101-vjetori më i rëndësishëm se 100-vjetori…

Postuar në 03 Qershor, 2013 08:58
Eduard Zaloshnja

Nisa të shkruaj disa rreshta rreth debatit rrotacion apo abstenim, të nxitur së fundmi nga Fatos Lubonja, por fjalët që po shkruaja ishin pothuaj identike me ato të një shkrimi të para një viti. Për të mos përsëritur vetveten, po e riprodhoj atë, pa i hequr asnjë presje.

Deri më 28 nëntor të këtij viti [2012], kur mbushen 100 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, probabiliteti që të regjistrohet një rotacion i dytë normal pushteti me zgjedhje demokratike në këtë vend është praktikisht ZERO. Ndërkohë, në çdo shtet të Europës që ka ekzistuar para 1990-ës, janë regjistruar të paktën dy rotacione paqësore pushteti me zgjedhje normale demokratike të ndodhura njëra pas tjetrës. Dhe në shumicën e tyre janë regjistruar me dhjetëra...

Shqipëria e ka shansin në qershor 2013, për të regjistruar dy rotacione paqësore pushteti me zgjedhje normale demokratike të ndodhura njëra pas tjetrës. Pra, vetëm në 101-vjetorin e Pavarësisë së tij, vendi ynë mund t’i bashkohet klubit të vendeve europiane që përdorin rregullisht këtë mekanizëm për rotacionin e pushtetit.

Por, në qoftë se zgjedhjet e qershorit të 2013-ës nuk do të jenë të lira e të ndershme ose, në qoftë se ato nuk rezultojnë me një rotacion pushteti, Shqipëria ka gjasa të ecë në gjurmët e shembullit afrikan të Mugabes e jo të atij që ekziston me dekada, për të mos thënë me shekuj, në kontinentin tonë (Mugabe, pas 32 vjetësh në pushtet, po kandidon përsëri për president të Zimbabves, në moshën 88-vjeçare...).

Duke evokuar shembullin e Zimbabves, si vend që nuk realizon rotacion pushteti me zgjedhje demokratike, në fakt, i bëhet një padrejtësi vendeve si Singapori, i cili, gjithashtu, nuk e ka bërë këtë gjë për dekada e dekada të tëra. Zimbabveja ofron ndoshta rastin më të keq të efektit të mosrotacionit të pushtetit në zhvillimin ekonomik, por Singapori, nga ana tjetër, ofron shembullin e një zhvillimi meteorik ekonomik disadekadësh, në kushtet e mungesës së rotacionit të pushtetit me zgjedhje demokratike.

Në fakt, në literaturën e zhvillimit ekonomik, rasti i Singaporit konsiderohet si përjashtim nga rregullsia e vënë re në ndërvarësinë pozitive afatgjatë mes demokracisë dhe zhvillimit ekonomik. Partizanët e tezës së kësaj ndërvarësie theksojnë se, në afate të gjata, vende që nuk realizojnë rotacion pushteti me zgjedhje demokratike ose janë të destinuara që të dështojnë eventualisht në zhvillimin ekonomik, ose janë të detyruara të adoptojnë demokracinë si mekanizëm të ndërrimit të pushtetit, për të vazhduar zhvillimin ekonomik. Shembujt që ata sjellin në mbështetje të kësaj teze janë Bashkimi Sovjetik, vendet e Europës Lindore, Tajvani, Korea e Jugut etj.

(Profesorët Doucouliagos dhe Ulubasoglu të Universitetit Deakin në Australi, nëpërmjet një metaanalize ekonometrike të 470 të dhënave nga 81 studime ekonomike, kanë provuar statistikisht se ndërvarësia mes demokracisë dhe zhvillimit ekonomik është me shenjë pozitive, por magnituda e ndërvarësisë ndryshon sipas kontinenteve).

Pas kësaj paranteze teorike, le të kthehemi te 101-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, aty ku e nisëm këtë analizë. Nëntori i 2013-ës me një Berishë të rimandatuar në krye të qeverisë, me apo pa zgjedhje të lira e të ndershme, do të shtronte rrugën për një mandat të katërt, të pestë, e të n-të të tij. (N-ja do të ishte në varësi të vendimit që do të bëjë i Gjithëfuqishmi Atje Lart mbi qëndrimin e Berishës në këtë botë).

Gjasat qe ky skenari te materializohet, ne qofte se Rama i humbet zgjedhjet, janë të mëdha, sepse një humbje e tij (me apo pa manipulime) do të krijonte në partinë më të madhe të opozitës, në rastin më të mirë, një dobësim të ndjeshëm të saj dhe, në rastin më të keq, një frakturë të fortë. Ndërkohë, klani politiko-ekonomiko-mediatik i udhëhequr nga Berisha do të fuqizohej së tepërmi, duke tërhequr drejt vetes edhe politikanë, biznese e media që ende nuk janë të përfshirë në të. Kjo do të krijonte kushtet për një rimandatim tjetër të Berishës në 2017-ën, e kështu me radhë...

Pyetja më e rëndësishme në këtë rast hipotetik është nëse Berisha do të ndjekë shembullin e Mugabes apo të Li Kuan Jesë (kryeministri i parë i Singaporit të pavarur – biri i tij është aktualisht kryeministër).  Mugabe, pas ardhjes në pushtet, promovoi politika ekonomike që stimuluan rritjen e ekonomisë zimbabviane, por më vonë, për hir të ndenjjes në pushtet, përçau popullsinë e zezë me atë të bardhë në lidhje me pronësinë e tokës, gjë që e futi vendin në një krizë të thellë ekonomike.

Ndërsa Li Kuan Je promovoi një shtet të fortë që i jepte përparësi mirëqenies kolektive (pavarësisht nga përbërja heterogjene etniko-racore e popullsisë) mbi të drejtat individuale të shtetasve. Si rezultat, Singapori, me një popullsi të krahasueshme me Shqipërinë dhe Zimbabven, renditet sot nga Transparency International si vendi i dytë në botë me më pak korrupsion (pas Finlandës) dhe nga FMN-ja si vendi i tretë për të ardhurat më të mëdha për frymë sipas fuqisë blerëse (pas Katarit dhe Luksemburgut). Por, nga ana tjetër, revista The Economist e rendit Singaporin si një vend me demokraci hibride në Indeksin e Demokracisë (njësoj si Shqipërinë dhe Zimbabven).

Duke gjykuar nga mënyra e qeverisjes së Berishës para dhe pas vitit 2000, të krijohet bindja se stili i tij qeverisës është shumë më i afërt me atë të Mugabes se sa me të Li Kuan Jesë. Përçarjet krahinore dhe politike (instrumeta mugabianë) kanë qenë për Berishën më të parapëlqyera se kohezioni dhe mirëqenia kolektive e popullsisë (instrumenta likuanjeane). Dhe kur një njeri nuk ka ndryshuar deri në 68 vjeç, nuk duhet patur shpresë se mund të ndryshojë pas kësaj moshe...

Po një rotacion pushteti në qershor 2013, a do t’i krijonte Shqipërisë shansin për të ndjekur rrugën e Singaporit? Gjasat janë të vogla. Por, sidoqoftë, mund të shpresohet se do të ndjekim shembullin e vendeve të Europës Lindore, ku rotacionet demokratike të pushtetit, diku më shumë e diku më pak, janë shoqëruar me zhvillim të pranueshëm ekonomik dhe me forcim gradual të shtetit të së drejtës.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

101-vjetori më i rëndësishëm se 100-vjetori dhe 102-vjetori me i rendesishem se 101-vjetori.

Submitted by Anonim (not verified) on

Edhe nje here:

Zaloshnja perserit pa kufi se Lubonja kerkon abstenim. Le ta shohim konkretisht:

ABSTENIM m.

1. Veprimi sipas kuptimit te foljes ABSTENOJ. Abstenimi i disa anëtarëve. E drejta e abstenimit.
2. Qëndrim as «po» as «jo» gjatë votimit për një çështje, votë që nuk jepet për asnjërën zgjidhje. Abstenime s'ka.

Imagjinoni fleten e votimit, nje flete me numra dhe opsionet po dhe jo.

pra:

Nr. 44 -> Po /Jo

Nr. 29 -> Po/Jo

Lubonja thote hiqini kryq, Jo per te dyja. Konkretisht:

Nr. 44 -> Jo

Nr. 29 -> Jo

E kuptove Zaloshnja? Jo abstenim as po as jo. Por qartesisht JO!

Te lutem, botoje komentin tim, se perndryshe ti je me diktator se Berisha qe te le ty te lire te manipulosh e genjesh pa u shqetesuar 24 ore tek Respublika dhe falangat e saj, por komentet qe te kritikojne ty nuk i boton.

Submitted by respublica (not verified) on

KUR MERR PJESE NE VOTIM DHE NUK VOTON PER ASNJEREN NGA PARTITE NE GARE (ASNJERIN NGA OPSIONET E OFRUARA NE VOTIM), QUHET ABSTENIM. KUR NUK MERR PJESE NE VOTIM QUHET MOSPJESMARRJE NE VOTIM. LUBONJA ESHTE PARTIZAN I SE PARES. TI VERJA EMRIN SI TE DUASH, POR VEPRIMI DHE EFEKTI I TIJ CON UJE NE MULLIRIN E SHNDERRIMIT TE BERISHES NE MUGABE!

Submitted by Anonim (not verified) on

Je ti ai qe i ve emrin gjerave si te duash, sepse je me mision.

Une jam qytetar, dhe nuk eshte detyra ime te garantoj pushtetin klases politike. Une kerkoj dinjitet, nje ekzistence qe ma garanton kete dinjitet, hapesiren e lirise time qe ma garanton kushtetuta. Ti je ketu per t'i sherbyer Edi Rames, jo mua, qytetarit, jo interesave te mia dhe femijeve te mi. Ti je antipodi i militantit te Sali Berishes, qe nuk punon per mua dhe dinjitetin tim, por pushtetin personal e te klanit qe i sherben. Ti je ketu per te siguruar shifrat qe sigurojne vazhdimesine e ketij sistemi qe ja ka marre frymen dhe dinjitetin qytetarit, mua, dhe ketij vendi. Une jo, une jam ketu per te mbrojtur interesin tim. Dhe kete interes e mbroj brenda opcioneve qe me ka dhene sistemi demokratik: te votoj ose abstenoj (nuk shkon fare ne votim). Une shkoj te votoj dhe i jeq kryqin kesaj klase politike. Kjo eshte protesta ime, menyra ime per t'i thene kesaj klase politike qe:

MJAFT ME me JU , U lodhem duke JU Degjuar
MJAFT ME me JU , MJAFT na keni Turperuar ...
HEJ HEJ , kjo eshte koha ku NUK DUROHET DOT ME ,
kjo eshte koha KU NUK HESHTIM DOT ME ,
ME NJE POPULL QE NUK BEN DOT ZE ,
NE NJE TOKE QE NUK MBAN DOT ME !!!!!!!!!

Submitted by Bard (not verified) on

Kontribuesi me i madh ne skepticizmin masiv eshte Edi Rama. Vetem nje kryetar si ai, pas 8 vitesh qeverisje te kalbur te Berishes, mundet te diskutoje akoma nese do te humbe apo do te fitoje, dhe per kete arsye detyrohet te marre peshqesh nga qeveria me e korruptuar e historise, pjesen me te ndyre te saj. Nuk do te reshte ky skepticizem dhe refuzim kolektiv per te votuar, as para, as pas zgjedhjeve, derisa kostot i kemi marre parasysh: Nje qeveri e sterkorruptuar do te qeverise pas 23 Qershoritm ne te dy variantet e rezultatit te zgjedhjeve. Fitorja e Rames veç e shtyn ne kohe, perplasjen e qytetareve me sistemin qe po u gerryen jetet dhe te ardhmen.

Submitted by Saimir (not verified) on

Bard jam dakort me ty ne planin moralpo kam idene se ne hapesiren shqiptare vetemmoral nuk ka. Nuk mund te kerkosh moral ne nje popull qe nuk e di se nga bie kjo fjale. Eshte pikerisht ky popull qe i dha voten berishes ne 2005 edhe pse beri 97. I dha voten berishen ne 2009 edhe pse beri gerdecin. I dha voten lulzim bashes, alias beished, edhe pse vrau ne 21 janar dhe njekoehesisht i dha rreth 100 mije vota ilir metes edhe pse doli me bllok ne dore.  Atehere si thua ti qe meqenese populli jone nuk ka moral ti duhet te vazhdosh me terma morale dhe ne fund te thuash une humba keshtu qe skam cfare te bej. Kjo eshte tej kufirit real pra mbetet thjesht ne kuadrin teorik por zakonisht jo cdo gje qe funksionon ne teori eshte e mire dhe ne praktike dhe kam idene se kjo gje per popullin shqiptar trim e liridashes, qe as trim eshte dhe as lirisdashes eshte, eshte mese e vertete. Popull i tredhur pa ide dhe respekt per veten por ka qejf te drejtohet si dele

Submitted by Bard (not verified) on

"Atehere si thua ti qe meqenese populli jone nuk ka moral ti duhet te vazhdosh me terma morale dhe ne fund te thuash une humba keshtu qe skam cfare te bej"--Po, pikerisht kete mendoj, nje lider opozite qe nuk krijon dot model qeverisje qe ta munde Berishen ne menyre plebishitare, eshte humbes by definition. Duhet thjesht te pirdhet e t'i leshoje vendin tjetrit, ne vend qe te loze me rregullat e Berishes lojen e tij. Na eshte bere rregull qe meqe nuk e mundim dot Berishen, behemi si ai, pazarxhinj, autoritar, te korruptuar dhe e mundim. Po cili eshte qellimi i kesaj? Rotacion per hir te rotacionit? Jo faleminderit, nuk e pi...

Submitted by Anonim (not verified) on

Edhe dicka,

ajo qe te kompromenton ty misionin, qe te shnderron ne nje manipulues te publikut, nje nga te shumtet qe popullojne median, eshte se ti perpiqesh te sabotosh idete dhe mendimet e Lubonjes (mund te ishte edhe dikush tjeter, por ti i je qepur Lubonjes se ja ke frike integritetin dhe terheqjen e publikut ndaj ketij integriteti).

Ti nuk je analist i realitetetit dhe ty realiteti, hallet e njerezve, hallet e mia nuk te interesojne FARE! Ty te intereson vetem nje gje: te mos lesh te humbase as edhe nje vote per Klientin tend,  te pastrosh rrugen nga cdo lloj nderhyrje qe mund te te prishe ty dhe klientit tend politik hesapet elektorale. Per kete ti je gati te shpikesh terma dhe realitete.

Ky nuk eshte nje debat mbi idete, mbi programe, mbi vizione apo mbi te ardhmen - gje qe pritet nga nje analist apo media. Ti thjesht ke shartuar realitete e fakte te qemtuara e seleksionuar, qethur e qepur te tilla  qe t'i sherbejne vetem nje misionit tend. Ne fakt, e gjithe Respublica nuk ben asgje tjeter, por krijon realitete, manipulon imazhe e krijon imazhe qe nuk bejne gje tjeter vetem se perpiqen te sigurojne llogarite elektorale te klientit te saj duke e shnderruar ne nje karikature te emrit qe mban.

Submitted by Albi (not verified) on

Po rri o burre mos u tall kot tani, te ishe aq moralist ti gjate kater vjeteve kishe bere dicka qe ta coje opoziten drejt nje rruge me te dreje. Ti ke heshtur sa here qe Rama ka bere diktatorin ne parti, e tani vjen e na thua qe kerkon vetem ndryshim.

Submitted by Rrofeshate (not verified) on

Anonim: Ne vendin tone ka tipa te tille analistesh.

c. Analiste partiake te cilet jane afiluar nje partie dhe mundohen te bejne sofizma qe here ia qellojne e here jo. Shembuj te tille jane fjala vjen Lorenc Vangjeli dhe Artan Hoxha. Per keto tipa kam respekt sepse fundja ai e deklaron si eshte dhe nuk e mohon faktin qe eshte i afiluar madje nuk e fsheh as ndjenjen edhe pse si specie jane te peshtira.

b. Analiste legena (ne plot kuptimin) te cilet jane me se shumti hipokrite dhe qe ne shumice jane anti berishista, jo se kane hall sistemin por se kane hall vetem Berishen. Ndaj mbeshtesin ke tu dale para, bejne engjell kedo (imagjino e bene dhe Kokdhimen te tille) vetem e vetem se nuk durojne dot tjetrin qe e ka emrin Berisha. Ato nuk jane aspak te ndershem edhe as te sinqerte duan vetem te shuajne inatin qe i zien brenda dhe ky inat ka emrin Berisha. Jam i bindur qe po te vijne ne pushtet keto farelloj analistash do bejne ate qe ben Fahri Balliu me shoke...dmth do jene si Mero Baze para se te ndahej me Berishen, me troc do jene larva dhe sherbetore klloun te pushtetit. Kjo eshte specia me e piset qe ekziston...manipulatore mendjesh dhe idesh, transformues dhe frymezues diktaturash dhe sistemesh qe nuk funksionojne per qytetarin por per interesin personal dhe inatin personal.

a. Analiste me integritet. Keto quhen derdimena, degjohen nga te gjitha palet pelqehen nga te gjitha palet ama mendimet e tyre disave u hyne ne zemer dhe dashurohen prej te vertetes qe degjojne, te tjereve u sherben per te kuptuar se kane dhe ato ndergjegjie qe i kerkon te verteten, ka te tjere qe s'i honepsin dot sepse e dine  te verteten por s'e pranojne. Keto analiste nuk kane per qellim famen, por drejtesine dhe pikerisht kjo eshte arsyeja qe te dytet i urrejne. Nuk kane qellim pushtetin por te verteten kjo eshte arsyeja pse te paret s'i honepsin. Nuk kane per qellim turmen por idealin dhe turma terhiqet nga ideali, drejtesia dhe e verteta ndaj te dytet bejne cmos per t'i zhdukur ndersa te paret bejne c'mos per t'i nxjerre jashte kohe.

Fatkeqesisht ne vendin tone nga grupi i fundit nuk kane mbetur shume....nga te paret ka disa ndersa te dytet jane shtuar me bollek. Thone qe diktaturat thellohen kur kemi kesi lloj speciesh.

Submitted by Iluministi (not verified) on

Rama apo Berisha? Kjo eshte sfida në thelbin e saj (duke abstraguar nga gjithëfarë komentesh, dëshirash apo diversionesh, si dhe duke abstraguar, per me shume, nga kufizimet apo mangesite qe ka shfaqur opozita hera-herës).

Nese ata qe aspirojne status quo-ne, në mungese të argumenteve që justifikon zgjedhjen e tyre, komentojne per Berishen dhe nuk pranojne asnjë argument qe i referohet te vertetes, kjo nuk ka perse te zbrapse gjithe të tjeter që, me sa duket, janë pjesa më e madhe e votuesve shqiptare, të pushojne së argumentuari rreth nevojes - domosdoshmeri për rotacion.

Zaloshnja nuk se i bën fresk opozitës. Ai eshte intelektuali që aspiron ndryshimin, si një nga mekanizmat që forcojne demokracine dhe zgjerojnë permasat e lirise. Lodhen kot "vogëlushët", qofshin dhe ne muzgun e jetes së tyre fizike, që perpiqen të lozin me atributet dhe personalitetin e Ed Zaloshnjës. Si dëshimtar autentik i asaj pjese të ndritur të veprimtarise së tij, në fillimet e demokracisë,  ndjehem mirë për qartesinë dhe lagpamesine e këtij intelektuali modest në pretendime, shembullor në perpjeket e tij për nje jetë me të mire, për të gjithe. Ai i ben nder komunitetit të studiuesve dhe publicisteve, me pranine dhe kontributin e tij, për të qartësuar mendjet dhe për të identifikuar kahen e zhvillimit të deshiruar.

Sa i takon shkrimit, eshte këmbanë alarmi për të gjithe, që nesër të mos themi nuk e dinim.

Zaloshnjës, përgezimet e mia!

Submitted by Bard (not verified) on

Njerez, beni pak autocensure, edhe pak me shume se dy jave na ndajne nga Finalja e Madhe. E keni shendrruar Respublica-n ne nje blog anti-Rame, mos shani me se po humbi hajde e duroi pastaj Vilajet Qyrket qe  sorollaten lart e poshte per te gjetur renegate e tradhetare. Une per vete deri me 23 Qershor, nuk flas me, ose edhe nese nuk duroj dot pa folur, do rrej; do te them: Rofte Edi Rama; Rrofte Rilindja;Rrofte opozita;Fitorja eshte e sigurte; Saliu do paguaje per te gjitha te keqiat qe i ka bere ketij vendi.....Keshtu me keni deri me 23 Qershor...

Submitted by Albi (not verified) on

Submitted by fdfggrsjts (not verified) on

o administrator, mos ia boto komentet ktij altin goxhajt, se eshte bere vertet i bezdisshem

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.