Çdo vend është Taksim! Çdo vend është rezistencë!

Postuar në 11 Qershor, 2013 04:11

Kjo është një nga parullat e revoltës. Sot në mëngjes vazhdojnë protestat në sheshin Taksim. Policia ka tentuar të heqë sot herët barrikadat në shesh nga zaptuesit që qëndrojnë aty prej një jave. Një bombë benzine ka shpërthyer në linjën e policëve gjatë përleshjeve, raporton The Guardian.  

Partia në pushtet e Erdoganit, Partia për Drejtësi e Zhvillim, ka hedhur zëra që të fillojë censurimi i Twitter-it, me qëllim që të zbutet kurba e revoltës,  njofton e përditshmja turke Hurriyet. Ali Şahin, zv/shefi i partisë për mediet citohet të ketë thënë: “një mesazh (tweet) që përmban gënjeshtra është më i rrezikshëm se një automjet i ngarkuar me bomba. Shpërthimi i mjetit me bomba është i kufizuar, ndërsa një mesaz i mbushur me gënjeshtra çon në një klimë konflikti”.

k.c.

Fotografia: Kostas Tsironis / AP

Comments

Submitted by Petrit (not verified) on

<p>Po te isha une ne vend te Erdoganit, &nbsp;do te propozoja qe per projektin e parkut, te organizohet referendum, ku qytetaret e Stambollit te votojne per parkun e tyre. Atehere edhe do te tregonet se e respekton vendimin e shumices, dhe do te shihej se sa vlene lekura e gjithesecilit.</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>dmth sipas turqve mysylmane fondamentalista, miq te berishes dhe te jo pak shqiptareve te prapambetur, te shprehesh mendimin e lire eshte rrezik!!! keta jane 1000 vite prapa ne kohe. edhe omar khajami ishte goxha perpara ketyre kafsheve!&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.