Ngjeqari kundër autostradës Tiranë-Elbasan përmes Kërrabës: “na u shpik hapja e tuneleve”

Ing. Xhevair Ngjeqari në një shkrim te Tema online akuzon se autostrada Tiranë-Elbasan përmes Kërrabës është “krim ekonomik”. Ai risjell rastin e projektit të vet që i kishte gjetur dhe financimet “për të ndërtuar segmentin e parë rrugor me financime private ose siç quhet me format e pastra konçesionare Propoganda, se nuk u siguruan financimet nga kompanitë private nuk është e vërtetë. Financimet e ndërtimit autostradës së Baldushkut u siguruan , kjo është e dokumentuar. Por grupet e interesit larguan invesitorët, shkatërruan autorin dhe po ndërtojnë me dhunën e pushtetit, me kosto të lartë rrugën Tiranë – Tunel – Unazë, Elbasan” shkruan Ngjeqari.
Ai shpjegon se rruga e re do të kushtojë mbi V = 400 milion $ , si dhe nevojitet edhe tre vjet kohë të përfundojë. Pavarësisht se çdo rrugë ka interes të ndërtohet dhe se qendrat urbane kanë disa lidhje rrugore, , ai argumenton se “rradha e ndërtimit varet nga kostot dhe mundësitë e ndërtimit. Rrugët nuk ndërtohen me konceptin e Pjetrit të Madh, sepse me logjikën e xhahilit ne ndërtuam Bunkerat që na pinë Gjakun, ndërsa tani na u shpik hapja e Tuneleve.”
Ngjeqari argumenton se “autostrada e re nuk është pjesë e Boshtit Jugut … Për të shkuar në Jug, mjetet ose duhet të udhëtojnë deri në Papër, ose do të ndërtohet një segment i ri rrugor L = 8 – 10 km dhe një urë e re deri në Shals, ose do t’i bien vërdallë nga Elbasani në Cërrik … për të marrë drejtimin e Jugut .. Intesiteti mjeteve në rrugën e re të Elbasanit, duke qënë se mbulon vetëm lindjen, nuk kalon N = 5000 mjete ditë . Kjo shpjegohet me qarkullimin ekonomik dhe urban të zonës lindore. Autostrada e re ka kosto të lartë, ka nji kthim të interesit pasiv, nuk justifikohet nga ana ekonomike, do të kërkojë kosto të lartë mirëmbajtje… Nuk ka interesa të ndërtohej dhe mirëmbahej me konçesion. Por dhe si Skemë Qarkullimi nuk është funksionale...” thotë ndër të tjera inxhinieri Ngjeqari.
k.c.
E plotë:
Comments
Deklarate tipike populiste e
<p>Deklarate tipike populiste e motivuar nga inatet personale te Ing.Ngjecarit.Berisha duhet te ike, dhe do ike, po keta letyrat qe japin pseudo deklarata jane me keq se ai.</p>
Ti o Muc qe u lodhe duke ju
Ti o Muc qe u lodhe duke ju referuar gazetes se Meros mos kujto se eshte kaq I paster ky njeri. pyete nje here meqenese e ke mik se kur vinte ne amerike me ke takohej..deshmimtaret Jane gjalle e dine te errten e tij sic e di dhe vete shpirtziu Baze.ky njeri eshte turpi I gazetarise dhe ju I referoheni atij.ai eshte I lidhur me grupe kriminale ne Detroit qe Kane qene e Jane ne ndjekje. Do tja degjoni zerin.
Add new comment