F. Lubonja i mbahet tezës së tij: E keqja më e vogël bëhet e keqja më e madhe kur vjen në pushtet

Në shkrimin e sotëm të publikuar në Panorama, Fatos Lubonja polemizon me ata që, “për të qenë sadopak koherentë me veten apo me të vërtetën, ngulmojnë se ia njohin veset Edi Ramës, e dinë se cili është Ilir Meta, por nuk mund të vësh kurrë shenjën e barazisë midis tyre dhe Berishës dhe, prandaj, s’kemi rrugë tjetër, duhet të votojmë të keqen më të vogël: Edi Ramën & Ilir Metën”.
Dhe vijon të mbrojë tezën e tij, se “se e keqja më e vogël bëhet e keqja më e madhe kur vjen në pushtet”, duke iu referuar së pari gazetarit e publicistit italian Marco Travaglio, që ka thënë në një rast, sipas Lubonjës, se “të jetosh me idenë e zgjedhjes të së keqes më e vogël është të jetosh ‘një shantazh që s’mbaron kurrë’”, dhe së dyti italianit tjetwr, Sylos Labinit, që ka thënë se “e keqja më e vogël përgatit një të keqe më e madhe se sa ajo që ti kërkon të evitosh”.
Më tej, ai thotë se mes dy alternativave, dmth 1. përmirësimit të partive PD e PS, apo 2. krijimit të një alternative të tretë, preferon të dytën, pasi e para është e pamundur. Shkrimin e plotë të tij mund ta ndiqni në linkun http://www.panorama.com.al/2013/06/11/kunder-se-keqes-me-te-vogel/
Re.Pu.
Comments
Travaglio ka thene ... Labini

Travaglio ka thene ... Labini ka thene ... filani ka thene ... fisteku ka thene ... ky eshte refreni i Lubonjes edhe neper emisione. Citon permedesh shkrimtare, filozofe, historiane, etj., duke i shkeputur fare nga konteksti. Pune e tij.

Pa dashur te fyej gazetaret italiane qe nuk i njoh dhe mund te jene te nderuar, e ce pastaj se paska thene Travaglio apo Labini? Pse Mesia jane keta, qe po e thane dhe nuk e luan topi?

Ajo qe dime eshte qe me keq se me Salen ne pushtet nuk ka. Kur te behet alternativa e trete do te votojme ate. Tani per tani kemi vetem dy. Dhe zgjedhja per ata qe kane dy para mend ose cipe eshte e qarte sa me s'ka: ROTACION.

Tung,

Blendi

Jam shume dakord. Lubonja

Jam shume dakord. Lubonja flet sikur jeton ne Suedi. Sot keto jane alternativat, ose edhe 4 vjet te tjera Salen (dhe ka mundesi edhe me shume, po fitoi kto zgjedhja s'ka burre nene ta heqi = diktature), ose rotacion per te evituar diktaturen. Me vone hajde te votojme per alternativa te tjera.

Lubonja eshte bo me keq se Henri Cili...

e ku qendron problemi? pas 4

e ku qendron problemi? pas 4 vjetesh hiqe kete te keqen e vogel qe do behet e madhe. voten ne dore e ke. thuaj qe 80% e shqiptareve jane injorante dhe nuk kuptojne qe vota eshte e ardhmja e tyre.

Lubonja eshte per nje pol te

Lubonja eshte per nje pol te trete...Ok? Kush do ta drejtoje kete pol? Ku eshte kjo force e trete qe do dale ne skene? Sot per sot, force e trete ose alternative e trete mund te konsiderohet praktikisht FRD, AKZ ose parti dinjitoze te vogla si PSD e Gjnushit, apo PLD e Spartak Ngjeles...

Batak e bythe lepires i

Batak e bythe lepires i pushteteve.Mendoj me te drejte je mbajtur ne burgjet e Enverit ,E ke merituar per karakterin qe ke

Bythelepires pushtetesh dhe i

Bythelepires pushtetesh dhe i persekutuar e pjesemarres i revoltave te 97! Contradiction much?

Po ik (DELETED), bla bla bla.

Po ik (DELETED), bla bla bla. ... Na perpiqesh te justifikosh nje (DELETED) si Sala qe vret njerezit e vet njesoj si Enver Hoxha. Ta paska bere mire Enveri qe te degdisi ne Spac. Sahanlepires si ti dhe te tjeret si puna jote.

Lubonja po shkermoqet ne

Lubonja po shkermoqet ne rrethin vicioz te tij.Eshte pikerisht

ajo qe meriton.Une e kam alternativen time o lubonje;ajo quhet

"RILINDJE"

Deri tani historia mbeshtet

Deri tani historia mbeshtet tezen e Lubonjes: E keqja me e vogel shendrrohet ciklikisht ne te keqen e madhe, me te marre pushtetin. Shenja qe kjo vijimesi mund te ndryshoje nuk ka, se po te kishte, do te shkonim te votonim Ramen masivisht, ç'ka nuk ka per te ndodhur. Ideja e zgjedhjes se te keqes me te vogel eshte tipike per nje shoqeri ne cofje e siper, e cila nga mungesa e kurajos per te gjetur nje rruge te mire, zgjedh rrugen e korruptimit moral e te shtyrjes se ballafaqimit me semundjen e saj per me vone, me shpresen mos semundja sherohet vete. Elizabeth-Kubler Ross pershkruan sjelljen tipike te kancerozeve sipas disa fazave te semundjes: Faza 1,Mohimi:Kjo qe po me ndodh nuk ka si te jete e vertete; faza 2,Zemerata:Si mund te me ndodhe kjo pikerisht mua?; Faza 3,Marreveshja: Do zoti te jetoj deri sa te martoj kalamajt; faza 4,depresioni: Do te vdes, gjithsesi, keshtu qe pse ta vras mendjen?;faza 5, dorezimi:Nuk mund ta fitoj betejen, keshtu qe me mire te porosis arkivolin.

Ne jemi ende te faza 1, duke besuar ne rotacion per hir te rotacionit, thjesht mohojme ate qe po na ndodh. Eshte njesoj si ne ate fabulen e gomarit, i cili ndersa ujku i kishte kercyer mbi shpine, mendonte me vete: "Do zoti dhe e gjithe kjo eshte veç nje enderr e keqe".

Kanceroze, ja cfare jemi, dhe duke akuzuar Lubonjen, moralisht, po zeme mjekun qe na thote diagnozen per gryke, duke e fajesuar per gjendjen tone. Nuk e ka fajin mjeku o njerez; ose pini morfinen Rama&Meta per te genjyer se mund te mbijetoni shoqerisht , ose pranoni te hyni ne bisturi. Rruge tjeter nuk ka.

O zoterinj. Ky njeri ka qene

O zoterinj. Ky njeri ka qene i paqarte qe ne rinine e vet, dhe i tille vazhdon te jete. Dhe ne burg shkoi sepse ishte i paekuilibruar, fluturonte kot. Pse nuk shkuan ne burg, me qindra te tjere femije te prinderve te denuar me burg? Dhe kjo paqartesi e tij vjen ngaqe ai nuk i ka thene as edhe nje dite te vetme: miremengjes - Punes! Si ha buke me djathe ky njeri i papune? Ku i gjen parate? Kur te gjithe therrasin: duam Pune? Mos vraponi pas tij se do te mbeteni Papune. Por votoni qe te gezoni pasketaj - dite me Pune.

Mire ja kane bere edepsezit,

Mire ja kane bere edepsezit, guxonte e mendonte ndryshe. Pupupu sa i poshter paska qene...

Fatkeqsia me e madhe e ketij

Fatkeqsia me e madhe e ketij vendi eshte qe njerez te cilet e quajne veten llulla kokemadhe, marrin guximin te kritikojne nje nga te paktet njerez publik qe perpiqen ti beje te kuptoje ketij mileti, qe jane ata te cilet i kane ne dore keta palo politikane.

Lubonja ka te drejte dhe

Lubonja ka te drejte dhe besoj se e ka perkufizuar me ne fund ne terma te thjeshta, e keqja me e vogel eshte e tille thjesht sepse nuk ka pushtet. Me te ardhur ne pushtet fillon avazin e abuzimeve, vjedhjeve, perdorimit te shtetit per interesa personale e behet e keqja me e madhe.

Eshte vertet koha te mendojme se pse na ndodh dicka e tille.

E mer Lubonjë, i katandise të

E mer Lubonjë, i katandise të flasin me vete.

Shtjellimi i Lubonjes eshte

Shtjellimi i Lubonjes eshte dashakeq qe ne premise.

Askush nuk mund te provoje se qenkemi perpara dilemes nga ku nis arsyetimi i ketij sharlatani egocentrik: e keqja e madhe versus e keqja e vogel.

Ne cilën logjike gjendet pohimi qe thenia e dikujt - ne kete rast e dy italianeve - jashte kontekstit, te mund te kete vleren e nje parimi universal, me vleren e kriterit absolut, sikunder e perdor ky narcist ne andropauzë.

Nuk ia vlen te merrem me te!!!

Jo vetem per te

Jo vetem per te qeshur...

Kthehet babai ne shtepi me dy kokrra fiq ne dore dhe therret te birin e i thote :

-Merre nje kokerr fik !

Djali pasi heziton fillimisht, i shikon , i kap dhe me dore e i pergjigjet:

- Ky fik eshte bere shume rreke...Ky tjetri eshte mup, i papjekur mire...

-Epo cfare do, o bir, se s'po kuptoj?!-ngre zerin i ati.

Djali ul koken dhe thote me mermerime ' Luleshtrydhe ! '...

-Pylli yne s'ben luleshtrydhe !...Rri pa ngrene po deshe...

Perse Lubonja me 2005 nuk

Perse Lubonja me 2005 nuk barazonte Nanon dhe Berishen si dy te keqija? Perse me 2013 i barazon Ramen dhe Berishen njelloj? Berisha ka vrare 4 njeres te pafajshem!!!

Se dyti, perse Lubonja nuk distancohet nga e keqja, duke mos u larguar nga TV qe jane kapur nga politika???

Ti nuk thu shyqyr qe ka akoma

Ti nuk thu shyqyr qe ka akoma icik hapesire ne media?

Pershendetje Respublika. Me

Pershendetje Respublika.

Me pelqen fakti qe z.Lubonja i ka ndjekur me kersheri komentet ndaj artikujve te tij.

Shpresoj te kete ndjekur edhe komentet ne Respublika sepse i drejtoja nje pyetje per te cilen akoma nuk kam marre pergjigje. Ndoshta ketu nuk i ka ndjekur dhe si rrjedhim po e risjell perseri pyetjen time:

"A mundet zoti Lubonja te beje transparencen per motivacionin e Urdhrit te Merites me te cilin Republika Italiane e ka dekoruar ne 27 Dhjetor 2007?

Kush jane meritat e zotit Lubonja ne drejtim te Republikes Italiane?"

Kthehemi tek artikulli i botuar sot ne gazeten Panorama.

Z.Lubonja ne artikullin e tij shkruan se komentet kundershtuese ndaj artikullit te tij ndahen, gjithmone sipas tij, ne dy grupe. Grupi i pare ai i militanteve qe kundershtojne idete e zotit Lubonja pikerisht sepse : "kanë përqafuar totalisht me trurin e madh dhe me trurin e vogël parullën “të jesh militant mbetet e vetmja rrugë shpëtimi”. Me persona te ketij grupi Ai nuk ka ndermend te debatoje sepse eshte e pamundur te debatosh me ta pasi nuk heqin dore nga bindjet e tyre.

Grupi i dyte eshte grupi i atyre qe bejne : "komente kundërshtuese me të cilat mund të debatohet dhe polemizohet, pasi ngrenë pikëpyetje mbi atë se sa e dobishme është një lëvizje që u vë kryq dy forcave politike që janë në betejë për pushtetin, se sa një lëvizje e tillë, në vend që të nxisë ndryshimin, favorizon statukuonë."

Deri ketu z.Lubonja eshte ne te drejten e vet te debatoje dhe te polemizoje me ke te doje permes nje debati dhe polemike civile. Gjithkush qe lexon artikullin eshte i bindur qe me te arritur kete pike te artikullit do te lexoje me poshte debatin e zotit Lubonja me ata qe e akuzojne se me idete e tij ai favorizon statuskuone.

Por jo te dashur miq, z.Lubonja ben nje fluturim nga njera deg ne tjetren dhe thote qe ne kete artikull do te merret me ata qe nuk pranojne barazimin midis Berishes me Ramen dhe Meten.

Me pak fjale niset per nje gje dhe bitiset per nje tjeter, e gjithe kjo sigurisht e perforcuar me citime nga gazetare, filozofe e shkrimtare. Sigurisht zoti Lubonja eshte i lire te filozofoje sa te doje, te shkruaj ate qe ja ndjen zemra por,i sugjeroj me modesti, te pakten kur ulet e shkruan te mos filloje nje dicka dhe te dale ne nje gje komplet tjeter.

Meqe ky artikull i soteshem eshte :"vazhdim i dy artikujve te meperparshem" sic thote vete zoti Lubonja, i sugjeroj qe ne ditet ne vazhdim te botoje edhe nje artikull te katert ne te cilin te shpjegoje se perse idete e tij per te vene nje kryq te madh ne fleten e votimit nuk favorizojne statuskuone. Do te shihnim me ne fund nje pergjigje te z.Lubonja ndaj grupit te dyte te komentuesve me te cilet sic thote dhe vete ka deshire te polemizoje dhe debatoje publikisht.

A do te ndodh valle kjo? Le te shpresojme?

Me respekt

Emigranti

Shpesh here Lubonja

Shpesh here Lubonja keq-kuotohet apo keq-kuptohet, here me qellim (nga ato qe ja marrin/ apo/ e fusin ne personale, gjithmone) e here pa qellim (duke i kerkuar llogari) se pse ai nuk na jepka nje zgjidhje. Pra Lubonja nuk eshte i destinuar te fitoje asnjehere, qofte dhe ne nje artikull; i quhet gati si tradheti (nganjehere, dhe miopi) se pse ai vetem jep dianoza, percjell moralizime apo evidenton Krizen, ashtu sic eshte ... Raw (e gjalle)

Lubonja nuk eshte vecse nje person, paveresisht nga vjen; vuajtje te shkuara, intelekt te tanishem apo preference personale. Eshte nje gazetar, kaq! Nese ai do jepte zgjidhje te tipit – post (pas) do ishte ose profet ose idiot; pra le ta lexojme ne ato qe thote. Zgjedhja mes dy te keqiave, te vogles apo te madhes. E dime se jane dy grupe; politikanet dhe populli; te paret e kane luksin dhe nganjehere obligimin te zgjedhin ne mes te se keqes me te vogel ...bazuar ne numra, ekonomi, interes, siguri kombetare etj (skenari standard eshte c’ben nje President nese detyrohet te zgjedh shkaterrimin e nje avioni te marre nga terroristet dhe te urdheroje vrasjen e 400 personave te pafajshme, apo te shohe qiellin dhe te lutet qe zoti vetvetiu te shpetoje 10.000 te tjere ne toke) marrin vendime te tilla, disa here me pak apo me shume ekstreme; eshte puna dhe misioni i tyre; por Populli ka vec nje rast, dhe vec nje vendim, qe me Ligj eshte Individual, cdo 4 apo 5 vjet.

Eshte koncepti i Shtetit dhe Pushtetit, ne nuk kemi shtet normal... pra ne pamje te pare ‘’nuk na e mban xhepi’’ ti turbullojme ujrat me keq, dhe ‘’kryqi i Lubonjes’’ mund te shihet si nje rebelim qe prish me shume pune se sa ndreq. Car do ndodhte nese do kishim nje ‘’skelet shteteror te qendrueshem?’’ asgje ... ne qe jetojme ne Perendim e dime mire kete; per mire a keq Shteti, Sherbimi Civil dhe organizmat e tjere do funksionojne si me pare. Jo larg, Belgika nuk arriti te merrej vesh me politiken ... dhe per 550 dite qendruan ‘’pa qeveri’’ Sigurisht qe ndenjen ato te qe ishin, po si ‘’qeveri tranzicionale’’ dhe te pakten nuk paten as mandate dhe as fuqi ti benin punet me keq. Ne kete Luks nuk e kemi. Politika e ka mberthyer pushtetin per fyti, deri ne ate pike sa vibrimet militanteske shkojne deri tek Roja i Komunes dhe Mesuesi i Kimise! Si nuk po arrijme te ndertojme nje shtet me:

Sherbim Civil

Sherbim Ushtarak

Sherbim Ligjor

Sherbim Policor

Sherbim Diplomatik

Shendetesi, Arsim dhe Pushtet Lokal,

Te cilet funksionojne pavaresisht politikes dhe vazhdojne punen e perditshme ne perputhje me ligjin?! Ku jane managjeret, ato te nivelit te mesem, organizatoret dhe percuesit ligjor ne shtet? Kete ne nuk e kemi....te gjithe jane te pambrojtur, shtresa e mesme eshte kokeulur dhe me frike, e rezultati dihet e Shqiperia shihet. Theren njerezit ne mes te qytetit {Rreshen} mjeket jane ne miting; pra Shteti gjate Zgjedhjes eshte i paralizuar; sepse Pushteti terheq kedo ne vorbullen e tij!

Pse e Keqja me a vogel eshte prape ‘’e keqe’’ ? Sepse keshtu eshte. Alternativat i kemi pare, me pushtet lokal apo Shteteror. A ka njeri normal te imagjinoje se Rama apo Meta do jene me te mire?! Berisha mund te duket si Gogoli me i madh ... por ja, cdo ndodh 10 dite pasi Berisha iken? Do behemi shtet me tangerlliqet, batutat, irone, destanbilizimin Ramist? Car ka e shkuara e ketij njeriu, qe te na bejme te besojme tek ai? Qetesi, vizione, diplomaci dhe takt, apo pergjegjesi individuale dhe kolektive? Per Meten me mire mos ti futemi fare!

Kjo e ‘’keqja me e vogel’’ nuk eshte nje vendim rastesor, por ti japesh nje grupi te caktuar nje mandat 4-5 vjecar te diktoje jeten tende si qytetar; ne nje vit Berisha do harrohet ... pra cte bejme ne? Perseri ti japim te ‘keqes me te vogel’’ mandat te heqim Ramen heren tjeter? Ky eshte nje rreth vicioz prej 20+ vjetesh, nese ne 1 dekade apo thuaj 2, justifikohemi me ‘’nuk kishim/ nuk ditem’’ tani c'na ngeli? Sa do vazhdoje kjo? Mos duam Lubojnjen te na jape nje predikim kohor?!

Kryqi mbi fleten e votimit eshte zgjidhje fundore, pra..fundore para se robt te dalin ne barrikada apo ta djegin vendin (e dogjem nje here, ne ’97.) vjen nga deshperimi, disiluzionimi dhe mungesa totale e shpreses; as Lubonja e askush me dy pare mend nuk do e rekomandonte kete, nese do kishte rruge tjeter apo nje alternative Minimale. E zgjodhem e keqen me te vogel, bazuar ne retoriken e nje Halabaku Ordiner, pijanec dhe dembel (f.nano) dhe prape ri-kthyem Berishen (qe dogji shtetin!) kur rrumpallesia e Fatosit nuk mbante me, ri-kthyem Berishen e ''ndryshuar'' Jeme bere mjeshtra te ‘’riciklimit te m*tit’’ dhe prape japim marrim nga i njeti grumbull, qe e kemi ne kembet tona.

Nje proteste mbareqytetare, jo te injorohen dhe bojkotohen Zgjedhjet ,por te shkosh dhe te votosh ‘’ne te bardhe’’ do jete nje proteste intelktuale e nje Populli qytetar qe tashme, eshte ‘’fed up’’ me klasen ne Pushtet te cdo krahu! Car del me pas, Qeveri Teknike, parti te reja apo tjeter, ate nuk e dime ... duhet vepruar nje here ne 4 vjet per ti thene stop korrupsionit dhe kriminalitetit ekonomiko-politik, me ''vendosmeri paqesore''. Duhen shkundur ato zhelane qe ta kuptojne se ka dhe keshtu, se populli dhe vota nuk jane nje nocion abstract qe ti ta manipulosh pafund dhe ti vjedhesh 10 apo 10.000 te tilla (apo ti blesh) por nje Popull i tere thote, thjesht: Nuk jam pjese e pazareve te tua, ikni prej ketu.

E vetmja rruge eshte vota; jo Jonathan Moore, Arvizuja apo Partite; jemi te gjithe ne. Nese dicka behet, atehere demokracite e zhvilluara shikojne dhe ndihmojne (sa kane mundesi) por se po presim qe SHBA apo te tjere ta vene Saliun dhe Edin ne rruge te mbare kur ne nuk bejme protesten me minimale...ATE HARROJENI!.

Cdo Popull e Meriton Qeverine qe Ka.

(kete, po mundohet te thote Lubonja! Tregojini atij dhe te gjitheve, qe ky perkufizim nuk vlen! Ose rrini me koke ulur gjithe diten)

Jo per gallate, por per hir te realitetit. Ne Stacionin tim te votimit, (Londer, kam 4 afer, ne shkolle/ kishe/ sinagoge dhe biblioteke) Shkon, pershendet... dorezon nje dokument identifikimi te japin nje flete dhe ti voton ne fund te dhomes. Qetesi absolute, sa del tek dera nje Polic (qe eshte aty per formalitet me shume) te buzeqesh dhe te thote mirupafshim. Keshtu ndodh gjithmone sado te tronditet politika, koaliconet apo manipulimet partiake qe behen ne cdo vend. E Pse? Sepse ka SHTET! Tani, si do e ndertojme ate dreq Shteti, kete askush nuk e di.

Lubonja, per mua, me gjithe ''pesimizmin profesional dhe qytetar'' eshte nje Shprese, eshte dikush qe 'se mban gojen mbyllyr'' dhe qe demaskon te Keqen, me rrenje e simptoma; fajin nuk na e ka as Lubonja e as Politika, e KEMI VETE!

You are really a poor

You are really a poor Albanian boy. Por i shkrete je vetem nga trute.

Ke bere nje carcaf me analiza per te thene dy fjali te cekta ca magjet ku lahen foshnjat.

A-i, Respublica.al, jo larg

A-i, Respublica.al, jo larg ne kohe ka qene ''blog-i-hapur'' tani eshte bere me censurim dhe po ashtu filtrim, qe nga postimi/koha dhe permbajtja. Pse? Pergjigjen e gjen tek vetja dhe shume si ti. Fatkeqesisht jane shume... teper shume! Nese do vazdojme me monedhen tende (llumin tend?/ si ti?) do te thoja analfabet funksional, kaqol, i pa-afte te lexosh dy fjali dhe/ose koncepte drejtvizore; le me te ndertosh dy te tilla. Keshtu nuk ben. Jo per nivelin qe ke apo sjelljen qe shpalos, (as s'te njoh, as me rreth per ty!) ... por online asgje nuk fitojme.

Qe nga Lubonja, Nano, gazetare te tjere, artikuj, ngjarje apo ide; keni nje tendence ti perbaltni personalisht, me emer apo nick nuk ka rendesi; vetem personalja ''jua endgri jeten-ju'' Nese dikush poston si Qukapiku, ti mor ''vlla'' do fillosh me sqepin. Nuk eshte se i keni pare apo dini te gjitha (dukesh qarte qe nuk je nga ajo rrace, as ne kuptim bazik) por keni nje emrues te perbashket, jo...jo nihilizmin (keq apo mire -ai do nje fare niveli ;) ) por Llumi (a si zakon/ a si Gen) eshte emerueis juaj i perbashket. You can't help it.

Sa per ''poor-Alb-boy'' mos ta nij hiq, une kam 2 dekada +, qe ngjarjet ne Shq. i shof nga Tribuna, aq lart-larg-dhe-rehat; e aq pasiv (po te dua) sa nese neser fillon xhiro neper det (komplet, si mase gjeografike) dhe zhvendoset ne Australi, nuk ma ndikon jeten personale fare, kur them fare...eshte Fare! Kupto pak, jo te gjithe jane ne poziten tende fatkeqe. Ndoshta dhe fatmire, who cares. Por me dhemb, se jam Shqiptar...ashtu si dhe ti (fatkeqsisht) dhe te jemi reale tani; ti nuk je me i keqi ose aq i keq; kemi pare me zi ... vec te them kaq- ty e lecka si ti; Sillu mire ose ''Get the F*c* outta here'' QARTE? Asnje ketu nuk lexon apo poston ''under duress''... Behave.

@ Stefan- thanks!

@ Lubonja & Muci, dhe cunat /gocat normal, qe vijne te lexojne, informohen dhe diskutojne, pershendejte dhe respekt, per Personat dhe Platformen, Respublican.(sic)

@ A-i, nje me shume...te garantoj, qe jo vetem ketu, por ne forume dhe blogje te tjere, sikur te kishte me Pak (shume me pak se ti) numri i kontribuesve dhe lexuesve do rritej ne menyre eksponenciale. Sic dhe jane, i ke ne ''ajer'' duke lexuar-vrapuar-dhe-kerkuar, per nje oaz normal dhe te qete. Jeni shume mor ''cun'' shume :(:( dhe keni Ere te Keqe. Leje me kaq, para se te dale nga kontrolli, mos ja neverit ''vendit'' te tjereve dhe fol (ose jo) per ate qe do dhe sa di, Ti. Disa gjera behen Pavaresisht. Leg*n!

Duke u nisur nga paragrafi i

Duke u nisur nga paragrafi i fundit qe ne Angli ka shtet, pikerisht kjo perben thembren e Akilit pse duhet rrotacion. Aktualisht ka nje shtet te komanduar krejt nga Berisha, nuk ka ndarje te pushteteve legjislativ, egzekutiv e gjyqesor pikerisht sepse Berisha eshte ne kontrollin total te tyre. Si rezultat lete fillojme duke ndertuar shtetin, duke i rrezur berishes pushtetin legjislativ per ti hapur rruge me tej presidentit te pananshem qe tani i ben fresk berishes dhe ndan dekorata.

Nje tjeter aforizme italiane

Nje tjeter aforizme italiane thote qe nuk mund te kesh edhe fuçine e veres plot edhe gruan te dehur,ne kuptimin e drejtperdrejt qe permbushja e njerit version perjashton mundesine tjeter.E vertete qe me shporrjen e nje despoti ekziston mundesia e gatimit te despotit tjeter,se pushteti ka efektin e tij drogues dhe ne maje nuk arrijne te drejtet e idealistet,por arrogantet dhe karrieristet,por nese themi se duhet shporrur ky despoti,ky version perjashton tjetrin,si tek fuçia plot me gruan e dehur.Nuk mendoj se F.Lubonja gabon ne mbajtjen gjalle te ketij lloj debati,pasi ne esence ky eshte arsyetim i drejte dhe logjik,biles do jete me frytedhenes neser kur mendohet se Rama do marre pushtetin,pasi kritika e ftilluar nga Lubonja do ta mbaje ne trysni,por tashme jemi ne finish e nuk ka shume pretendente qe te kemi mundesine te zgjedhim.Jane vetem dy,"gogoli"populist-simbol i ketyre 20 vjeteve pa koke e pa kembe dhe gjatoshi,qe e nisi karrieren me bermuda dhe papandehur ia arriti te marr frenat e PS,kur askush nuk do vinte dy leke bast qe Rama ti hynte seriozisht politikes.Nje famoz qe s'ia mbaj mend emrin thote qe eshte me kollaj te behesh kryetar i nje partie te re sesa te ngjitesh ngadaleshkjalklet e nje partie te vjeter,por duket qe do kish pesuar ndonje shock po te rronte e te shihte karrieren e Rames.Perfundimisht,qe te mos dal nga shinat,mendoj se nuk ka me shume se dy alternativa,o te votosh Berishen e perjetshem,ose kundershtarin e tij,qe e paska emrin Rama dhe eshte rilindas ka me pak rendesi sesa ideja fillestare,qe Berisha i perjetshem duhet lene pas.Meqe u morra dhe une padashur me citimet e te tjereve,thote nje ekonomist i njohur,Paul Collier,qe ekonomia e nje vendi ka pak zhvillim kur ky vend sundohet per shume vjet nga i njejti lider.Ky paqyshim eshte nje observim i monitoruar ne shume vende;qofte edhe per kete motiv te vetem Berisha duhet lene pas.

Njerezit merren me pse e ka

Njerezit merren me pse e ka thene Lubonja dicka dhe jo te merren te kuptojne ate qe ai ka thene. Po kuptoni thelbin iher pastaj suluni per te shajt ate qe ai ka thene.

* * * * * @ Endri .

@ Endri

O z fatos Lubonja, ceshte

O z fatos Lubonja, ceshte kjo mani qe ke me Edi Ramen?Po a ka me keq se Sali Berisha? Hajdut, kriminel. diktator, tradhetar se shiti detin, nuk mbarohen ato qe ka bere Sali Berisha, mashtrues,vjedhes votash e mban pushtetin me force dhe eshte dhe agjent i Serbeve se mbeti duke sabotuar punet e Kosoves, kurse ty te mbeti mendja tek Edi rama se ke hallin e Saliut qe te ka premtuar ndonje sasi lekesh si duket.

Lubonja, me teorine e tij te

Lubonja, me teorine e tij te refuzimit te dy forcave politike qe praktikisht ruan statukuone, dmth Berishen me kasten etij, vazhdon te pretendoje ne drejtesine e mendimeve te veta. Ne keto momente , gati dy jave para zgjedhjeve, nuk ka asnje kuptim te kerkosh nje zgjidhje jashte skaqieres politike te sotme. Lubonja le ta vazhdoje idene e tij pas zgjedhjeve duke krijuar nje parti si ajo e Pepe Grillos e cila sipas tij do te marre votat e njerezve te pakenaqur nga sistemi i sotem politik.

Lubonja nuk arrin te evidentoje disa dallime themelore: 1. Nje rotacion paqesor dmth fillim i ribalancimit te pushteteve: presidenti do ti takonte opozites, gjykata po opozites (nepermjet mekanizmit te presidentit-kukull te Berishes). Kurse statukoja praktikisht kosolidon shtetin monist pa opozite reale duke qene se ajo nuk ka asnje mekanizem per tju kundervene shtetit te gllaberuar nga Berisha.

2. Nje rrotacion paqesor dmth qe Berisha detyrohet te jape dorehejqe duke sjellur rrotacionin e brendshem ne Partine demokratike, duke krijuar premisa per nje mentalitet te ri i cili faktikisht ishte i pranishem ne partine demokratike e perfaqesuar nga figura te tilla si Bamir Topi dhe qe u largua per arsye te hapsirave te pakta demokratike. Kurse Partia socialiste e ka bere disa here rotacionin, aktualisht ish krijues te saj si Nano, Islami, jane ne krah te Berishes duke perforcuar idene e te ashtuquajtures platfforme te Katovices dmth qe partia Demokratike dhe Socialiste ishin pjese e se njejtit formacion politik dhe kembehen midis tyre duke ruajtur pushtetin e te njejtave forca . Por prurja e emrave te rinj ne Ps te pa angazhuar ne sistemin monist e prishi kete ballance dhe angazhim qe kishin ndaj njeri tjetrit klanet Nano-Berisha. Kjo shpjegon ne njefare menyre mbeshtetjen e Berishes tek Fatos Nano dhe Kastriot Islami apo kukulla te tjera te shfaqura psh gjate votimeve presidenciale te mepareshme.

Duke permbledhur, per sa kohe qe teoricine si puna e Lubonjes apo aktiviste praktike nuk kane krijuar nje force te re politike te ndryshme nga ato egzistuese, tertipe te tilla mos votimi cojne praktikisht ne konsolidimin e nje sistemi monist ku liria e shtypit eshte nje genjeshter, ku gjykata e e ben ligjin sipas Maliqit.

Wake up Lubonja!

The darkest places in hell

The darkest places in hell are reserved for those who maintain their neutrality in times of moral crisis.

Dante Alighieri

Ketu do perfundosh Lubonja!

"Mes dy të këqijave, mos

"Mes dy të këqijave, mos zgjidh asnjërën". E ka thënë një burrë me mend, google it.

Add new comment