Meta shpjegon në Top Story pse fushatën e bën më vete dhe pse është i butë me Berishën

Postuar në 06 Qershor, 2013 16:43

Ilir Meta ka qenë në Top Story, dhe aty gazetari Balla i ka nënvizuar një vëzhgim të tijin, që është dhe vëzhgimi i të gjithëve. Dhe e ka bërë në formë pyetjeje: “Në fushatë kemi vënë re se nuk keni ndonjë kundërshtim të madh ndaj Kryeministrit Berisha dhe nuk keni ndonjë aleancë të madhe apo partneritet të natyrshëm me Edi Ramën. Duket sikur nuk jeni as në opozitë të vërtetë me z. Berisha dhe as në partneritet me z. Rama. A është e qëllimshme, rastësore apo strategjik ky shpjegim?

Përgjigja e Metës: “Natyrisht askush nuk duhet të presë që unë të akuzoj apo akoma më tepër të shaj z. Berisha për shumë arsye. Sepse e para, kjo nuk është se na ndihmon ne të evidentojmë më mirë qëllimet tona, prioritetet tona dhe ajo që i intereson vendit apo që i intereson qytetarëve. E dyta, nuk është shumë etike sepse deri para disa muajsh unë edhe kam bashkëpunuar me të. Ndërsa sa i takon raporteve brenda koalicionit mendoj se raportet janë mjaft konstruktive. Objektivat janë të përbashkëta, prioritetet janë të përbashkëta, ndërsa çështja pse e bëjnë fushatën vetëm dhe pse nuk e bëjnë bashkë, është më shumë e stisur. Sepse PBDNJ-ja që është në koalicion e bën fushatën më vete apo edhe partitë e tjera e bëjnë fushatën më vete?”

Re.Pu.

Comments

Submitted by tekniku (not verified) on

<p>Nauk e di c&#39;fare halli te shtyu ti kthesh krahet Berishes,por kam nje parandjenje se mund te puqeni prape bashke.Ai qe kurveron politikisht njehere mund te prostituoje per te dyten here,te treten,te katerten........</p>

Submitted by bbb (not verified) on

<p>Mu zu fryma nga servilizmi i papare i Sokol Balles(asnje pyetje nga tubliku i Twitterit, nderkohe qe nje nate me pare me Prifitn dhe Malajn beri te kunderten)&nbsp;dhe nga fudulleku i padurushem i Ilir Metes qe kur fliste i mabnte syte lart e nuk shifte njeri ne sy( kur ve fshatari kollare, hapi rruge...!)...por harron i gjori se nje cop hajdut eshte para syve te popullit pavarsisht cfare &quot;vendimi pafajsie&quot;&nbsp;i dhane gjykatat e Sales......Ilir Meta eshte si ai gjarpri qe e mban helmin te fshehur per ta hedhur kur eshte casti i duhur. Nje nate me pare. Dritan Prifiti tha se Meta e Berisha ende jane nen marrveshjen e 2009s, dhe se Meta luan teater me Edi Ramen pasi pret qe me 24 qershor te hidhet prapa tek kampi i Sales. Edhe vete sjellja e LSIse asnjehere opozite verbale&nbsp;ndaj Sales, tregon se hipoteza e Dritan Priftit eshte nje e vertete puro&nbsp;qe do provohet pas 23 qershorit...Pastaj Ed Rama te marri leckat e te shkoje ne Paris ku e pret tasi me makarona i emigrantit...pasi do tja lere ne kurriz Salen popullit edhe pr 4 vjet te tjera...Booo</p>

Submitted by landi (not verified) on

<p>plere</p>

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Fytyra të tilla duhet të hidhen në koshin e plerave</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.