Stefani interpreton sloganin “përpara / ne jemi ndryshimi”: prapa, drejt mitrës së diktaturës nga [Berisha] ka dalë

Postuar në 11 Qershor, 2013 11:06

Në një shkrim te SHQIP të titulluar “Përpara për në nazi-fashizëm”, Andrea Stefani analizon kryefjalën e Kryeministrit në fushatë, “ndryshimin”, në raport me faktin që ai vetë është shembull i mungesës së ndryshimit. “Tashmë afër të shtatëdhjetave, thuajse i shpallur lider i përjetshëm i PD-së, Berisha, i vetmi lider i mbetur i kohës së Murit të Berlinit, ka 23 vjet që kundërshton rotacionin e liderëve dhe elitave që natyrshëm imponon një demokraci e shëndetshme. Ndryshimi me udhëheqës të pandryshueshëm?! pyet Stefani.

Stefani e konsideron qesharak, dhe pohim të një “dështimi kulmor” faktin se pas 8 vjet qeverisjeje një parti dhe lider rreken të mbajnë pushtetin duke u thënë njerëzve se gjërat duhen ndryshuar pra, nuk duhet të jenë më ashtu si kanë qenë për 8 vjet rresht!

Por, Shqipëria ka ndryshuar!!

Sipas Stafanit, është e vërtetë, ka ndryshuar për keq, dhe përmend gjithë ndryshimet: “....Edhe kundërshtimin e opozitës për nismat e tij antikushtetuese e ka mbytur me tiraninë e shumicës të zbatuar me zell të hapur naziskin nga Jozefina Topalli. Me zgjedhjen pa konsensusin e opozitës të një delfini të tij si Nishani në postin e Presidentit të Republikës, Berisha jo vetëm ka rrënuar një balancë por ka shtënë në dorë një pikë strategjike për të sunduar pushtetin e drejtësisë. Tashmë ai ka shtënë në dorë edhe zyrën e Kryeprokurorit, edhe atë të Shërbimit Inteligjent edhe KQZ. Shkurt, pas 8 vjet qeverisje, Berisha ka në dorë të gjithë pushtetet, gjë tipike kjo jo për demokracitë, por për sistemet totalitare komuniste dhe nazifashiste!

Të gjithë faktet, për Stefanin, flasin se në këtë rrafsh Shqipëria po rrëshqet praptazi drejt modelit diktatorial nga doli para 23 vjetësh!

Dhe e mbyll shkrimin duke thënë: “Ne jemi ndryshimi, përpara! – bërtet Berisha. Dhe, ndërsa akuzon Edi Ramën për kompleks të Edipit, turret praptazi drejt mitrës së diktaturës nga ka dalë...”

k.c.

i plotë:

http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/06/11/perpara-per-ne-nazifashizem/

Comments

Submitted by a n (not verified) on

Ndryshimi ?!...Pse nuk e besoni ?!...Ka dy-tre dite dhe vet Berisha ka ndryshuar !

Berisha ka ndryshuar: S'ka me rrudha ! Ka bere filler (botox) sic na ka bere neve per kater vjet.

Berisha ka ndryshuar : I shkelqen surrati me shume se velinat qe e shoqerojne ! Ka bere filler (botox) sic na ka bere neve per kater vjet.

Ndryshimi nisi nga vetja...(gerbuqjes s'po ja gjejne dot akoma grimieret e klanit)...perpara.

Submitted by RP (not verified) on

70 vjeç nuk eshte pleqeri ne politike,biles kjo moshe ka akoma resurse e keshilla per te dhene.Kjo puna e sloganeve duket pa fantazi ne te dyja krahet;ose kompanite e suportit elektroral n'a marrin ne shqipot shume analfabete,ose shume te sofistikuar,e keshtu na ledhatojne me slogane teper naive.Se ç'lidhje ka Rilindja si epoke dhe levizje historike me kete programin e PS nje zot e di.Se ç'lidhje ka ndryshimi me populizmin e pandryshueshem te Berishes,kete mund ta sqaroje me thjesht Agron Llakaj ne estrade.Tashme liderat jane ngjirur komplet,nuk kane me ze te mbarojne denjesisht fushaten.Pyes veten pse duhet te bertisnin,kur njerezve u predikojne qetesi dhe paqe?!E megjithate jane ngjirur si mos me keq,e sado te ngjirur ata nuk ndalen te bejne pushim.Tamam sikur te kene perpire me eks shprehjen lapidare te Musolinit;"Chi si ferma in salita è perduto".

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.