Shënim: Berisha e Basha janë duke bërë një lojë të rrezikshme

Postuar në 05 Qershor, 2013 08:33

Para ca ditësh, në një takim me banorët e Kamzës, Berisha u është drejtuar këtyre të fundit me fjalët: “Rama ju ka quajtur shpellarë juve, dhe prandaj ai nuk e meriton votën tuaj”. Në fakt, nuk rezulton që Rama ta ketë thënë këtë gjë. Askush nuk ka nxjerrë nga arkivat ndonjë frazë të Ramës që përcjell këtë mesazh. E prandaj, një propagandë e tillë është me natyrë thellësisht përçarëse.

Por Berisha është i vendosur të ecë në këtë rrugë, me sa duket. Sot ka dalë fajkoi i tij, Lulzim Basha, që këtë herë nuk e ka mendjen tek votat e veriorëve, por te votat e myslimanëve. Ai sot ka synuar ta armiqësojë Ramën me myslimanët. “Rama për 11 vjet zgjodhi të mos e ndërtojë xhaminë dhe [ky fakt] lind nga paragjykimet që ky njeri ka për Komunitetin Mysliman”, është shprehur Basha.

Kjo propagandë elektorale është shumë e rrezikshme. Zotërinj politikanë, komunikoni me zgjedhësit, e lërini mënjanë gegët, toskët, myslimanët apo të krishterët!

 

M.N.

Comments

Submitted by skelari migrues (not verified) on

Luli vertete qe vjen nga Hollanda, por ka dhe nje dhunti te papare, eshte me i rrjedhshem se uji...dhe kesaj rradhe, forma e enes qe kane hedhur Lulin, quhet Sali. Por Luli harron qe uji i perdorur shkon ne...
Per Saliun cte thuash? Me duket se ishte po ky qe (desh) na shpuri ne lufte civile, qe shkel cdo ligj dhe norme shoqerore, qe vrau civile dhe shkaterroi edhe ate pak shtet qe kishim, brenda nje jave...nuk e di, por mendoj se ky eshte lakmuesi qe tregoi se ne cfare faze emancipimi jane grupet e shoqerise shqiptare. Kjo percarja qe po ben tani me duket rrjedhe logjike e veprimeve te tij. Une pres edhe me keq.

Submitted by Albi (not verified) on

<p>O Muco, nuk kane nevoje fare te degjojne gje nga goja e Rames ata. Mjaftojne te shohin kete faqen tende, faqen e Meros, e te shohin se si shahen &quot;maloket, cecenet, vucidolsit&quot; etj per ta kuptu qe thelle thelle ketu akoma beteja eshte ne vija sektare e jo ideologjike.&nbsp;</p>

Submitted by Mali i Zi (not verified) on

<p>mjafton te lexosh Kurbanin dhe verteton pikpamjet e Rames per shtresat krahinore ne Shqiperi</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.