Erdogan, në stil të mirëfilltë diktatorial, nxjerr “antimitangashë”

Postuar në 09 Qershor, 2013 08:26

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan pritet të mirëpritet nga turmat e mbështetësve të tij në Ankara pasi ai të kthehet në kryeqytet pas një vizite në qytetet e Stambollit dhe Adanasë, dhe ky “lajm” vjen  disa orë pasi zëdhënësi i tij përjashtoi mundësinë e zgjedhjeve të parakohëshme në përgjigje të valës së protestave në mbarë vendin .Erdogan ishte në Stamboll më herët për të marrë pjesë në një takim të Këshillit Ekzekutiv Qendror të partisë së tij në pushtet. Pas takimit, Husein Çelik, zëvendës kryetar i Partisë AK, tha se zgjedhjet lokale dhe presidenciale do të mbahen vitin e ardhshëm siç është planifikuar, dhe zgjedhjet e përgjithshme në vitin 2015., njofton Al Jazeera.

Mirëpo kundërshtarët e Erdogan janë zotuar për të mbajtur lart shpirtin e demonstratave të tyre kundër asaj që ata i konsiderojnë si “politikat e tij autoritare dhe islamike”. Anëtarët e një grupi që është vetë-emërtuar si Platforma e Solidaritetit e Taksimit, ka organizuar një tjetër tubim në Stamboll sot (e dielë) për "të thirrur për kërkesat e tyre" dhe për t’i dhënë një përgjigje "qeverisë".

Erdogan është në pritje që vrulli i protestuesve të bjerë, dhe sipas rrjetit arab të lajmeve, po planifikon edhe të “tregojë forcën” përmes mbështetësve të tij në Ankara, që automatikisht dalin kundër shpirtit të protestave të ditëve të fundit.

Në Stamboll ndërkohë, njerëzit kanë nisur të vijnë në Sheshin Taksim që në mëngjes me ushqim dhe batanije me vete për t’u “shtruar” në demonstrata, duke krijuar një “qytet me tenda” përherë në rritje në parkun Gezi, aty pranë. Protestat, kanë hyrë në ditën e tyre të 13-të.

"Një javë më parë, unë kurrë nuk mund ta imagjinoja veten duke fjetur jashtë në rrugët e Stambollit," tha për Al Jazeera-n 22-vjeçarja Aleyna, e mbështjellë nën një batanije me një kotele të humbur, duke treguar me gisht rrobat e saj të pista. "Tani s’di se si do mund të kthehesha mbrapa."

k.c.

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Nuk është çudi a nuk është vëllai i Salistanit i vogli apo i madhi pok rëndësi ka të njëjtin bënë dhe Salistani për të qëndruar në pushtet dhe nuk e di se me çfarë mase e matin që i thonë burë i madh shteti një i till mund të quhej ai që digjon popullin e vet dhe jo ai që vete kundër popullit të vet duhet të jepte dorëheqjen pale na duan të futen në Europë</p>

Submitted by Adrian (not verified) on

<p>Jo se mbeshtes programin e partise se Erdogan apo metodat e tij autoritare, por nqs ai vazhdon te udheheqe pas kaq vitesh bazuar ne zgjedhje normale e te pakontestuara, a nuk kane te drejte zgjedhesit e tij ta perkrahin? Nuk mund te krahasohet ai me ata qe udhehiqnin ne Tunizi apo Egjipt dhe aq me teper me kete tonin ketu qe vazhdon te jete ne pushtet me pakice. Ne njefare menyre ka te drejte te trgoje dhe dhembet, eshte vertet legjitim, duam apo jo.</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p><strong>ResPublica, po shnderrohet ne stilin &quot;Paul Tedeschini&quot; </strong>:)</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.