Raporti i Misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR: Vendimmarrjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i mungon transparenca

Postuar në 08 Qershor, 2013 13:52

Misioni i vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit në Shqipëri publikoi të premten në mbrëmje ( 7 qershor 2013) raportin paraprak. Në krye të tij theksohet se “këto zgjedhje konsiderohen nga të gjitha palët si një test i rëndësishëm në lidhje me aspiratat e Shqipërisë për hyrje në BE”, shkruan Deutsche Welle.

KQZ

Në raport tërhiqet vëmendja se KQZ aktualisht miraton akte normative vetëm me 4 vota. për “vendime specifike për të cilat kërkohet që KZQ të ketë maxhorancë të kualifikuar prej 5 votash”

Raporti i misionit të OSBE-ODIHR thekson se funksionimi aktual i KQZ vetëm me 4 anëtarë e pengon atë të administrojë zgjedhjet në përputhje me ligjin. Për këtë, në raport kujtohet se Kolegji Zgjedhor ka shqyrtuar 11 ankesa kundër vendimeve të KQZ-së.

Administrimi I zgjedhjeve, i kompromentuar

“Partitë vazhdojnë të zëvendësojnë anëtarët e KZAZ-ve, pas përfundimit të trajnimit të tyre, duke rritur shqetësimin për paanësinë dhe efektshmërinë e administrimit të zgjedhjeve”-thekson raporti.

Klima e polarizuar. Media – problem

Raporti e cilëson klimën politike në prag të zgjedhjeve të 23 janarit “ të karakterizuar nga polarizimi i gjatë dhe mosbesimi mes dy partive të mëdha Partia Demokratike dhe Partia Socialiste” Ai vë në dukje përdorimin e aktiviteteve qeveritare për qëllime elektorale.

Raporti vë në dukje se ka një mbulim të zgjeruar nga media, por mungon informacioni për votuesin. Shqetësuese mbetet transmetim i kasetave të gatshme, që u serviren kanaleve televizive nga subjektet politike në garë.

Teknologjitë e reja – mundësi manipulimi

Sistemi dështon të identifikojë votimin e dyfishtë.

Artikulli I plotë i DW:

http://www.dw.de/vendimmarrjes-së-komisionit-qendror-të-zgjedhjeve-i-mungon-transparenca/a-16867880

Comments

Submitted by Ma i madhi Nven (not verified) on

Vota eshte shume e rendesishme, se ne kete menyre ti shpreh pajtueshmerine ose jo me menyren e qeverisjes apo keq

qeverisjes. Ti shpreh vullnetin tend se kujt do t'ia besosh te ardhmen tende, kujt do t'ia besosh vendin tend se do kesh

bindjen se do ta ndertoje apo transformoje ashtu si ti do.

Sigurohu qe vota jote do shkoje aty ku duhet. Sigurohu qe do votosh liderin qe ka prioritet qytetaret.

Submitted by Elma (not verified) on

Atij komisioni patjeter qe i mungon tranparenca pasi u be kohe qe aty vendos dhe vulos vetem aliu dhe eshte shume e kuptueshme qe ai institucion eshte kthyer ne funksion te qeverise dhe kryeministrit dhe qe nuk eshte me nje organ i pavarur.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.