Kush ka frikë nëse Rama bëhet Kryeministër?

Në një shkrim te Shqiptarja.com Genc Kondi ngre (dhe më pas i përgjigjet) një pyetje interesante: “kush ka frikë nga Edi Rama Kryeministër”. Sipas tij kjo mund të jetë kthyer tashmë në një makth për shumë vetë. Pasi analizon Ramën në politikë, si dhe kritikat kundër tij duke i përballur me ato që Kondi i shtron si arritje të tij, ai përfundon se ata që kanë frikë nga Rama, kanë frikë se mos merr “sëpatën” dhe gjen fondet për të realizuar programin e tij, fonde që mund t’u “dhembin” disave. Aq më tepër, pasi posti i Kryeministrit është veshur me shumë pushtet, nga vetë Berisha këto vite.
Shkruan Kondi:
”Edi Ramës kohët e fundit, nëpër emisione ku i janë qepur keq përfaqësues të ndryshëm mediatikë, i është bërë me ngulm një pyetje e përsëritur: ku do t’i gjesh fondet buxhetore, në rast se ti do të ulësh pagat? As Edi Rama dhe as përfaqësues të tjerë të PS nuk i kanë dhënë një përgjigje të qartë kësaj pyetjeje. Ndoshta, pikërisht këtu fle lepuri. Frika që duhet të kenë pushtetarë aktualë nga Rama ka të bëjë ndoshta me një plan që ai mund ta ketë dhe nuk e tregon, por që ndoshta do të ketë të bëjë me ”gërmimin” nëpër llogari bankare apo prona të përfituara pa të drejtë, për të vënë në dispozicion të publikut para që i janë marrë me korrupsion.Përballë nevojës së jashtëzakonshme për këto fonde, kur qeverisë së ardshme po i lihet një ”tokë e djegur” fiskalisht, shumëkush i druhet Edi Ramës, i cili mund të marrë sërish sëpatën, por këtë herë vështirë se ndalon kush, pasi ka qenë Berisha që është kujdesur për t’i dhënë kaq shumë pushtet kryeministrit, sa Edi Rama do ta kishte shumë të lehtë, duke demokratizuar shumë pak këtë post, të vijonte me një dorë të hekurt të zgjidhte probleme, ku kompromiset përjashtohen ose pengojnë.”
k.c.
I plotë:
http://www.shqiptarja.com/analiza/2709/rama-kryeminister-kush-ka-frike--162485.html
Comments
Jo or shok jo, thujini ketij

Jo or shok jo, thujini ketij preud-gazetarit te rradhes.

Kudo ne bote ai qe premton reforma tregon dhe faturen. Nese nuk e tregon faturen, do te thote qe reformat nuk jane te besueshme. Kjo nuk eshte pune frike, eshte pune skepticizmi te shendoshe qe duhet te kete shoqeria ndaj cdo politikani qe ben pretendime jo reale.

Me eshte ngulitur ne mendje

Me eshte ngulitur ne mendje nje nate Zheji, kur diskutohej per taksen progresive ne te ardhurat personale, me disa miq te tij te idealeve perbri, qe thoshte pse me taksat tona do mbahen fukarenjte ?! Dhe atij i dhimbte fort pasi meqe merr miliona do te paguaj mijera , ndersa ata qe marrin mijra do paguajne qindarka.Por kjo dhimbje e fshehur e Zhejit me miq nuk do te thote qe eshte dhimbje e miletit qe ai mundohet ta amplifikoje se do te bjere kataklizmoi. E para kjo.

E dyta. Sa mire do te ishte te behej nje revizionim a rishikim i te ardhurave te ketyre 'bosave' te afte e te mencur per te gllaberuar nga detyrimet taksore shoqerore per buxhetin e tyre personal ! Shembull eshte Greqia dhe i provoi me sukses mjetet dhe metodat e mbeshtetjen e tyre ligjore...vetem kam hall mos nuk kemi kapacitete paraburgimi e burgimi . Frika ruan vreshtin, dhe Zheji me miq 'ruan' vreshtin e vet. Se m'u kujtua: Diku ne media print kam lexuar se Fevziu, Cani e te tjere marrin mbi 5 milion a 7 milion leke ne muaj dhe paguajne, e dini sa (?!) , 92 mije leke te vjetra e ndersa me taksimin e Rames u bie te paguajne 1 milion e ca mijra leke, prandaj na rrahin nate per nate uje e jo qumesht ne dybek !

Frike nga Rama mesa duket kane 'hajdutet me cizme', 'hajdutet me kollare'...qe ne gjuhen gazetareske quhen EVAZIONISTA !

Henri Cili dmth duhet te jete

Henri Cili dmth duhet te jete ai me friken me te madhe me aq shume para sa ka marre vitet e fundit dhe s'i dihet se si!

Sado kakerdhia te beje Rama

Sado kakerdhia te beje Rama per te imituar Berishen , edhe sikur Rama te kishte te njejtin formim me te , edhe sikur te ishte ne te njejtat varesi antishqiptare qe ishte Berisha , prape se prape nuk mundet te beje si berisha dhe te behet si Berisha ! Dhe , a e dini pse ?

sepse PS-ja nuk eshte PD=ja ! Niveli kulturor i anetareve dhe elektoratit te PS-se eshte ku e ku me ate te PD-se ! Nuk do t'ia lejonin Rames nje gje te tille .

Hahahahahaha, domethene do te

Hahahahahaha, domethene do te mbajme shtetin ne kembe me sekuestro pasurish te vjedhura, keshtu apo jo? Goxha teori ekonomike paske nxjerre or mik, te dhjefsha John Maynard Keynes i thone kesaj!

Bardi, nuk eshte dhe aq
Bardi, nuk eshte dhe aq banale sa e ben ti, por dicka te ngjashme ka... Kam bindjen se ajo qe nuk thone eshte qe do paguajne edhe ata qe spaguajne (qe jane shume) , dhe jo thjeshte qe te paguajne me shume ata qe paguajne. Edhe nese merr biznesin e vogel, heqja e takses fikse nuk dmth qe sdo paguajne, por do paguajne ne rast se fitojne, ne raport me fitimin.
Skema qe propozojne eshte shume e thjeshte, por ka veshtiresine e barazise ne treg, kontrollit mbi territorin duke filluar duke futur ne skeme reale importuesit e medhenj; prej ketu ekonomia futet thjeshtesisht ne skeme funksionuese dhe tatimet behen te perballueshme. Personalisht mendoj se celsi i betejes se Rames jane keta biznesmene. "Paqartesia" qe duket, ka te beje me merakun qe mos tu shpallet "lufta" qe tani, importuesve dhe atyre qe nuk paguajne, pasi te qenit jashte rregullave eshte bere menyre jetese per shume njerez, fale Sali Berishes.
Keto detaje i dine vetem ata qe e jetojne situaten ne kete vend, por shumica flasin se duan te thone ndonje gje.
me kete punen e taksimit
me kete punen e taksimit progresiv m`ke prek n`tel se jam profesionist i fushes: ne administraten e Reganit tatimi mbi fitimin shkonte ne 35-40%, dhe e di pse askush nuk bente ze?- se prodhimi dhe biznesi ishin ne ful swing, te gjithe fitonin mjaftueshem sa per te paguar taksat dhe per te ngelur te kenaqur me çka mbetej. Taksimi progresiv ka sens ne kushtet e nje klase biznesi te konsoliduar dhe me nje GDP ne rritje gati dyshifrore. Tani, se sa i konsoliduar eshte biznesi, dhe se çfare GDP-je kemi ne, besoj nuk ka nevoje per koment.
Ata qe rrine e pyesin ku do te gjenden leket, duhet te kuptojne qe pergjigja eshte çeshtje evazioni fiskal; te gjithe e dine qe biznesi i vogel eshte nje grope e zeze ku groposen te gjitha pislleqet fiskale te importuesve te medhenj. Duke i perjashtuar bisnesin e vogel nga taksimi, kesaj grope thjesht i rriten permasat dhe kapaciteti i nxenies. Duhet kuptuar qe reforme ekonomike si ajo qe premton Rama(qe une e perceptoj si demagogji e paster, ne mos injorance totale ndaj shkences se shpenzimeve publike), nuk mund te realizohet pa nje periudhe purgatori fiskal; te gjithe do te paguajne me shume taksa, ne emer te shpetimit te ekonomise nga kolapsi total. Prandaj Rama kur thote qe do te ulim taksat, ose rren, duke pasur ndermend te beje te kunderten pas zgjedhjeve, per te shpetuar ekonomine(une e uroj kete), ose eshte krejtesisht injorant, dhe do te vazhdoje me kete injorance rrugen e nisur nga Berisha drejt gremines fiskale. Se cili variant do te vertetohet, ngelet per tu pare gjate vitit te pare te qeverisjes nga koalicioni i qelbesirave.
O Bard, më fal po ndoshta e

O Bard, më fal po ndoshta e kam lexuar kalimthi e më duket sikur s'e keni kuptuar atë për të cilën flet artikullshkruesi, e që është "sopata" dhe e figurës, që flet për atë që me ç'shoh kërkohet nga një shumicë e cilësuar e njerëzve dhe që është rikthimi i pasurive të zhvatura padrejtësisht (sidoqofshin këto). Kjo s'ka të bëjë dhe aq me punën e taksimit apo taksave, po me vullnetin për të bërë drejtësi.

Duhet ta kesh vene re qe

Duhet ta kesh vene re qe shkrimet e publicisteve ne shume faqe online sherbejne veç si katalizatore debati, me shume sesa per brendine e tyre; une gjej me interes ne komentet poshte shkrimeve, sesa ne shkrimet vete. Publicistet jane te parashikueshem deri ne merzi ne ate qe thone e mendojne, e vetmja risi ne to eshte reagimi i publikut ndaj tyre, qe mund te mesohet ne real time. Per kete arsye duhet respektuar Respublica, qe po gjeneron nje debat publik qe shkon pertej njeanshmerise se saj elektorale(e justifikueshme, te pakten deri me 23 Qershor).

Mendoj se alternativa eshte
Mendoj se alternativa eshte qe do paguajne te gjithe, pasi nuk jemi ne kete shkalle shtrirje. Se sa me shume, kjo do varet se sa jane "te rinjte" qe do paguajne. Ndersa per biznesin e vogel, mendoj se ajo qe do hiqet eshte taksimi fiks (qe eshte padrejtesi, ne fakt), por nuk mendoj se do nxirren nga skema e pagimit te tvsh dhe te tatim fitimit. Por qe skema e llogaritjes se ketyre taksave te jete e drejte, mendova futjen ne skeme reale te importuesve. Nuk tingellon aq realist paragjykimi mbi gjithe opoziten, duke supozuar nivel injorance te tille, sa te mos kuptojne gjera kaq te thjeshta.
Bard, Per sa i perket prones

Bard,

Per sa i perket prones private Rama ka mbetur akoma tek perla e regjimit te Hoxhes: "Toka i takon atij qe e punon".

Pyetja shtrohet : " Kush ka

Pyetja shtrohet : " Kush ka frike ?" dhe jo ''Si do te zhvillohet ekonomia ne qeverisjen Rama".

Devijimi nga rrjedha eshte i lezetshem pasi e cojme ujin jo per vaditje por ne mocal...

Qefe e qefe kjo dynja!!!

Pyetja qe thote Bradi eshte

Pyetja qe thote Bradi eshte "qekur frika dhe skepticizmi ndaj premtimeve qenkan njesoj?"

pas sekuestros, floriri i

pas sekuestros, floriri i mbledhur do t'i jepet popullit, që të hajë me lugë floriri.

u kry.

nuk mendoj qe rama ka as nen

nuk mendoj qe rama ka as nen meng per te gjetur te ardhura shtese..e shumta shpreson qe nepermjet venies se shtetit te arrij te prodhoj te ardhura..por kjo ne vitet e me vonshme.ne fillim do mundohet te rrise eficencen e atyre pak lekeve qe mund te kete.dhe sa per ta kupuar cdo tender qe kryhet ne administrate eshte fiktivisht 2- ne tre fish me i larte se cmimi real.nese do kete vullnet dhe aftesi atehere ai arrin ta ul koston per te cilen nuk arrin te gjej te ardhurat.po per kete duhet ti mbush mendjen lsi dhe bllokut te saj dhe gjithe pabuksave te ps qe kane tete vjete ne opozite e te papune qe ta hedhin lugen qe kane ne brez poshte..dhe me duket pak e veshtire.po me mire keta me luge se keta qe jane ne pushtet tani qe luga u eshte bere garuzhde..rama pas dates 24 do te shihet me syrin kritik sic nuk eshte par kryeminister me pare keshtu qe ti veri gishtin kokes e ti vihet punes mire

Dhe duhet të kenë frikë se

Dhe duhet të kenë frikë se shumë padrejtësi kanë bërë si në pronën private ashtu dhe në atë shtetërore të gjithë ata që zbritën nga malet dhe nga provincat me xhepa të grisur dhe sotë janë bërë miljardera dhe në qoftëse i vërtetojnë se i kanë me punë të ndershme hallallë ti kenë

me analiste idiote qe vend e

me analiste idiote qe vend e pavend i turren Rames se ku do gjeje parate per nje program riasetimi nuk ben nena.Po mire,po Berisha ku do t'i gjeje parate qe do beje autostrade deri ne Kine?Pse,keshtu e imagjinoni ekzekutivin ju?Ku do gjesh parate?....Medemek,ai tipi qe ka para me shume,ai Zamiri qe ka QTU,ai e paska hallall ta bejme kryeminister automatikisht,meqe nuk eshte nevoja t'a pyesim,t'i kursejme keshtu gjestin plateal te nxjerrjes se portofolit.As Henry Ford kur u zgjodh president i Amerikes nuk premtoi qe po te ish nevoja,ca reforma do t'i bente ai me kursimet e familjes.Nje kandidat shpjegon programin e tij ne vija te trasha e çdo program e ka nje marzh gabimi,por kjo eshte mundesia e derisotme e politikes;gjera te prera te saktesuara me kompjuter nuk ka.Po ua them une ku do t'i gjeje leket Rama,nese e superon pritshmerine tone te vaket.Qeveria do punoje qe te shkurtoje shpenzimet e fryra,do permiresoje sistemin e te ardhurave;do hedhe na tavoline ato leke qe ka mbledhur,plus ndonje kredi qe per mendimin tim shpresoj qe ta evitoje,e pastaj do hapin qitapin;do realizojne me pak gjera nga sa kane premtuar,aq sa mundesojne te ardhurat.Po arriti te ndale rubinetin e shperdorimeve do beje qe aty nje revolucion te papare.Pastaj me te pare e me te bere.

Bard, sidosi, ketyre qe e

Bard,

sidosi, ketyre qe e ndaluan fjalen per nje gjysem shekulli, u duhet dhene mundesia per te folur...

[kur them "ketyre" kam parasysh te gjithe ish-komunistet qe mbeten komuniste edhe ne heshtje, pra ne pamundesi per te hequr maskat e detyruara!]

Kolegu Lleshi, ne komentin e tij, provon te testoj opinionin se "PS eshte ku e ku me e mire se PD", teksa,

sipas tij nuk se jane varur shpresat tek Rama...!

Jam nder ata qe besojne se nese ka ndonje vlere pozitive ne PS eshte Edi Rama, duke e shnderruar ne

parti-klub, pra ne kilenteliste, se paku e ndryshoi ate: Per here te pare PS nuk eshte PPSH. Pra, gjithnje

sipas meje, nese ka shprese se PS do sillet pak me ndryshe nga ish-komunistet ne PD, eshte vetem

mendja ndryshe e Edi Rames, vetem pamja ndryshe e botes prej tij, vetem prirja e tij per te mos e

marre seriozisht tere psikologjine turmave shqiptare...

Por, vete Partia Soc...?! Mos e thuaj ate fjale: atje poshte mezipret komunizmi si qelize e dhunes se padijes dhe e revanshit. Padijen (qe Berisha eshte i Djathte) ata enderrojne ta kthejne ne uurejtje klase (ju te djathtet...!), kur E Djathta, as e djathta historike e as E Djathta prej Aresyes -ajo qe vjen e mbruhet e tille prej nevojes se vendit per reforma ne kete kahje-, nuk arriten ende te ushtrojne kete natyre qeverisjeje...

Ata "vullnetaret" qe permendi Tahiri dhe Lorenci, te ngjethin mishrat...

Bard, taksa progresive ka te

Bard, taksa progresive ka te beje me te ardhurat personale dhe jo me korporatat, mos i ngaterro gjerat. E vertete eshte qe dhe korporatat ne baze te te ardhurave ndahen ne biznes i vogel dhe i madh dhe kane trajtim te ndryshem. Por kjo nuk quhet tatim progresiv. Une nuk jetoj ne shqiperi dhe nuk e di mire per cfare takse progresive flet Rama, por nga ckam pare eshte per te ardhurat personale se per korporatat ska kuptim

Te te ardhurat personale

Te te ardhurat personale futen edhe te ardhurat nga dividentet qe shperndahen nga korporatat si pjese fitimi. Cdo fitim i korporates ose riinvestohet ose u shperndahet pronareve(shareholders), dhe ne kete kuptim, fitimi korporativ taksohet dy here, nje here ne nivel korporate dhe nje here ne nivel dividenti.

Add new comment