Mark Nika i shkruan Zhejit, Dumës dhe Çanit

Xhaxhai i Aleks Nikës, mbetur i vrarë në bulevard më 21 janar 2011, ka ndjekur mbrëmë programin e Artur Zhejit “360 gradë”, në News 24, dhe ka mbetur pa fjalë prej reagimit të Artur Zhejit, Grida Dumës dhe Arian Çanit, të cilët – kështu thotë në një shkrim të sapo publikuar – “janë revoltuar shumë që një kolegu i tyre i quajti vrasjet e 21 Janarit ndërprerje të demokracisë”. Dhe saktëson: “Nuk kisha parë në këtë jetë një tërbim aq haluçinant dhe të frikshëm nga tre njerëz me shkollë të lartë, të cilët në një debat ku flitej për vrasës dhe të vrarë, ishin si qen të tërbuar në anën e vrasësve”.
Mbrëmë në programin e Zhejit ishte dhe Baton Haxhiu dhe Delina Fico, dhe me siguri, debati është bërë mes të tre të parëve dhe dy të fundit. Mark Nika në këtë rrethanë i kthehet dhe njëherë ngjarjes, e cila “vërtet ka marrë rrugë të keqe, por nuk është mbyllur”.
Por Nika u drejtohet më së shumti “të treve”: “Dua që përveç neverisë që kam ndjerë kur u pashë dhe dëgjova duke poshtëruar vdekjen e Aleksit, të shpreh dhe neverinë për çfarë po shikoj dhe dëgjoj përditë nga ju, duke dashur të shenjtëroni veprën e vrasësve”.
Dhe bën një mbyllje të dëshpëruar: “Një ditë ne do t’i japim të gjithë fund pritjes. Do t’i japim fund pritjes nga drejtësia, pritjes nga politika dhe pritjes nga opinioni publik. Po u çoj fjalë se një ditë do të pendoheni që po merrni anën e vrasësve. Dhe në mos u pendofshi si intelektualë, do të pendoheni si servila dhe të pafytyrë. Po mirë është mos t’u më dilni para as ashtu.”
Shkrimi i plotë gjendet në linkun http://www.gazetatema.net/web/2013/06/14/dy-fjale-per-ata-qe...
Re.Pu.
Comments
O Xhaxho, ate dhimbjen dhe

O Xhaxho, ate dhimbjen dhe neverine drejtoje fillimisht te njeriu qe jua solli cunin ne demonstrate dhe qe eshte pajtu me ate qe thote se 21 janari eshte per arkeologet.

ti Albi je po aq i felliqur

ti Albi je po aq i felliqur sa Cani e Zheji e Duma, jeni nga ata qe shkoni e fshini gjakun pas krimit.

Prandaj jeni kunder Ps qe te mos ju dalin gjurmet , po edhe ne vere te g... do t'iu gjejme dhe

do pergjigjeni nje dite . Mbajeni mend, hiena,gjaku nuk falet.

Po mirë është mos t’u më

Po mirë është mos t’u më dilni para as ashtu.”

........[fshire]

E mor Mark....Sa te drejte

E mor Mark....Sa te drejte ke. Kur mbron kauzen e duhur te ka hije dhe fjala dhe mendimi... Keta opinionbaltes , te deformuar deri ne palce per interesat e tyre te qelbura , nuk di ku e gjeten kurajen per te mos qene ne ane te demokracise me 21 Janar. Jo me Ramen e PS por me demokracine e goditur fort, per te disaten here ....Vriten , gotiten me arme 4 njerez me duar ne xhepa ne nje proteste te llojit krejtesisht te njohur per vendet demokratike sot. Behen te gjitha manovrat e ndyra per te fshehur krimin apo me keq per te fajesuar palen tjeter, flitet percart si enver hoxha ne ditet me te zeza, per stilolapsa e cadra me helm...dhe keta te pafytyre - vetem se tjeter kush ja kua mbushur xhepat e tjeter kush ju kreh egon e ndyre profesionale - shih cfare thone e shkruajne... Sa per Canin, ai eshte gjynah...eshte per te qare hallin ..nuk ka faj. Asnje njeri i mencur e i kulturuar , edhe ne krah te Berishes qofte, nuk e merr dot Canin ne konsiderate. Eshte i pashkolluar , i pakulturuar, me probleme te forta perversiteti e personaliteti, i kompleksuar ndaj te diturve, i mllefosur ndaj atyre qe nuk i kane bere favoret banale qe ka kerkuar...A nuk e beri kete me Fevziun per nje vit rrjesht? Qenie inferiore , agresiviteti i te cileve njihet edhe nga psikologjia..Por Cani nuk eshte as i rrezikshem sepse ata qe enjohin e dine qe eshte nje frikacak grotesk > Ahhh sa shpejt do ta ktheje Cani e cfare perdredhje do te beje per ta dashuruar perseri Ramen...:)

Zheji e ka patriotizuar

Zheji e ka patriotizuar emisionin duke e bere '' 360 grade gallate e lire''.

Lum si pronaret e kanalit e sponsoret e emisionit per produktivitetin ?!

Ironi vrastare ne fillim shekulli te ri ...nga ca me mjeker e ca te lustruar per tu dukur edhe ne surrat si figura...bixhozi ...

Para se ta mbushni gojen me

Para se ta mbushni gojen me fjalen vrases lexoni librin "I Huaji" te A. Camus per te pasur nje perqasje paksa me filozofike per vrasjen dhe per te kuptuar se cdokush mbart ne vetvete nje vrases potencial. Se dyti jepni me saktesi motivin e vrasjes se ketyre 4 fakireve qe shkuan aty mish per top. Se treti shpjegoni pak perse ne keto protesta kaq demokratike qe zhvillohen ketu ne Shqiperi pararoja dhe per rrjedhoje dhe ata qe mbeten te vrare kane nivelin minimal te shkollimit nderkohe qe ne bote protesta te tilla udhehiqen nga studente anarkiste apo intelektuale antikonformiste por gjithesesi me nje fare niveli te padiskutueshem formomi. Se katerti a nuk ju djeg qofte dhe fare pak se dikush i shfrytezoi politikisht keto vrasje deri ne momentin e servirjes se ngjalave kur i shtrydhi ato si limonin mbi peshk dhe me pas i flaku tej se nuk i hynin me ne xhep. Ky Marku po te ishte pak me seder do te dinte kujt tja drejtonte gishtin dhe marazin.

Mark me mire mos fol me se

Mark me mire mos fol me se njeriu per korrupsionin e te cilit u vra yt nip sot perfaqeson 40% te Rilindjes ..... te gjitha veset e tij do rilindin 2 here me shume .... i vetmi qe nuk do rilinde (ndjese nga zemra per ironine) eshte nipi yt .

Keta nuk jane gazetare mo

Keta nuk jane gazetare mo burre, jane ca idiote qe u ka rene rasti te jene atje. Kujtojne se do jete Sala perjete ne pushtet. Se mund ta mbeshtesesh Salen, keshtu eshte nuk mund te kene te gjithe te njejtin mendim. Por kur vine puna me te vrare, duhet te terhiqesh pak ske pse e permend, ai qe ka 5 para mend u shmanget ketyre gjerave. Keta jane pjese e llumit qe ka zene Shqiperine per fyti, pseudo gazetare, pseudo politikane, te pakorruptuar deri ne gen, gjithe alabaket e kane ne dore sot, keshtu qe skemi pse habitemi nga keta ne.

Zoti Mark Nika... nuk

Zoti Mark Nika...

nuk njihemi, por, te lutem, pranoni ngushellimet e mia...Keni humbur njeriun tuaj, njerezimi

ka humbur nje njeri, dhe ne te gjithe nuk duhet te ndjehemi mire per shkak te kesaj humbjeje.

Por, me kupto, te lutem, mos e leshoni veten ne duar te politikes, perderisa ju as Njeriu Juaj,

nuk perfitoi e as do perfitonte nga politika. Ne Shqiperi politika eshte jo njerezore sa duhet,

dhe ndryshe nga kudo tjeter, ajo eshte mesuar te fitoje, teksa ata qe paguajne cmimin jo!

Asnje qeverisje nuk behet me shume demokratike, nepermjet dhunes, e cilado forme qofte ajo.

Askush nuk i gezohet dot pushtetit, kur ai fitohet apo mbrohet me arme. Pozita dhe opozita

shqiptare do t'i kthehen kesaj historie, qe per ta do jete arkiv politike, kurse per ju perkujtese

per njeriun e dashur te humbur pa shkak..

Pa hyre ne emra, njeri i dashur, duhet te behesh nje ore e me pare i distancuar prej manovrave

qe politika perdor aty per te mashtruar te tjeret: Godina e Qeverise nuk eshte qeveria, dhe ata qe

e synojne ate si ndertese eshte naive, ose e lige, per te mos thene kriminale...

Te jesh i sigurt se dikush do pergjigjet per jetet e humbura me 21 janar, por te lutem, mos e prit

kete gje shpejt. As pas 23 qershorit, madje edhe sikur te fitojne ata qe kerkojne te hyjne ne ate

ndertese qe s'eshte e atyre qe jane aty brenda, por as e atyre qe pretendojne te hyjne atje brenda!

Ti e di pse u mblodhen njerezit aty, nje pjese e tyre jane ne Pozite, te tjere jane ne Opozite,

keshtu qe ti mik i dashur duhet ta kerkosh te drejten dhe ngushellimin tek Drejtesia, tek Shteti

i Shqiptareve, jo tek maskat e politikaneve dhe karriket e tyre...

Shteti shqiptareve ai duhet bere, qe pastaj te kerkohet drejtesi, mik.

Ndaj ti mos u ligeshto kur ndokush, qe s'u njeh apo s'e di dhimbjen tuaj, mund te thote psh qe

edhe viktimat e politikes shkojne ne kahjen e berjes se shtetit dhe te konceptit per te.

Nuk ka pune njeri me ndertesen. Ndertesa e Qeverise nuk eshte e atyre aty brenda dhe

as e atyre jashte.Aty jane njerez me qira, populli hedh voten dhe shikon punet e tij, njerezit

duhet te bejme kujdes per jeten e tyre, dhe te mos behen kurbane te politikes...

Mos i lidhini tere sa thuhen televizioneve me emrin e njeriut tuaj, ata flasin

kunder pales tjeter, jo kunder jush. Ata jane perballe njeri tjetrit, dhe Njeriu juaj ishte njeri,

s'kishte te bente me karrieren e tyre...

Mos e shtoni dhimbjen tuaj, ata s'kane pune me ta, ata kafshojne njeri tjetrin, Mark,

dhe rrijuni sa me larg...aq me shume kur haen me njeri tjetrin...

Po mire mor ky Aleksi nuk ka

Po mire mor ky Aleksi nuk ka babe ,nene,grua,moter apo vlla por del gjithmone xhaxhai . Nuk besoj se i dhimbset ketij me shume se nenes,babait,gruas,motres dhe vellait te te ndjerit apo ky perfiton nga politika dhe xhaku i nipit . turp

Ti kerkon drejtesi per gjakun

Ti kerkon drejtesi per gjakun e nipit mor Mark dhe mire ben.Cdo vrases duhet te dale para ligjit.Problemi eshte se nuk ke kaq kompetence per te dhene gjykime morale publike per analistet ti.I ke kerku falje familjeve te te vrareve/internuareve qe ke denuar kur ke qene prokuror i partise se punes? Ta kane pranuar faljen familjet e inxhinierave te naftes? Je ne rregull me ndergjegjen dhe moralin ti? Mesa di une dhe lezhjanet e tjere jo.

Nese jane vertete te

Nese jane vertete te verteta keto qe shkruan ALBO...athere...

atehere Mark do duhet ta kete me lehte te qetesohet. Duke kujtuar se po ajo drame dikur

po ajo vazhdon te luhet sot...se politika, qeverite, pushtetet, madje dhe shtetet

keshtu lindin e ashtu persosen, permes dhimbjeve, plageve, te varereve dhe perfituesve prej tyre.

Njerezimi ky eshte: nuk eshte problemi thjesht se njeri ishte prokuror dje dhe tjetri viktime sot,

por tek perpjekja e te gjitheve per tu sjelle sa me njerezisht me tjetrin...

A e sheh or Mark: sa muaj kane politikanet ne fushate, per tu marre mendjen

dhe voten?! A s'do ishte me mire qe thjesht te krijoheshin kushtet qe secili te mund

te votonte me vehte, i bindur prej jetes se tij, pa u dashur te grumbullohemi tek Kryeministria,

pa hedhur gure atje, jo e jo duke marre jete njerezish...

Por keshtu do behet, kurbanet do kujtohen si guret kilometrike anash rrugeve: rrugetimi vazhdon dhe

lapidaret e kujteses mbeten ne syrin e vemdjen njerezore: ketu, dikur...ishim me te ashper,

por besojme se tani jemi bere me shume njerezore...

Mos iu merzit Albo-s, as edhe sikur ai te kete shpifur me kete qe shkroi...Edhe ai do pendohet,

nese ka shtuar gjera qe s'jane...Te gjithe duhet te ndryshojme...

Add new comment