Ndreca kundër Çilit: ata që ankohen për legjitimim të enverizmit na kanë servirur vetë aq shumë farsa këto vite

Postuar në 15 Qershor, 2013 08:10

Ardian Ndreca shkruan sot në MAPO (në të njëjtën gazetë ku Henri Çili ngriti “berihajn” e rikthimit të enverizmit para pak ditësh) një artikull të titulluar “Pse enverizmi nuk asht delegjitimue asnjiherë në Shqipni”, ku zbërthen titullin duke argumentuar se:

Enver Hoxha nuk ka nevojë me u kthye apo me u rehabilitue me buste e shtatore, pse ai nuk ka dalë asnjiherë prej skenës politike.”

Pra, Enverizmi nuk është zhdukur, edhe pse flitet për rivënie bustesh, buste që nuk kanë asnjë farë vlere: “Sot po flitet për nji zhdoganim të Enver Hoxhës dhe për mundësinë e rivumjes së ndonji busti apo shtatoreje të tij. Arma e busteve dhe e shtatoreve asht përdorë me sukses në këto vite, shumicën e tyne koha ka me i zhdukë, për faktin e thjeshtë se janë krejt kot dhe do të shërbejnë nesër vetëm për me tregue papërgjegjësinë dhe nivelin e demagogjisë së klasës së sotme politike.”

Media sot, e sidomos ata që shqetësohen për legjitimimin e enverizmit (Çili?) në fakt janë ata që kanë sjellë me të madhe”intervistat apologjetike që ka dhanë Nexhmije Hoxha deri në ditët e fundit të jetës së saj (...) Kemi vërejt pasqyrimin e gjanë që i ka dhanë media shqiptare kujtimeve të hierarkëve të regjimit komunist. Edhe pse tue qenë kambë e krye falsifikime të qarta të fakteve, ato kujtime janë pritë prej gazetarëve dhe prej nji pjese të publikut me nji sentimentalizëm të sëmurë si të ishin të vërteta hyjnore. Kriminelat që dje vrisnin, sot mëtojnë me shkrue historinë e Shqipnisë. Përulja psikologjike e politikanëve të sotëm ka shkue deri atje sa me i ndejt afër dhe me i kërkue këshilla këtyne monstrave të djeshme.”

Ndaj shkruan Ndreca, “Ata që sot flasin për rrezikun e nji rehabilitimi të enverizmit na kanë servir aq shumë farsa në këto vite sa që do t’ishte mirë ta mbyllnin gojën.”

k.c.

i plotë:

http://mapo.al/2013/06/15/pse-enverizmi-nuk-asht-delegjitimue-asnjihere-ne-shqipni/

Comments

Submitted by Saimir (not verified) on

Pajtohem plotesisht me z. Ndreca. shqiperia asht hala nen sundimin enverist dhe perspektiva e mesme asht qe te vazhdoje te sundohet nga pinjolle enveriste. Te gjtha ata qe mbajne fijet e politikes e pushtetit ne Shqiperi kane nje lidhje te dyfishte, nje me njerin prej klaneve enveriste--Hoxha, Kapo, etj.-- dhe nje me mafie ose biznese ose interesave te dyshimta te cilave u sherbejne.
Sa per Cilin, ai e ka shit shpirtin me kohe. Nuk besoj qe ne politiken shqiptare te vazhdoje te flitet ende per nder.

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Zoti Ndreca keni më se të drejtë nga sharlatanë të tillë nuk ke se çfar të presësh</p>

Submitted by saimir (not verified) on

<p>Qe Cili eshte i fundit qe duhet te flase per rikthim te Enverizmit, ne kushtet e nje servili te Berishes ne stil enverist , nuk ka asnje dyshim. Por kjo qe thua ti se s&#39;duhet te pasqyrohen idete, kujtimet, mendimet e atyre qe perfaqesonin dikataturen eshte jashte normave te informimit demokratik. Nuk ju falet juve te ngaterroni percjelljen e informacionit ne menyre te drejte, qofte i bukur, i shemtuar, i shpifur me intermpretimet çiljane qe behen neper opinione pazaresh.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.