FMN-ja pranon gabimin me vonesë: Greqisë desh ia morëm frymën

Postuar në 06 Qershor, 2013 13:01

E përditshmja financiare amerikane Wall Street Journal ka publikuar një raport të Fondit Monetar Ndërkombëtar, ku bëhet një mea culpa, gjë e rrallë për organizatën e drejtuar në ditët e sotme nga Christine Lagarde. “Austerity? No, thank You”, thuhet në thelb në këtë raport, dhe konkretisht ata e kanë me presionin që iu bë Greqisë, duke rrezikuar t’ia marrin frymën me shkurtime shpenzimesh, deficiti e borxhi, në një moment të vështirë ekonomik. Në fakt, Greqia ka kohë që është futur në rrugën që iu tregua e imponua nga Trojka (FMN, BE, BQE), e në këtë kuptim kjo mea culpa vjen si kofini pas të vjelit. Por ndoshta mund të vlejë për të korregjuar shenjestrën në rrethana të ngjashme në të ardhshmen.

Në fakt, BE-ja nuk bie dakord me këtë vërejtje, ndonëse kjo vërejtje i ka ardhur nga shumë zëra të përtej Atlantikut.

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by bbb (not verified) on

<p>Emo se kot bejne greket. Bejne sikur nuk kane para por secili nga 2-3 shtepia kane. Gjithe kjo loje qe bene greket ish me qellim qe BE ti falte ca borxhe. Ishte taktika etille per ta nxirre situaten...Pune grekesh....</p>

Submitted by jjj (not verified) on

<p>koment idioti</p>

Submitted by bbb (not verified) on

<p>Ti 2 fjale ke shkruar dhe dukesh cfare ....&nbsp; je...</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

Europa ka te njejtin qendrim me Ballkanin ashtu si ka ShBA me republikat e bananeve ne ameriken qendrore. Zgjohuni o njerez bashkepunimi e paqja me fqinjet sjell jete me te mire e te sigurt per te gjithe.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.