Sheiku padit “Forbes”, i uli pasurinë në 20 miliardë dollarë

Postuar në 07 Qershor, 2013 09:45

Një princ saudit ngriti një padi ndaj revistës “Forbes”, pasi në klasifikimin e saj të personave më të pasur në botë, vlerësoi pasurinë e tij “me vetëm” 20 miliardë dollarë. 

Princi Alwaleed bin Talal, në bazë të këtij klasifikimi është personi i 26 më i pasur i botës, por ai pretendon se pasuria e tij reale është 30 miliardë, duke u future ne 10-she.

Duke “nënvlerësuar” pasurinë e tij me dhjetë miliardë dollarë, princi do të kërkojë korrektimin e renditjes dhe një dëmshpërblim, me argumentin se “varfërimi fiktiv” i ka dëmtuar imazhin.

Bin Talal, i cili zotëron fitime të mëdha nga puset e naftës në Arabinë Saudite, ka gjithashtu aksione në disa prej kompanive më të mëdha të botës, si “Apple”, “Facebook”, “Twitter” apo në koorporatën e Rupert Murdoch.

Midis pronave të tij të shumta përfshihen hotelet “Savoy” dhe “Plaza” në Nju Jork, si dhe rrjeti i hoteleve “Four Seasons”

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Po per muslimant e varfer a mendon ky musliman?!? E kan muslimanizmin vetem mjet per ti nenshtrue te varfrit.</p>

Submitted by Milano (not verified) on

<p>Paul, ky injoranti me lart nuk perfaqeson muslimanet! E njeta gje vlen per ty si njorant qe je patjeter qe nuk perfaqeson katoliket!</p><p>Rrespekte</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.