Nano citon dhe ai Labinin e Travaglion për t’i thënë Lubonjës se i duhet ca “...ca përunjësi në shkrimet e tij polemike”

Postuar në 12 Qershor, 2013 09:56

Edhe Mustafa Nano i kthehet temës së “kryqit mbi fletë” në një shkrim tek Shqip të titulluar “Aritmetika e çuditshme e dy të këqijave”. Teza e votës kundër palëve jo tezë, është hedhur për herë të parë nga Shinasi Rama, e më pas është marrë nga Fatos Lubonja, që sipas Nanos “do të bënte mirë, në respekt të “copy right”-it, t’i referohej “shpikësit të patentës””.

Nano –mbrojtës i hershëm i votës kundër Berishës, me argumentin se “këtë herë duhet të ndahemi njëherë e mirë me Berishën e me gjithçka që ai ka ndërtuar e përfaqësuar këto dy dekada e gjysmë në politikën shqiptare - pohon se është ndërdyshur disa herë, mos teza e Lubonjës e Shenasiut ëshët ajo e drejta, dhe vetë e ka gabim. Por, vijon, “kjo gjendje nuk ka zgjatur shumë. Në të shumtën e kohës kam menduar se ky regjim duhet rrëzuar.”

Nano rimerr citimet e  Lubonjës për të thënë për Travaglion se:

“teza e Travaglio-s, që përmend Lubonja, sipas së cilës “të jetosh me idenë e zgjedhjes së të keqes më të vogël është një shantazh që s’mbaron kurrë”, mund të jetë thënë vërtet nga gazetari italian, por më duket se përgënjeshtrohet vençe nga qëndrimet publike të Travaglio-s vetë, të cilit po i ikën jeta në një betejë të pafundme kundër të keqes më të madhe, Berlusconi-t.

...dhe për Labinin se:

“Lubonja e citon Labinin në shkrimin e tij që të ketë thënë se “e keqja më e vogël përgatit një të keqe më të madhe sesa ajo që ti kërkon të evitosh”, ndërsa unë po e citoj Labinin për një qëndrim tjetër: “Nuk ka rëndësi fare e majta apo e djathta; ka rëndësi të shkojmë të votojmë kundër Berlusconi-t; të zhgënjyerit nga e majta që, bash për këtë arsye, nuk duan të votojnë, është mirë ta dinë se kështu fiton Berlusconi; dhe një fitore e këtij të fundit do të ishte një katastrofë për demokracinë”. Labini kundër Labinit? Jo, është Labini kundër Lubonjës”

Sipas Nanos, “në rrethanat ku po jetojmë, nëse shkojmë në qendrën e votimit për t’u vënë një kryq të tërëve, gjasat janë që nga kjo sjellje me motivim qibar të ketë qar Berisha.

Për sa i përket qendrimeve të vetë Lubonjës Nano mendon se: “...ca përunjësi në shkrimet e tij polemike, sidomos në këto rrethana, nuk i bën keq. Bën mirë që i mban e i mbron qëndrimet e veta, bën mirë që e bën këtë edhe kur janë të gabuara (dhe për mua, qëndrimet publike që ka mbajtur pas vitit 2005 e deri para pak muajsh, kanë qenë dramatikisht të gabuara), por bën mirë t’i lërë mënjanë pozat moraliste e denoncimet e gazetarëve të llogoreve nga pozitat e atij që është jashtë sistemit.”

k.c.

I plotë:

http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/06/12/aritmetika-e-cuditshme-e-dy-te-keqijave/

Comments

Submitted by aa (not verified) on

Meqe u be puna me italiane, po ju citoj nje italian akoma me te mirenjohur sesa zoterinjte e permendur me lart nga z. Nano,

"The darkest places in hell are reserved for those who maintain their neutrality in times of moral crisis."

Dante Alighieri

Submitted by aa (not verified) on

Ne italisht per ata qe nuk kuptojne anglisht,

"I posti più caldi nell'inferno sono riservati a coloro che in tempo di grandi crisi morali mantengono la propria neutralità". Dante Alighieri

Submitted by Anonim (not verified) on

Kur Saliu ti fitoje zgjedhjet prape, per arsye se te gjithe qibaret bashke me Lubonjen nuk shkuan te votojne ose i vune kryqin fletes, cfare do ti thone vetes pastaj. Po kur Saliu ta shkaterroje shqiperine me keq se cfare e ka katandisur tani si do pergjigjeni kur tju pyesin, Ku ishe me date 23 Qershor?

Mjere ai qe i ve kryqin fletes. Ja ka vene vetes dhe te ardhmes se femijeve te vet.

Submitted by amy (not verified) on

big like!

Submitted by a n (not verified) on

Si perfundim, rashe dhe une njehere dakort me Nanon per analizen e mesiperme.

E verteta ka thene dikush,hajde te gjesh emrin tani, kalon ne tre stade :

I pari = Humorizohet , ironizohet , perqeshet.

I dyti =Kundershtohet apriori e me argumenta te stisura nen sigla firmato.

I treti =Vetkuptohet, vetmiratohet me heshtje.

23 qershori, mbase do jete nje dimer i ftohte ne mes te beharit...per t'u zgjuar...ose ose te parapergatitemi si aktori hollivudian Gerard Butler qe per t'ju kthjelluar mendimi here-here hedh copa akujsh ne organet gjenitale...

Submitted by @anonim (not verified) on

Po kur te fitoje Rama dhe te qeverise me Meten ashtu sic Berisha ka bere deri me sot cfare te mire i ke sjelle vetes dhe femijeve te tu?

Submitted by Saimir (not verified) on

Pasi te jete larguar nga pushteti Saliu, dhe nje bande e re e tipit Meta e Kokedhima do te jene ne pushtet duke perseritur historine e ketyre tete viteve, cfare do te thone keta qe mbeshtesin zevendesimin e njerit me tjetrin si e keqja me e vogel? E keqja eshte e keqe dhe nuk duhet mbeshtetur!

E kjo levizje KUNDER TE KEQES ne Shqiperi duhet te filloje diku. Prandaj ndonese e kuptoj lodhjen me Saliun, une mbeshtes inisiativen e Votes se Bardhe!

Submitted by Abann (not verified) on

Kur seleksionon molle padyshim qe te dalin edhe molle te kalbura....Kur ndodhesh para nje molle te kalbur e hedh ate ne plehra...nuk mendon po sikur dhe tjetra te jete e kalbur?.Pasi ke hedhur ne plehra mollen e kalbur ndodh qe molla tjeter eshte e kalbur...Ne kete rast e hedh edhe ate ne plehra.Por fakti qe molla e dyte qe e kalbur s do te thote qe vendimi per te hedhur ne plehra mollen e pare qe i gabuar....Seleksionimi ka kosto ne kohe dhe para,kerkon durim dhe mbi te gjitha shprese,shprese se ka dhe molle te mira. Pas vaditjes,plehrimit dhe sperkatjeve,selektimi eshte hapi final per te mare nje produkt me cilesi.....Po po i le mollet e kalbura me te tjerat me friken se molla qe vjen pas eshte po aq e kalbur apo me e kalbur se e para nuk do nxjeresh kurre ne treg molle qe te bejne te te leshoje goja leng kur i sheh :).

Submitted by Ilirian Zeka (not verified) on

Te pakten ata qe votojne per Berishen votojne per dike qe e njohin, te votosh per thonjte e palere dhe per ato femrat histerike qe e rrethojne eshte si te mbyllesh syte e te hidhesh ne humnere. Njera prejtyre qe tani kercenonte mesuesit e shkolleve dhe drejtoret se do ti fuse ne burg sapo te marre pushtetin. Nje leze qe ka vite qe i ben yzmet postit te ministrit te arsimit, siç tha me te drejte K. Frasheri.

Submitted by Iluministi (not verified) on

Pse lodheni ta gjeni me mend?

Shikoni B. Grillon ne zgjedhjet e fundit ne Itali, meqe po i refeorojeni si shpesh Italise.

Submitted by AFA (not verified) on

Lubonja, për ata që nuk e dinë, ka të paktën nja 10 vjet, që i është vënë me mish dhe me shpirt edhe kundër Skënderbeut. Pra po të shikojmë në rrjedhën e dhjetë a dymbëdhjetë vjetëve, dy armiq të pandarë ka Fatosi: 1. Skënderbeun, 2. Edi Ramën. Të ishte për Lubonjën edhe Skënderbeu të ngjallej sot nuk do e votonte kurrë. Një nga tezat e forta të Lubonjës për Skënderbeun është që ishte diktator i madh, dhe mbi të gjitha kryehajdut sepse rrinte majë kalit nëpër male dhe zbriste befas plaçkiste karvanet që furnizonin ushtrinë turke! Ec e merre vesh mendjen e Lubonjës. Këtë e ka thënë seriozisht!!!

Nuk di ç'mund të thuhet tjetër.

Submitted by PoorAlbanianBoy (not verified) on

Mustafai ka e drejte ne konceptin e tij, pervecse me duket si skenari ideal (i fundit, ne deshperim) them Lubonja ka me shume spekter. Sigurisht, kjo s’mund te behet ne Shqiperi, por... . Hasemi me 2 shkolla mendimi, te dy ne menyren e tyre jane abnormale megjithese konsekuente. Keto jane rrethanat:

Lubonja, te rinjte, Shenasiu, e kushdo tjeter; bejne nje deduksion llogjik duke e bazuar tek e shkuara; cdo e keqe me vogel qe kemi perqafuar asnjere nuk e ka justifikuar qellimin me pas; pse duhet te ndodhe ndrydhe kete rradhe?

Muci, insiston tek ‘’pragmatizmi imediat’’ pra kush pyet per me vone, pse mos te te na lirohet fryma pak?

Lubonja fare mire e provon se kompromise te tilla nuk funksiojne. Nano mendohet e mundohet, vec per anen praktike. Kush ka te drejte? Te ndalemi pak tek Muci. Nese nuk do i dinim idete e tij dhe ne pergjithesisht pavaresine, ndershmerine dhe oponencen perpetuale ndaj pushtetit (pak kemi si ky njeri!) dhe teza e tij, do konsiderohej si e rrezikshme. Bile shume me teper. Koncepti i te keqes me te vogel’’ eshte shume me i demshem sesa Berisha aktual. Eshte puro-propagande, aq ekstrem sa ta heq mundesine e mendimit, zgjidhjes dhe (po) zgjedhjes. Me teper perdoret ne raste lufte, prandaj eshte slogan luftarak dhe nuk te jep asnje shanc per argument; nisur kjo... nga urgjenca, shpejtesia dhe absolutizmi.

Sigurisht, te paraqitet ty dhe mua, si mundesia me pak offensive; dhe si mundesi sakrifice per te justifikuar nje vendim te veshtire. E vetmja menyre kur perballesh me kete teknike eshte ta mendosh pavaresisht, sesa ato me te cilat krahasohet; nese bejme ''Saliu vs jo-Saliu,'' Nano fiton; nese injorojme krahasimet, atehere mund te mendojme ne menyre te pavarur. Nuk di nese Lubonja beri keshtu (apo nga ide e te tjereve, apo nga deshperimi, apo nga precedentet) sidoqofte ai a pati forcen te mendoje ‘’me gjere.’’ Koncepti themelor (qe qendron, deri diku) i Nanos eshte ‘’Radha’’ pra ti marrim gjerat sipas rendit dhe rrezikut, e kjo megjithse qartesine dhe faktualen - te cilat nuk mund te injorohen apriori – te bejne nje ‘’pinpoint’’ (fokusim) gati absolut. Cfare do argument te vije tek ty, Nano te kthen mbrapsh:

Ok, ke te drejte, por c’ti bejme Berishes?!

Nano, ‘’eshte i thjeshte’’ dhe shume praktik, tani-tani dhe vetem tani. Me shume nje doktor qe e shqeteson jeta, sesa nje analist qe duhet te mendoje c'fare efekti ka fjala dhe idete e tij. Duke rendur, me tre ''shkronjat bazike'' te gdhendura ne tru, A.B.C (Airways, Breathing, Circulation) si ne trupin e njeriut. Por pa panik fare, ai e di shume mire se cfare i duhet pacientit. Per nje sy te patranjuar, gjaku dhe frymemarrja me ‘’gulce’’ jane urgjenca, per Mucin jo. Do te zhbllokoje rruget e frymemarrjes, pastaj shohim e bejme. Dhe ka te drejte,  ‘’here and now’’ ka prioritet.

Ne mjekesine moderne ky protokoll ka mbi 55 vjet, por erdhi nje dite (ne A & E- te e botes vezhdon njesoj) Shoqata Amerikane e Zemres e ndryshoi pak, (2-3 vjet me pare) ne C.A.B. (Circulation, Airways, Breathing) rendesia kaloi ne ''qarkullimin e gjakut'' si prioritet... per te parandaluar nje Arrest Kardiak, ie. vdekje totale te Sistemit! Te treja jane vitale, por forma leviz pak. Pra vijme tek Lubonja, se ku e ka/merr forcen ai...hajde gjeje! Ndoshta eshte enderrimtar, ndoshta mendon per ‘’quality of life’’ (qualitet te jetes) ndoshta dhe mund te jete me i vendosur dhe deshperuar se Muci...Kush e di!?

Koncepti ‘’te keqes me te vogel’’ ne boten anglo-saksone njihet si ‘’the lesser of two evils’’ Duke filluar nga historia modern me Churchillin, qe tha  ne ‘’House of Commons’’ per te justifikuar aleances me koministin Stalin... ‘’Nese Hitleri do pushtonte Ferrin, une do i jepje Djallit nje reference te favorshme’’ Lufta e Ftohte me vone pati majft raste te tilla. SHBA-te e pane Mao Ce Dunin si ‘’me pak te keq’’ se Sovietiket dhe u afruan ndaj Kines ne vitet ’70-te. E njejta strategji u luajt me Vietnamin e Jugut, Ngo Dinh Diem ishte nje Diktator Brutal sipas cdo standati por prape u quajt si ‘’e keqja me a vogel’’ krahasuar me komunistet e Ho Chi Minh-nit ne Vietnamin e Veriut, qe ndihmohej nga B.Sovjetik. Keto ne nje fare mase, dhe shume operacione te organizuar nga CIA disa me parimin ‘’Stick with the devil you know’’ (pak ndryshe nga ky i yni) ose ''e keqja me a vogel'' u percuan ‘’by-proxy’’ (me mashe, pa prekur geshtenjat e nxehta) dhe asnjehere nuk dolen mire. Prape ''e keqja e vogel'' ka pasoja; politke, ekonomike, ushtarake dhe ne jete njerezish; sic i ndodhi Amerikes qe ‘’ngeli per vite’’ ne Vietnam. Panamaja, Kili, Afganistani, Argentina, Turqia, e sa shume te tjera illustrojne kete fare qarte.

Brande nje vendi, kjo shfrytezohet po ashtu, zakonisht ne zgjedhje. Ne 2002 France pati kete slogan ne forme graffiti ’’Me mire te votojme nje mashtrues sesa nje Fashist!’’ (vote for the crook, not the fascist)  Cruku [sic] supozohej te jete Shirake dhe fashisti, Le Peni.  I pari, fitoi. Ky eshte nje debat i hapur, megjithese ‘’ora po vrapon’’ dhe kohe shume nuk ka. Sic kemi pare ne Shqiperi ka fare pak (ose aspak) grupime progresiste pas ideve qe ja vlejne per tu kthyer ne praktike; e vetmja gje qe ndeshim ne forme kompakte dhe persistente, jane grupe te mire ogranizuara te pushtetit...me mire the thene ‘’Berisha’s Storm-troopers’’  dhe formacionet partiake.

Kush ka te drejte? Te dy. Kush eshte gabim? Te dy. Por as Nano e as Lubonja nuk jane shkaku i gjendjes aktuale ne Shqiperi. Ne nje gje bashkohemi te gjithe: Gjendja eshte Ekstreme; prandaj te dy keta flasin ''me dhe per Zgjidhje Ekstreme'' Mund te thuash dhe deshirosh c'te duash (ne retorike) dhe prape je brenda. Puna eshte se c'do bejme dhe si do shkoje ... .

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.