Meta: Koalicioni paszgjedhor me PS-në i çimentuar në marrëveshjen e Shkodrës. Për kryeministrin vendos vota e popullit.

Sadoqë u ngacmua nga paneli dhe drejtuesi i emisionit Top Story në Top Channel, në lidhje me një kalim të mundshëm të LSI-së në kampin e Berishës pas zgjedhjeve, Ilir Meta përsëriti prerazi dhe pa asnjë ekuivok mbrëmë se koalicioni i LSI-së është jo vetëm parazgjedhor, por edhe paszgjedhor. “Edhe sikur koalicioni i majtë të mos marrë shumicën e mandateve, edhe sikur rezultati i mandateve të dalë 70-70, LSI-ja nuk do të largohet nga koalicioni me PS-në,” tha Meta. Sipas tij, kjo është çimentuar me nënshkrimin e marrëveshjes së Shkodrës. Dhe Meta shtoi se ai dhe LSI-ja nuk kanë shkelur deri më sot asnjë marrëveshje zyrtare me ndonjë parti.
Gjithashtu ai shprehu bindjen e plotë se asnjë nga deputetët e LSI-së nuk do të bëjë atë që bëri deputeti Dritan Prifti në vitin 2009, kur shpalli përkrahjen e tij personale për Berishën si kryeministër, para se LSI-ja të merrte një vendim për koalicionin paszgjedhor.
Në lidhje me kryeministrin e ardhshëm të së majtës, Meta përsëriti refrenin se atë do ta përcaktojnë votat që do të marrë secila parti e koalicionit të majtë, duke parashikuar se LSI-ja do të kapë një koutë dyshifrore në 23 qershor.
Rezultatin më të mirë LSI-ja e ka arritur në zgjedhjet e vitit 2007, kur kapi si parti në rang vendi kuotën 9.2%. Në atë kohë, si tani, ishte në koalicion me PS-në.
E.Zaloshnja
Comments
Po mor batakçi dhe më 2009
<p>Po mor batakçi dhe më 2009 populli votoi kurse juve si i pa ngopur që jeni kaluat në Salistan</p>
Add new comment