Katundarët janë shndërruar në një kategori e përbuzshme sociologjike në Shqipëri

Postuar në 10 Qershor, 2013 03:46

Në Shqipëri, katundarët (në një zhargon përqeshës: katunarë, pa “d”) janë shndërruar në një kategori sociologjike. Kohët e fundit kanë zënë t’i përmendin shpesh për të bërë shpjegime e interpretime të problemeve e sëmundjeve të shoqërisë shqiptare. Në këta binarë ka ecur dhe Dritan Shano në një shkrim të vetin të publikuar në Mapo, me titullin “Me kundratabelë”. Në një paragraf të tërë, ai bën përkufizimin e kësaj “paradigme”, duke e vënë përballë kategorisë tjetër (“shumë të fisme”, sipas tij), asaj të fshatarëve:

“… Katundari vazhdon të jetë i pazoti të ketë një ideal të zgjedhur lirisht, ndryshe nga fshatari që qytetarizohet shpejt. E pikërisht, prandaj jeta e tij nuk është gjë tjetër veçse një shtirje. I fortë me ata që ka poshtë dhe servil me ata që ka mbi krye. Katundar sepse i pëlqen vetja dhe hiqet ai që nuk është. Katundar se gjithmonë justifikohet për zullumin që kryen, asnjëherë nuk e pranon atë. Katundar se gënjen pa shkak, ditën për diell. Katundar se do më shumë qelepirin se punën. Por mbi të gjitha, katundar sepse bën hile dhe gjithmonë ha në kandar. Ha në kandarin e së tashmes dhe më keq akoma, në atë të së ardhmes. I ha në kandar vëllait të vet dhe fëmijës që do lërë pas. I ha në kandar ligjit, e përthyen, e kapërcen, e shtrëngon, e liron, e shkel pa vuajtur aspak. Sipas Gallupit, katundari shqiptar do fort të bëhet qytetar europian. Por me mënyrën e vet të zbatimit të ligjit. Duke ecur kundravajtje. Me kundratabelë. Që të legjitimojë kundravajtjen. Kundratabela në çdo akt dhe gjest të katundarisë shqiptare është treguesi kryesor i krizës morale që mban mbërthyer vendin e Shqiponjave në këtë tranzicion vlerash të tejzgjatur, me ç’duket për arsye endemike.”

Shkrimin e plotë të Shanos mund ta ndiqni në linkun http://mapo.al/2013/06/10/me-kundratabele/

Re.Pu.

Comments

Submitted by katarakti (not verified) on

Ka plotesisht te drejte. E keqja e Shqiperise ka qene gjithmone injoranca dhe fodulleku  e shooqeruar nga djallezia. Kjo skote njerezish eshte edhe mbeshtetja me e madhe per Berishen. Per mua katunar dhe fshatar eshte sinonim i malok dhe malesor.

Submitted by Gjon (not verified) on

Ky lloj snobizmi provincial i te cilit je shprehje  mund te quhet pa frike si shkelqimi i katundarise pa dallim feje , ideje politike apo krahine.

Submitted by Artan (not verified) on

Kararakti, si nuk hoqet dore ju te PS duke sulmuar shtresat e popullsise. Merruni me individin o i dashur, lerini shtresat.

Keto sinonimet e tua, dhe ato te ketyre te tjereve si psh "te jesh nga jugu eshte sinonim i te qenurit bq",  "nga tirana sinonim i te qenurit i trashe e pijanec" etj etj e moren ne qafe kete vend.

Submitted by Lira (not verified) on

Shkrim koti.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.