Policia sulmon natën në Taksim dhe rimerr sheshin. Opozita: “Erdogan, diktator”

Postuar në 12 Qershor, 2013 02:40

Pas 8 orë protestash, policia turke ka rimarrë sheshin Taksim. Nata e mbrëmshme ka parë përleshjet më të forta në Stamboll që nga nisja e protestave. Erdogan vendosi të përdorë grusht të hekurt ndaj protestuesve – “tolerancë zero” – janë fjalët e tij. Pikërisht tani, buldozerët po heqin barrikadat nga sheshi taksim me ngut, për të mos u lënë kohë protestuesve për t’u rigrupuar, sipas CNN. Protestuesit janë tërhequr në Gezi Park, ndërsa mendohet të jenë të paktën 100 të plagosurit e dërguar në spital. Lideri i opozitës Kemal Kilicdaroglu e ka quajtur “diktator” Erdoganin, pas deklaratave të tij se nuk do ketë më tolerancë dhe se “ndeshja me protestuesit ka marrë fund”. Shtypja e qeverisë është shtrirë edhe te avokatët që kanë mbështetur protestën, 73 prej të cilëve janë arrestuar njofton La Stampa. “vandalë” dhe “terroristë” kanë qenë fjalët me të cilat Erdogan ka përshkruar protestuesit.

Një protestë tjetër dje në Ankara me disa mijëra vetë u shpërnda me bomba tymuese dhe ujëhedhesë. Një video ku një plic nxirrte pistoletën e shtinte mes turmës në Ankara, po shpërndahet si furtunë në rrjetet sociale.

k.c.

Comments

Submitted by Petrit (not verified) on

<p>Policia e ka marre sheshin Taksim, dhe i ka largu barrikadat, &nbsp;dhe i ka lene te lire protestuesit paqesore ne Gazi Park. &nbsp;Pra policia ka vepru ne perputhje me te gjitha ligjet qe mos te bllokohen rruget, pasi Taksimi eshte edhe nyje trafiku. Te perkrahesh bllokimin dhe barrikadimin e rrugeve, eshte pothuajse e njejte si me i perkrahe bllokimin e rrugeve ne veri te Kosoves nga serbet.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.