Çështjen e 21 janarit Rama do ta ketë gjyle të lidhur pas këmbe

Postuar në 06 Qershor, 2013 12:32

Në Lezhë, Rama është ndodhur përpara dikujt që i ka bërë pyetjen: “Unë jam një nga ata që kanë bërë burg në 21 Janar. A do të ketë drejtësi për këtë ngjarje?” Në fakt, kjo çështje përbën një nga sfidat e mëdha të maxhorancës së re (nëse do kemi një maxhorancë të re). Aleanca me Ilir Metën, për shumëkënd, e ka komprometuar zgjidhjen e saj. Por Rama është shprehur i sigurtë: “Nuk do të ketë paqe në shpirtrat tanë, nuk do të ketë asnjë moment spostim vëmendje nga 21 janari, sa herë që do flitet për drejtësi në këtë vend”.

Pas këtij momenti patetik, ai është zhvendosur në binarë më racionalë: “Ne nuk do bëjmë prokurorin dhe gjykatësin, por do krijojmë të gjitha kushtet që 21 janari të gjykohet me drejtësi dhe gjithë ata që u përfshinë në vrasjen e të pafajshmëve, të shkojnë para drejtësisë. Ky është zotim solemn.”

Është e qartë se për të çuar para gjyqit e për t’i dënuar autorët e vrasjeve më 21 janar 2011 do duhet një klimë tjetër në sistemin e drejtësisë e një motivim i ri i prokurorisë.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

Mire po une nje pyetje kam, ne 21 janar te 2014 Rama me Meten do shkoj te vendosi lule ne bulevard?

Submitted by bbb (not verified) on

Zgjidhja e pyetjes qe beni ju eshte e thjeshte...Sipas marrveshjes se 1 Prillit, Meta disa jave para 21 janarit, do te mbaje koken e palare dmth nuk do ta laje koken per ca kohe, derisa 21 janari ta gjeje "kokepalare"

Submitted by pd-isti (not verified) on

po aman ore djema, po si do dergoje ne burg ky Ilir Meten? Gjysma, ne mos me shume, e deputeteve te ardhshem te PS-se jane gati te kalojne me Ilirin ne rast se ndodh rreziku. Jo per gje por mjafton nje arrest i pare i famshem dhe ndodh qameti, fillon Tangentopoli shqiptar. Arsyeja qe plot njerez, perfshire nje tufe komentues tek Respublica, ishin kundra marreveshjes se 1 prillit ishte pikerisht bllokimi qe kjo marreveshje i ben drejtesise per te pakten nje 10 vjecar. Turp ti vije Edi Rames e le te thote cfare te doje Muci ndryshe!

Submitted by bbb (not verified) on

“Nuk do të ketë paqe në shpirtrat tanë, nuk do të ketë asnjë moment spostim vëmendje nga 21 janari, sa herë që do flitet për drejtësi në këtë vend" …une do konsultohem vazhdimisht me Ilir Meten
"Ne nuk do bëjmë prokurorin dhe gjykatësin"….se ato do ti bejne perkatsisht Spartak Braho dhe Idhi Manjanka,
"por do krijojmë të gjitha kushte që 21 janari të gjykohet me drejtësi dhe gjithë ata që u përfshinë në vrasjen e të pafajshmëve, të shkojnë para drejtësisë…sidomos “besimi” na rritet dukshem me afrimin e LSI ne qeveri.
"Ky është zotim solemn"…ju betohem per koke te Ilir Metes, per koken e Ngjalave te Lalezit
"Edhe dëshmorët e 21 janarit, dhe viktimat apo të lënduarit e këtyre viteve, do t’i nderojmë duke bërë realitet ato gjëra për të cilat ata u vranë, u plagosën dhe u lënduan"…edhe pse per LSI ishin dhe jane kokepalare, i është përgjigjur kryekokpalari Rama

Submitted by AnonimTR (not verified) on

Z.Rama kur flasim per drejtesi aleanca jote me Ilir Meten tregon nje gje dhe vetem nje gje: qe nqs PS vjen ne pushtet dhe ti behesh kryeminister  do te jesh thjesht nje fotokopje e ish kryeministrave socialiste Meta,Majko,Nano.Asnje prej jush ne PS nuk ka as guximin e as deshiren te preke Berishen,Meten dhe familjet e tyre kriminale.

Submitted by Anonim (not verified) on

A do ta rihape Rama, sic ka premtuar, procesin e Ilir Metes? Si mund te pretendoje Rama se do te ndertoje institucionin e drejtesise kur ai me aleancen qe beri me Meten e ka kompromentuar ate pa marre akoma pushtetin?

Kush do e gjykoje Ramen dhe deputetet e PS qe provokuan dhunen para Kryeministrise? Institucionet e drejtesise qe do i mbushe me njerezit e tij?

A do ta rigjykoje Rama Gerdecin?

Po Sali Berishen dhe femijet e tij? Po Luzim Bashen?

Po Fatos Nanon?

Po shoket e tij qe u ka dhene lejet e ndertimit dhe kane lene binane ne mes pa ndertuar ne mes te tiranes, a do i denoje?

Po ...

Submitted by adi-ny (not verified) on

O Muc po cfare ka per tu quajtur moment patetik??  gjyle pas kembe deklaron Muci se dikush ben nje pyetje shume normale.  Ashti sic thua ne fund nuk qenka aq e veshire e patetike. ..mjafton te lesh drejtesine dhe prokurorine te bejne pune e tyre.

Submitted by liku (not verified) on

Po nuk u denua krimineli sali berisha per krimet e tij dhe krimineli lul basha üer krimet dhe mega vjedhjen ne rrugen durres kukes, Shqiperia nuk hyn kurre ne BE.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Zoti Rama mbas 23 qershorit në qoftëse këtë krim nuk e çonë në gjykim si ju dhe ministri i drejtësisë më mirë të shkojë në shtëpi se nuk mund të vazhdojë më kjo histori se kush do mund të bëjë çtë do të vjedhi apo të vrasi vetëm se vetëm ka ombrellë politikën ose të lidhur me politikën të ngelen të pa ndëshkuar BOLL MË

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.