M. Nano gjen paralele mes Erdoganit e Berishës: atje nuk sundon ligji, por qeveria!

Në një shkrim te SHQIP, Mustafa Nano bën një paralelizëm mes mentalitetit të Erdoganit e të Berishës dhe gjen aty gjëra të përbashkëta. “Reagimi i qeverisë, posaçërisht Erdoganit, është një provë e qartë se Turqia nuk është një demokraci liberale. “Qeveria mund ta humbasë durimin”, është shprehur Erdogani me të mbërritur në aeroport në përfundim të vizitave në Afrikën Veriore. Kjo është shprehje, që nuk mund ta thotë asnjë kryeministër i një vendi serioz demokratik në botën e sotme, ” shkruan Nano duke analizuar se kjo shprehje tregon se atje nuk është ligji dhe institucionet në mbrojtje të ligjit që vendosin, por është qeveria. “Fraza “qeveria mund ta humbasë durimin” mua m’u soll në mendje në një version më rrugaç e më provincial. M’u kujtuan ditët pas 21 janarit 2011, kur kryeministri ynë, në Parlament, përballë deputetëve të vet, teksa ish duke denoncuar grushtin fantomatik të shtetit, “e humbi durimin”, iu drejtua kundërshtarit të tij politik nëpërmjet kamerave televizive, si të ish duke folur tête-à-tête me të në mes të një sherri mëhalle, dhe i tha: “Provoje dhe një herë të protestosh përpara Kryeministrisë, dhe kam për të të ndëshkuar mú siç ndëshkohet një horr”. Erdogani nuk e tha një gjë të tillë, dhe është afërmendsh që nuk mund ta thotë (Turqia nuk është Shqipëria dhe Erdogani nuk është në derexhé të Berishës), por fraza e tij medemek më elegante buron prej së njëjtës mendësi, sipas së cilës “është ai, kryeministri, njeriu i zgjedhur nga shumica, që vlen më shumë se të gjitha institucionet dhe ligjet e shtetit, dhe që e di mirë se deri ku mund të shkojnë të tjerët, që i njeh mirë interesat vitale të Turqisë, që nuk mund të lërë askënd të tallet apo të lozë me këto interesa, që nuk mund ta tolerojë karshillëkun e disa mijëra vetëve, që nuk mund ta durojë pa fund protestën e frymëzuar nga qarqe të huaja e të organizuar nga ekstremistë të brendshëm, etj.” k.c. I plotë: http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/06/11/edhe-erdogani-do-te...
Comments
Ne nje shkrim te Sunady Times

Ne nje shkrim te Sunady Times kete fundjave te fundit lidhur me Erdoganin kjo ngjashmeri me Berishen behet edhe me e frikshme, dhe ne thelb eshte ngjashmeri me cdo autokrat megalloman oriental. Aty thuhej se kuptimi i ketyre idioteve oriental lidhur me demokracine eshte se ajo fillon dhe mbaron tek kutia e votimit - pra ne momentinqe keta maskarenj grabisin apo manipulojne voten e shumices (shpesh nje shumice injorante dhe e pazhvilluar qe i mbeshtet), ijapin te drejten vetes qe te shkerrmoqin cdo sens demokratik ne shoqeri, ligj dhe institucione. Edhe Erdogani krenohet me ndertimet dhe gjoja zhvillimin qe ka pasur Turqia ne 10 - 15 vitet e fundit por harrohet gjithmone ne te tilla raste te shihet se ku ka qene Turqia 10 vjet me pare dhe cfare niveli fillestar (mos)zhvillimi merr per baze. Ne rastin e Bishes nuk mund te besh qofte edhe kete krahasim pasi shumecka Bisha dhe te tijte kane ndertuar dhe kane (zh)bere ne keto 8 vite do te na duhen shekuj qe ti kthejme ne origjine apo te sherrojme pasojat e shfrytezimit shtazarak e klientelisto-korruptiv te ketyre rezorseve te vendit. Erdogani nje soj si ky tuafi e ndyresira jone nje kaste bilioneresh qe jane pjese e familjes se tij koruptive apo politike dhe mund te kete hedhur pare e investime ne zonat me te varfra te turqise e perfieri (ku jane edhe mbeshtetesit e tij me te flakte) dhe padyshim mund te kete rritur ne kete menyre te ardhurat e pergjithshme te vendit - ne artikull te ardhurat mesatare ne turqi jane rritur tek 6 mije paund ne vit - por edhe kjo eshte bere ne kurriz te shkalles se mesme e profesionisteve qe nen regjimin e erdoganit kane pare jo vetem tkurrje e dhunim te te drejtave te tyre principiale por edhe varferim dhe perbuzje e dhune policore sic po e perjetojne keto dite ne sheshin Tamzin. Erdogani po perpiqet te ktheje historine e Turqise mbrapa, ne epokene sulltaneve e haremeve orientale dhe ne disa aspekte ja ka dale mbane, ku me ndryshimet kushtetuese qe po pergatit te bej lidhur me shtimin e funksioneve presidenciale qe Erdogani me te gjitha gjasat ka per ti fituar vitin qe vjen. Per fat kushtetua Turke e ben te pamundur qendrimin e ketij zorzopi ORIENTAL ne krye te qeverise per me shume se tre mandate. Eshte inspiruese dhe mjaft domethenese qe opozitare te Erdoganit ne sheshet e turqise jane te rinje e te reja, intelektuale e qytetare te Stambollit qe jane edhe pjesa me e kulturuar e avangarde e vendit dhe qe keto dite neper Stamboll eshte "cool again" me qene KEMALIST, pra me mbeshtet vizionin emancipues te Ataturkut per nje Turqi moderne e evropiane.

Per fatin tone te keq - po aq sa kane ngjashmeri Erdogani me Bishen tone ne perdorimin dhe abuzimin e pushtetit dhe sensit demokratik , aq shume ndryshojne qofte ne ato qe kane per vendin (ketij merhunit tone do tja shohim te keqen per dekada) dhe ca me tepr ne te keqen dhe krimet qe Maloku ka bere. Pamvaresisht cfare Erdogani perfaqeson, nuk mund te thuash se ai po perpiqet me qellim ti bej dem vendit te tij - nderkohe qe per Bishen, keto 20 e ca vjet flasin vec per shkaterrim, dhune, vjedhje e grabitje dhe percarje e ndarje mes shqiptareve...

Bisha ne nje vend normal duhej te kalbej ne burg per jete dhe te kujtohej me turp per krimet ndaj shqiptareve dhe tradheti te larte ndaj atdheut e kushtetutes .

Kohet e fundit ne shypin

Kohet e fundit ne shypin perendimor po hiqen paralele ndermjet kryeministrit turk dhe Putinit. Muçi ka hequr sot nje paralele midis Erdoganit dhe Berishes. Une mendoj se pavaresisht autoritarizmit te padiskutuar te te dyve, me mire te them te te treve, Erdogan, Putin, Berishe, ka diferenca te medha midis kryministrit te Shqiperise me dy te tjeret. Si Putin, po ashtu edhe Erdogan, i kane ngritur vendet e tyre ne kembe pas kaosit te krijuar ne Rusi nga Jelcini dhe ne Turqi nga klika e gjeneraleve. Thuhet se gjate 12 vjeteve qe Erdogani eshte ne pushtet niveli i jetes se turqve eshte rritur 300 perqind ose 3 here?! Arritje marramendese. Po ashtu Putini e ringjalli Rusine dhe e vuri ne shina. Sot ajo eshte prape nje fuqi e madhe ne rritje dhe forcim te vazhdueshem. E kunderta ndodh me kryeministrin e Shqiperise. Ai e ka çuar vendin ne zgrip te humneres gjate ketyre 20 vjeteve te fundit. Mendoj se nuk eshte e nevojshme te permendet situata e Shqiperise sot. Do te duhej nje faqe gazete. Por ndryshimi me i madh, me i dukshem, ajo qe dallon dhe feks me shume, ajo qe ndan nje njeri te perkushtuar ndaj fateve te vendit te tij dhe nje kllouni te perkushtuar vetem ndaj klanit te vet , - jane zgjedhjet. Si Putini, ashtu edhe Erdogan jane zgjedhur ne menyre plebishitare nga popujt e tyre, mirenjohes per çfare ata kane bere per ringritjen e vendit. Ndersa ky malukati nga Viçidoli ka vjedhur, shperdoruar dhe shitur jo vetem pasurite kombetare dhe shtetin mbare, por te njejten gje ka bere ne çdo proces zgjedhor. Prandaj ka me shume gjera qe e ndajne Berishen nga Erdogani se e bashkojne. Nese do te gjesh "shoke" te Berishes mund te hedhesh syte nga ish republikat sovjetike si Kazakistani, Taxhikistani, Uzbeksistani dhe staner te tjere. Ne ato vende ekzistojne ish komuniste te thekur qe kane mbetur ne pushtet qe nga viti 1990, si Sulltan Nazerbajev me shoke. Aty mund te heqesh paralele te verteta me Berishen.

Faleminderit Z. Nano per

Faleminderit Z. Nano per vemendjen qe po i kushtoni protestave ne Turqi. Une kam disa vjet qe jetoj ne Stamboll dhe keto vitet e fundit Erdoğani eshte bere vertet i padurueshem. E di qe ju Z. Nano e urreni tej maset Sali Berishen, por te pakten Sali Berisha nuk perdor besimin fetar per te mbajtur pushtetin ne ate mase sa po e perdor Erdoğani. Te genjesh duke thene qe protestuest paskan pire birre ne xhami per krijuar urrejtje ndaj protestueve eshte e papranueshme dhe sjellje komplet diktatoriale.

Ne ankohemi se media ne Shqiperi eshte bere pale me pushtetin dhe ashtu eshte, por sikur te kishit pare intervisten e Erdoğanit bere pak dite pas fillimit te protestave nga Fatih Altaylı (Blendi Fevziu i Turqise) do te iu kishte ikur mendja fare bythelepiresia e Fatih Altaylise.

Me keto lloj shkrimesh dhe

Me keto lloj shkrimesh dhe cilesie, po e formaton veten ne dimensionin qe ke me te vertete. Dikur, me perpara, shikoja emrin dhe lexoja artikullin edhe pse titulli dhe tema qe trajtohej nuk me thonin gje. Dhe tani jam ne kufirin qe, eshte pikerisht emri qe me shtyn te te lexoj rralle e me rralle. Keshtu si po vjen kjo pune, nuk ka per tju klikur me njeri se shkruni vetem trakte dhe aspak analize.

...bashkohem me zhgenjimin

...bashkohem me zhgenjimin tend Zapbone,

duket se Much eshte ne ngut e siper, a thua eshte ne fushate elektorale personale!

Por, kush e di, ndodh qe fiton serish Berisha dhe Nano do kete nje shanc tjeter per tu provuar,

plotesuar, mbushur boshet brenda tij dhe berjen qytetar mbi politiken...

Se, po fitoj Kolaicioni i Te Gjithe Dirt-eve do fillojne Dertet e tij...te verteta!

Po lene or djale Erdoganin dhe Putinin ti...ata kane Perandorite pas shpines...

Kurse ky i yni, eh...(kam droj se ngrihet ndonjeri e thote se edhe Ky, ka Ilirine pas)!

Në këtë kthinë kaq të vogël e

Në këtë kthinë kaq të vogël e të paajrosur, përfyryrimi i freskut ushqen me iluzione qyqarët, por më shumë ndihmon për të mbajtur veten me gajret.

Add new comment