Shënim: Qarku Kukës, “i ftohtë” në letër, por “i nxehtë” në realitet

Postuar në 08 Qershor, 2013 11:07

Bazuar në rezultatin që kanë arritur në 2009-ën partitë që janë bashkuar sot në koalicionin e majtë, rezulton se qarku Kukës duket ndër më të vështirët për të patur një ndryshim të ndarjes së mandateve (3-1 për koalicionin e djathtë ishte ndarja në 2009-ën). Partive të majta u duhet të ngjiten nga kuota 34.5% në 40%, që, pavarsisht sesi ndahen votat jashtë koalicionit të majtë, të marrin 2 mandate në Kukës. Në terma absolutë, që të ndodhë kjo, duhet që rreth 1250 votues të djathtë të votojnë për të majtën, ose e djathta të ketë një rrjedhje neto prej 2500 votash.

Zhvillimet e fundit në qark tregojnë se kjo gjë nuk duket fare e pamundur. Kryetari i Bashkisë Kukës dhe 300 anëtërë të tjerë të PD-së iu bashkuan sot zyrtarisht LSI-së. Ndërkohë, listën e LSI-së e kryeson biznesmeni Apostol Goçi, i cili mori rreth 4500 vota në Kukës në 2009-ën, kur kandidoi për PSD-në e Gjinushit.
Ndoshta këto zhvillime e kanë rritur nervozizmin e kandidatëve të PD-së në Kukës, përderisa arritën të ndalojnë në polici një kandidat të LSI-së që po shkonte për një takim elektoral në Has të Kukësit.
E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Turi (not verified) on

<p>Saliu e ka bere planin per Kukesin njesoj si ne 2009.Do ti coje te vetet te votojne nga tre-kater here me emra te ngjashem te sajuar dhe me karta te rregullta.Voton nje person edhe ne Bathore,edhe ne Kukes,edhe ne dy lagje te Tiranes.A ka ndonje menyre opozita per ta ndaluar kete gje dhe per ti kape keta persona?Ky eshte problemi.</p>

Submitted by myzeqari (not verified) on

<p>o Zaloshnja, per nder je bere i lodhshem me keto statistikat e tua..15 shkuan ketej, 23 andej, 12 te pavendosur, 4 i merr ky, 5 ai tjetri..Boboo,tmerr! Kur te lexoj ty, me duket se ne Shqiperi nuk leviz asgje, madje as koha.</p>

Submitted by Formula (not verified) on

<p>fiks!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.