te medhenj (Sala+Edi+Iliri+Fatosi) jane te afte te bejne. keto lloj vjedhjesh nuk ndodhin jashte shqiperise edhe per faktin se te pakten nje prej partive te medha nuk e luan kete loje. nderkohe qe tek ne kjo loje eshte lozur gjithmone dyshe,treshe,katershe ne kurriz te partive te vogla. dhe mberrijme ne vitin 2009,2011 ku duket qarte se Saliu ia futi edhe Edit vete. I cili ishte i bindur qe do t'ia fuste ai Saliut. Tani, edhe sa kohe kemi ndermend te vuajme gabimet e ketyre njerezve (ne keto raste gabimi i Edit dhe faji i Saliut). Duhen bere propozime konkrete qe ndihmojne partite qe nuk duan te vjedhin te kontrollojne procesin. Pastaj, nqs. ti mendon se cdo parti deshiron te vjedhe, tjeter muhabet ky.

Ciao.

Submitted by respublica (not verified) on

Zgjedhjet shqiptare kane patur shume probleme; ketu po adresohet vetem nje. te tjeret mund te adresohen ne shkrime te tjera. Pyetja eshte: "Me mire te numerohen votat ne 66 qendra numerimi apo ne nje qender te vetme ne mes te Tiranes?" Ne kete shkrim sugjerohet e dyta. Pas kesaj pergjigje shtrohet pyetja: "Rezultati duhet te dihet progresivisht gjate numerimit apo te merret vesh vetem ne fund?" Ne kete shkrim sugjerohet e dyta (sepse, perndryshe, numerimi mund te bllokohet). Pas kesaj pergjigje shtrohet pyetja: "Duhet bere numerimi i perqendruar ne Tirane me duar per dy-tre jave apo me skanera per 12 ore?" Ne kete shkrim sugjerohet e dyta sepse siguria e numerimit eshte praktikisht e njejte por shpejtesia eshte goxha me e madhe.

Submitted by tani97 (not verified) on

Do te i pergjigjem me rradhe pikave qe ju shtroni:

Po te arrihej qe numerimi te behet i perqendruar, ne mos ne Tirane te pakten ne nje pike per qytet, eshte shume gje e mire. Por a jeni ju te sigurte qe Berisha e pranon kete gje? Apo keni ndonje informacion qe Edi Rama e pranon? Ndajeni edhe me ne kete informacion (ne fund te fundit butonit share ia kemi marre doren :) ).

Rezultati ne fund dihet gjithmone (jo me kot quhet rezultat). Problemi eshte qe une kerkoj edhe monitorim rruges. Nuk ka arsye qe te nderpritet nqs. i forti=i madhi=PD=PS=2xLSI nuk vjedh vota. Nuk ka ardhur demi ndonjehere nga te vegjlit. Por nqs. ju jeni te mendimit qe s'duhet te kete parti te tjera pervecse ketyre te trejave, atehere peseri ju lutemi beni share me ne mendimin tuaj.

Nuk prish pune numerimi dy jave. Nuk eshte mire per imazhin, kjo eshte e vertete. Por ne me vonesa jemi mesuar. Ja psh. Edi Rama ka 5 muaj e 7 dite qe me 7 korrik 2011 qe po merr kohe se cfare te bej. Dhe ky supozohet te jete lideri yne i ardhshem. Pastaj, me mire dy jave vonesa, se sa 4 vjet me nje qeveri te pa ligjshme. Sepse duhet ta nenvizojme, eshte qeveri e pa ligjshme. Dhe kjo jo sepse po vjedh sot dhe po tregon qe nuk eshte e mire. Por thjesht sepse nuk perfaqeson popullin dhe voten e tij.

Po ju shtroj dhe nje pyetje te fundit nga ana ime: nuk jeni te ngopur me gjithe skemat dhe propozimet ndryshe nga normaliteti europian dhe amerikan, por cdo here me nje doze origjinaliteti salce shqiptare? Keto pajisjet elektronike mund te kete vende qe i perdorin, por pjesa me e madhe e shteteve ku nuk vidhet vota nuk i perdorin. Tek ne problemi qendron tek dy Lidérat. Te dy duan vjedhjen si mjet per te marre pushtetin. Duke qene se Edvini eshte ne opozite, dhe si zor se e merr pushtetin pa vdekur Saliu, keshilloni ate te heq dore publikisht nga vjedhja (sepse qe ka qene hajdut s'e luan topi nuk e dime a deshiron prape te jete), te garantoje mbrojtjen e votave te te tera partive te vogla (vezhgues, numerues per cdo parti), pastaj ndoshta edhe mund te shohim pakez drite. Lajmi i Nard Ndokes sot eshte shume domethenes. Dy dite pas semundjes se Saliut, ai nuk pret dot me me Edi Ramen dhe tenton te rikthehet tek krahet e babe Berishes.

Submitted by hapi (not verified) on

Une kam nje problem filozofik me numerimin me makina apo kompjuter.

1 - Sistemet me kompjutera apo makina nuk mund te jene garante te demokracise. Te pakten mbi demokracine njeriu duhet te jete i zoti i punes edhe pa ditur te perdore nje kompjuter sado i thjeshte te jete kompjuteri. Kte e them dhe si inxhinjer informatik.

2 - Sistemet me kompjutera jane te pasigurt sic e tregojne dhe skandalet e fundit me pasaportat e verteta fallco qe dalin nga sistemi Aleat edhe pse normalisht na paten thene se me Aleat-in mori fund korrupsioni.

3 - Sistemet me nje njesi qendrore korruptohen me kollaj se sistemet me vendimmarrje te shperndare. Psh: Po te kesh si resurse per korrupsion 50 bandite ose 50 milione, eshte me e lehte te korruptosh me ane te presionit apo parave apo privilegjeve 5 inxhinjere sesa 5 mije komisionere, duke perfshi edhe Fushekuqen.

Demokracia ka nje ves, po nuk u ushtrua, konsumohet e bjerret.

Pra kompjuterat as nuk na garantojne siguri, as nuk garantojne zgjedhje te ndershme, fundja i fut nji "Ristan" partia ne pushtet dhe ia gjen ai anen edhe kompjuterave. E vetmja gje qe mund te sjellin eshte nje numerim me i shpejte, por perballe rreziqeve qe sjell sistemi atehere me mire rrime pa gje.

Problemi nuk eshte numerimi, problemi eshte se Ristani ndryshoi jurisprudencen per zgjedhjet e fundit. Pra ndryshoi rregullat e lojes gjate lojes. Kesaj nuk i japin dot zgjidhje kompjuterat, se ligjet e respektimin e ligjeve e bejne njerezit.

Submitted by nora (not verified) on

More shqeto fare vjedh saliu dhe me skanera,dhe ke EDI RAMEN ,mu ne sy te gjithe shqiptareve, do gjeje manovra si ti rregulloje rruges dhe ne fshatra e rrethe ja ka dale mjaf mire,por edhe ne Tirane ,ne vendin ku qendruan kutite ben tunele dreqi si ti nderroje e paguaje komisioneret e pangopur vetem te mos i cenohet pushteti i dreqit dhe te mos i denohet shkelzeni e argita sa te jete sala gjalle,pastaj ,denojini  nuk sheh gje driteshkurteri.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.