Topi i kundërpërgjigjet Lubonjës në distancë: Alternativa ndaj abstenimit është numri 66…

Në një shkrim të sotëm në gazetën Panorama, Fatos Lubonja argumentonte se alternativa më e mirë në 23 qershor është vënia e një kryqi të madh të gjithë fletës së votimit. Nga Elbasani, Bamir Topi iu kundërpërgjigj sonte Lubonjës (pa iu referuar atij), duke u bërë thirrje votuesve që të mos qëndrojnë indiferentë, sepse abstenimi është sëmundja më e rëndë e demokracisë.
“T'i kthejmë ditët e fushatës zgjedhore në një ortek komunikimi me të gjithë banorët për të votuar numrin 66, që është numri i FRD-së në fletën e votimit”, tha Topi.
Këto fjalë Topi i tha në takimin entuziast të Frymës së Re Demokratike në Elbasan, ku prezantoi kandidatët e saj për këtë qark. Lista e FRD në qarkun e Elbasanit kryesohet nga Artin Kovaçi, ish-sportist dhe përfaqësues i qytetarisë së vjetër elbasanase.
“FRD është për një shtet të fortë dhe demokraci reale, në mënyrë që t’i mundësojë Shqipërisë anëtarësimin në Bashkimin Europian,” tha Kovaçi në fjalën e tij.
E.Zaloshnja
Comments
Lubonja nuk ka thene

Lubonja nuk ka thene abstenoni. Lubonja ka thene votoni, po verini kryqin fletes, pra hiquani vizen te gjitheve.

Kryqin fletes!

Një kryq fletës, si

Një kryq fletës, si adoleshentë rebelë, flokët e gjata, e të këndojmë këngën e filmit 'Flokët'. Pasnesër kamzhikun kokës nga Sala, po ç'rëndësi ka fundja.

po cfaj ka Lubonja se ti ke

po cfaj ka Lubonja se ti ke zgjedhur kamzhikun e Edit dhe ne vend te muzikes se filmit Floket ate te Ra Sala nga Fiku? Ai i ziu po te sygjeron te luftosh per nje te ardhme pa kamzhike.

Të luftoj me kryqa letrave.

Të luftoj me kryqa letrave. Po bëni më ç'të doni. Po më po, kamzhiku i Ramës, sa herë që dikush del kundër Salës, ose është si Sala, ose më keq se ai, më mirë s'bëhet ndonjë.

O Bamir Mavria...Po dopio

O Bamir Mavria...Po dopio gjata(numrin 66) prap ty ta ngecen??

Do silleni nga do silleni,

Do silleni nga do silleni, dhe rotacion pas rotacioni, aty do pwrfundoni, duke i vwnw kryqin jo vetem votes, por gjithe klases politike. Por me nje efekt te vogel anesor: Deri atehere, shumices prej nesh do t'i kete rene lesht e kokes, dhe Lubonja si ideator i kesaj levizje mbase nuk do te jete me. Ky eshte efekti anesor i pragmatizmit qyqar kryeqytetas rotacionist: Duan ta sherojne kancerin me paracetamol. Hajt, sherim te shpejte..hip,hip...urra!

Shume e vertete, bie dakort!

Shume e vertete, bie dakort!

Ne fakt une jam me Topin. Po

Ne fakt une jam me Topin. Po te djegesh voten vetem sa ben me te rendesishem voten e militanteve te partive te medha.

Menyra me e mire per te ndryshuar sistemin eshte te krijosh sa me shume fraktura ne parlamentin e ardhshem.

Edhe me ju, jam dakort! Jam

Edhe me ju, jam dakort! Jam midis votimit per Mickey Mouse dhe FRD-se. Topi s'ka bere gje per pronen sa ishte president dhe e ka injoruar ceshtjen edhe per fushate, per me teper ka vene ne krye e fushates se tij, nje kucke. E vertete qe frakturimi i kubvendit ka gjasa me shume qe te mos jete diktature, por ka edhe gjasa me shume per pazare. Nuk e di, te shohim edhe javet e mbetura.

Ne se veprojme sipas

Ne se veprojme sipas "mesimeve dritedhenese " te kritikut te stazhionuar, Lubonjes,atehere vendi do te mbetet pa qeveri dhe do te na pushtoje anarshija.Por, popr, por, por Lubonja kerkon krijimin (ne te ardhmen se tani nuk ka me kohe dhe ideja i ka ardhur ne koke ketro pese minutat e fundit) pra ai kerkon krijimin e nje partije "te majte" d.m.th. krijimin e nje partije komuniste, parti per te cilen ka nostalgji dhe shpesh e me shpesh e permend ne shkrimet e tij ne menyre te kamufluar. I kam shkruar disa here ne komentet e mija qe te mos e lexoje me librin "Kushtrimi i te pareve" dhe ta haroje, se i ben mire!

Ka filluar fushaten per FRD

Ka filluar fushaten per FRD Zaloshnja, qe ti marre sa me shume vota PD-s hahaha

Add new comment