Pëllumb Xhufi bën “endorsement” të Aleancës Popullore dhe u bën apel çamëve për 23 qershorin

Postuar në 10 Qershor, 2013 08:42

Në shkrimin e botuar edhe nga Dita, Pëllumb Xhufi artikulon hapur se “PDIU, që ka pretenduar të përfaqësojë në këto vite çështjen çame, e ka braktisur në mënyrë të turpshme atë. Kjo parti, pa ndonjë konsultim paraprak me votuesit e saj, pranoi të bëhej pjesë e qeverisjes, por përtej flamujve, premtimeve pompoze e tamtameve, nuk i dha asnjë shtytje çështjes çame.”

Pasi rreshton shumë nga rastet kur PDIU nuk bëri asgjë për Çamërinë, (u tërhoqën nga beteja për refuzimin e regjistrimit të popullsisë të bërë sipas kritereve të imponuara nga Athina, u tërhoqën nga Rezoluta çame; nuk ia prishën qetësinë qeverisë, as kur kjo refuzoi qoftë edhe ta përdorte emrin Çamëri në fjalime apo dokumente zyrtare; as kur kjo pranoi t’i nënshtrohej shantazhit të Athinës për të tjetërsuar emrat e vendeve të Çamërisë në dokumentet e identifikimit; as kur qytetarë shqiptarë fyheshin e ktheheshin në kufi vetëm për shkak të origjinës së tyre çame, etj), Xhufi i kthehet partisë së “re” çame, Aleancës Popullore të udhëhequr nga Dojaka, për të deklaruar se “jam i bindur se kësaj radhe kemi partinë dhe njerëzit e duhur.”

Ai argumenton pse AP i duhet çamëve dhe u sugjeron hapur që ta mbështesin atë në zgjedhje, edhe pse koalicioni ku aderon AP, sipas gjasave do të jetë koalicioni fitues, dhe çamët duhet të përfaqësohen me ta në Parlament.

k.c.

shkrimi i plotë:

http://gazetadita.al/nje-apel-per-camet-dhe-per-23-qershorin/

Comments

Submitted by Artan (not verified) on

Kjo "endorsment" i Xhufit pervec se nje lajm me te vertete surprize, eshte dhe nje ngjarje e rralle, e jashtezakonshme ....

Submitted by Skraparliu (not verified) on

Mirë që Xhufi nuk u dha 'Munxët'...

Submitted by Bard (not verified) on

Mos u bej pis Xhufi me kete politike te ndyre, rriji larg se nuk i'a vlen, shihi gjerat nga lart-poshte dhe nxirr konkluzionet e duhura: Parlamenti i ardhshem do jete spektakolar per nga injoranca, korruptimi, degradimi moral; hera e pare ne historine e parlamentarizmit qe per nga intelekti perfaqesuesit e popullit jane poshte mesatares se atyre qe perfaqsojne. ..."me thuaj ç'parlament ke qe te them ç'shoqeri je"--apo si eshte ajo fjala e urte?!

Submitted by Minella (not verified) on

Nuk është hera e parë jo, thjesht do të jetë më keq. Kështu do të shkojë puna deri sa të marrë fund në një mënyrë apo një tjetër.

Submitted by Anti-indiferenti (not verified) on

Eh, Bard, Bard...

Qenke merzit shume qe nuk do shohesh me Rajmonda Bulkun ne parlament.  Po besome mua. Me mire keshtu. Do ruash ne memorje kujtim te Rajmondes me te fresket.

Sa me erotizem e thoshte Tik-tak, tik-tak, tik-tak, tik-tak.

Submitted by nono (not verified) on

ofrojme kurse per mesimin falas te gjuhes ruse.kontaktoni me zeri rusise.com

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.