Presidenti Nishani sot në Berlin. Askush nuk raporton. Aq më pak të pyesë, pse?

Postuar në 06 Qershor, 2013 07:17

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani zhvillon sot një vizitë zyrtare në Berlin. Lajmin e ka dhënë DW, por që ka gjetur fare pak jehonë në shtypin shqiptar. Ndërsa çdo vizitë e krerëve të partive, edhe kur vizitojnë ndonjë serë a panair jashtë shtetit ndiqet dhe me lidhje satelitore “live”, vizita e Nishanit duket se nuk “gudulis" askënd.

DW raporton se fillimisht ai do të takohet me presidentin e Bundestagut, Dr.Norbert Lammert dhe më pas me Presidentin, Joachim Gauck, në selinë e tij. Presidenti shqiptar do të ketë edhe takime të tjera me personalitet më të larta politike gjermane.

Qëllimi kryesor i kësaj vizite është thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në fusha të ndryshme si ajo politike, ekonomike, në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë, etj.

Po pse është atje?

“Ne duhet të shkëputemi nga modeli i donacioneve gjermane dhe të shkojmë drejt një modeli të ri të investimeve të bizneseve gjermane apo nga Gjermania në Shqipëri dhe në vendet e tjera të Ballkanit”, ka deklaruar për DW, presidenti Bujar Nishani. Motivi duket i lavdërueshëm. Puna është që edhe mediat e kanë me sa duket vështirë ta shohin si një aktor që mund të ndikojë në çfarëdolloj politike apo vizioni në këtë vend.

k.c.

intervista e plotë me DW:

http://www.dw.de/presidenti-i-shqipërisë-viziton-berlinin/a-16863170

 

Comments

Submitted by Anti-indiferenti (not verified) on

<p>Sepse ai nuk eshte President i asnje shqiptari. &nbsp;Per gjysmen demokratike te Shqiptareve ai eshte thjesht nje fshires kepucesh i Diktatorit, per gjysmen salihiste-komuniste ai eshte Jari dora jone, qe firmos letrat qe shkru Doktori, i bicim sekretari i besum.</p>

Submitted by Bard (not verified) on

<p>[Nje president te tille] .... veç ne shqiptaret mund t&#39;ia lejojme vetes; me fal, eshte nje shtet tjeter po kaq luksoz ne lidhje me presidentin: Kosova....</p>

Submitted by riza (not verified) on

<p>Po keta gjermanet (deleted) jan qe meren me lajme per Nishanin!!!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.