Sandër Lleshi: “Më kanë shkarkuar; jam i habitur; nuk i di arsyet”

Postuar në 29 Maj, 2013 03:00

Lajmin mbi shkarkimin e gjeneral Sandër Lleshit nga detyra e zv. Shefit të Shtabit të Përgjithshëm me dekret presidencial e ka publikuar qysh dje Tema online. Dekreti është nënshkruar qysh më 21 maj, por nuk ekziston asnjë gjurmë e tij në websitin e Presidencës, thuhet në gazetën e Mero Bazes, dhe po aty saktësohet se “nuk janë dhënë motivacionet e shkarkimit”.

Është i vërtetë lajmi? Po, e pohon vetë Sandër Lleshi, që citohet prej Temës: “Është e vërtetë që Presidenti i Republikës ka nxjerrë një dekret, nëpërmjet të cilit urdhërohet lirimi im nga detyra. E vërteta është se më këtë dekret unë jam njohur në mënyrë jozyrtare, thuajse në rrugë informale. Nuk di ç’të them. Jam krejtësisht i habitur për sa ka ndodhur. Veç faktit se ekziston një dekret i tillë, nuk mund të them asnjë tjetër.” Nuk del e qartë se ç’kërkon të thotë Lleshi me “mënyrë jo zyrtare, e rrugë informale”.

Sandër Lleshi ëhstë gjeneral, por shpesh është identifuar shpesh nga media edhe si beniamini presidencial i Ismail Kadaresë.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Gjergji (not verified) on

Vendin tone e nderojne njerez si Sandri.

Me siguri do kete debatuar per menyren skandaloze qe po drejtohet ushtria,se nje person si ai nuk mund te pranoje skandalet dhe korrupsionin galopant qe po ndodh aty.Dhe me menyra bizantine ne mes te fushates dhe ne menyre informale dhe pa e publikuar ne website te presidences i komunikohet lirimi.

A nuk ju ngjan ky lirim me pallatin shumekatesh qe Basha po i nderton Kadarese para dritares se tij mu ne mes te Tiranes........

Submitted by Ritter (not verified) on

Jejome ne nje sistem ku komandantet jane Xhozi, Nul Moka, Jari... turp i madh per kete palo demokraci.

Submitted by AnonimDURIM (not verified) on

ka motiv politik po un them qe sandri duhet te ndjek rrugen ligjore dhe te padis ne gjuykate kete vendim te prsidentit

Submitted by Ushtaraku i terbuar (not verified) on

quo vadis ushtria shqipetare,

si ushtarak i FA, e them me bindje qe Gjeneral Sander LLESHI eshte ushtaraku me pregatitur i Forcave te Armatosura duke pare dhe CV e tij. i drejtohem te gjithe ushtarakeve qe te ngrejme zerin per kete padrejtesi qe po behet. Gjeneral lleshi nuk eshte vetem nje epror, por mbi te gjitha nje koleg , drejtues dhe shok shume  mire. ne ushtareket jemi kthyer ne mumje qe nuk solidarizohmi ne te tilla situata dhe uniteti i ushtarakut apo si thone atje ku gjeneral Lleshi ka studiuar " Die Kameradschaft" tek ne nuk ekziston por strukemi ne gucken e rrobes dhe shume prej nesh ferkon duart dhe ulet ne kafene dhe bisedojne si plakat qemoti. eshte nje humbje per ne te gjithe qe te mos kemi privilegjin te punojme dhe me nje figure te artit ushtarak modern ushtrise tone. turp

Submitted by burbuqja (not verified) on

FORMA E SHKARKIMIT TE GJENERAL LLESHIT;

Aldo Bumçi ia ka kerkuar Berishes dhe Berisha i ka dhene urdher Nishanit...

Kjo, per shkak te miqesive te Sandrit me Mark Markun, Ardian Ndrecen, Agron Gjekmarkajn, und so weiter.

Ka shume gjasa qe ky grup te krijoje nje parti me mbeshtetje nga Vatikani.

Kaq per sot.

Submitted by Tani Babaxhani (not verified) on

Pse çfare kujtoi gjenerali se do ndalej Berisha para tij! Berisha eshte ne gjendje te marre qe tashti kater pese mesues filloreje, agronome, teknike kompjuterash dhe ti beje menjehere gjenerale, prej atyre qe thone lepe-peqe, jo gjenerale qe s'e qasin. Edhe mua me hoqen nga puna pse gruaja time tha se Edi Rama eshte me i gjate se Berisha, pse e interpretuan ne sens metaforik... me i gjati, me i mençuri, me i miri, me i dashuri s'mund te jete veçse ai, udheheqesi yne i dashur, nga fitorja ne fitore, nga autostrada ne autostrade etj etj. Hajt njatjeta tashi.

Submitted by Anonim (not verified) on

Sandri pershendetje. Mbetesh shok i mire. Nuk mundet qe djali i mencur i Mbrojtjes Ajrore te lundroje ne uje te ndotur. Kam besim se ujerat do te kullohen

Submitted by Titi (not verified) on

Ne gjuhen kishtare do t'i drejtohesha vorbulles se Sandrit: ''abemus pensionatum''!

Sepse ne nje interviste te para disa koheve Sandri fliste me gjuhe kishtare, dhe e krahasonte Shqiperine ne NATO si anetare te nje organizate kryqtare, ky palodoktoruc me CV carcaf (sepse nuk ka mbetur malok pa CV sot) qe edhe Lek Plepi mund ta kete ndonje te tille, duhet te dije se Turqia eshte forca e dyte ne NATO dhe nuk eshte shtet katolik. Aq me teper qe SHqipera sikurse edhe organizata e OTAN-it jane qe te dyja laike.

Burbuqja me siper tregonte per marrjen pjese te Lleshit ne politike katolike, pra le te krijoje nje parti te tille dhe do t'i thosha (sikurse edhe ai e perdor kete fjale) Alelujah  gospode Lleshi.

Submitted by Tani Babaxhani (not verified) on

O Titi, po lere mo llatinishten, futja myzeqarshe me mire, se te vjen me mbare. Nga na e nxore Turqine force te dyte ne NATO more malukat, kush ti tregon keto gjera Saliu? Shko futja me mire nje teke raki ke hani i fshatit dhe do te ndihesh me mire.

Submitted by Anonim (not verified) on

Po nga na doli kjo CV kaq e pasur e ketij gjeneraluci?.. Ah, po, nga toger apo kapiten ne Vore shpejt e pa veten nenkolonel... Kjo edhe fale "dhurates" qe i beri ne ate kohe komandantit  S. Lushaj. Njeri qe i ka katapultuar pozicionet e veta ne hierarkine ushtarake vetem me me kete rruge. Kujtoj qe ky ka pervec diplomen e Akademise Ushtarake "Skenderbej" edhe vetem nje gjysem diplome "te fituar" ne Hamburg dhe asgje me teper... Te tjerat jane vec dhe vetem sajesa te tij... Suksese gjeneraluc ne rrugen tende...

Submitted by Albina (not verified) on

11 pyetje për zotin SandërLleshi.

Zoti LLeshi,

Për të të ndihmuar në idenë tënde se “Atdheu është në rrezik”, po të drejtoj 11 pyetje.
1. Si katolik që je, a e di thënien e famshme “Hable ahora o que callepara siempre”?
2. Si ish komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes për afro 5 vjet, a e di,të paktën sot, se sa vjet duhet për të arsimuar një oficer, (1, 2, 3, 5, X)?
3. A mendon se ke shkelur ligjin, kur ke përfituar nga ushtria, në të njëjtën kohë, dy objekte, qera banese dhe kredi?
4. A të vret ndërgjegjja kur kolegët e tu nuk kanë mundur të përfitojnë asnjë nga këto të treja?
5. A funksionoi ndonjë ditë sistemi i ngrohje/ftohjes në ndërtesën e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, tenderimi i të cilit i bërë nga ty si komandantisaj, kushtoi mbi 700 milionëlekë?
6. A e di se sistemi i ruajtjes dhe vëzhgimit me kamera në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, i tenderuar nga ty, ka kushtuar më shtrenjtë se ai në Pentagon, apo në shtabin e NATO-s në Bruksel dhe nuk ka funksionuar as edhe një ditë?
7. Për çfarë meritash vëllai dhe motra jote punojnë në ushtri?
8. Gjatë kohës që ke qenë komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, a ke hyrë ndonjëherë në ndonjë orë mësimi?
9. Me urdhër të kujt dhe për sa kohë ke qëndruar në ambasadën gjermane, nëMaqedoni, në ditët më të këqia të shqiptarëve,në vitin 1997?
10. Vërtet mendon, se ashtu si ia prishe mendjen Kadaresë, për njëfarë kohe, me përralla gjermane, mund të mashtrosh edhe ushtarakët e thjeshtë shqiptarë?

11. Kush është më i rëndësishëm për ty, një thi mbi Grykën e Matit, apo një njeri prej jugut të Shqipërisë?

Albina

Submitted by thiu (not verified) on

hahahahahaha, me shkrive Albina. Ti duhet te jesh ose ish gruaja e Sandrit qe i di kaq mire keto gjera, ose ndonje burre, dmth ndonje vartes i Sandrit qe ta ka marre shpirtin e te ka bere zbor. Ausgezeichnet Albina. Hahahaha, nje oficer shqiptar qe di gjermanishten, tamam per nje novele te Kadarese. Hahahahahaha...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.