Shënim: Dy modele të kundërta udhëheqësish çamë

Gazeta Dita njofton se mbrëmë ka patur një duel në distancë mes dy udhëheqësve të partive çame në qytetin e Fierit. Ndërkohë që udhëheqësi i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, po prezantonte kandidatët e partisë së tij në qarkun e Fierit, udhëheqësi i Aleancës Popullore të Lëvizjes Çame, Artur Dojaka, prezantoi kandidatët e përtisë së tij në këtë qark.
Por situata ishte ironike për Idrizin, sepse ai prezantoi kandiatët e partisë tij në Fier, ndërkohë që vetë është në një vend të sigurtë në listën e kandidatëve të PD-së në këtë qark. Nga ana tjetër, Dojaka nuk e ka futur emrin e tij në asnjë listë kandidatësh, në asnjë prej qarqeve, por vetëm po mbështet kandidatët e partisë së tij, duke fushatuar ngado për ta.
Këtë situatë ironike e theksoi kryesuesi i kandidatëve për Aleancën Popullore në Fier, Nimet Musaj, i cili tha gjatë prezantimit të tij: “Aktualisht Shpëtim Idrizi, de jure dhe de fakto, është pjesë e PD-së dhe jo e PDIU-së. Kuptohet që vendosja në listën e PD-së tregon se edhe ai vetë e di që komuniteti çam nuk e voton më”
Kandidati Musaj ka qenë kandidati i komunitetit çam në qarkun e Fierit në vitin 2009, kur mori rreth 4700 vota në atë qark.
E.Zaloshnja
Në foto: Dojaka në qendër dhe Musaj djathtas.
Comments
Shprehja "edhe ai vetë e di
<p>Shprehja "edhe ai vetë e di që komuniteti çam nuk e voton më” eshte e pasakte se Idrizi nuk eshte votuar asnjehere nga çamet. Ai eshte zgjedhur deputet me votat e socialisteve. Vota te cilat i mori me vete dhe iku tek Berisha. </p>
Perfshirja e kryetareve te
Perfshirja e kryetareve te partive te vogla ne lista eshte de facto korrektimi kombetar dhe gjeja me e drejte qe duhet te bente dhe PS-ja.
Domethënë të vlerësohen për
<p>Domethënë të vlerësohen për zgjedhjet e kaluara. Po sikur Mediu, Idrizi e Dash Shehi të mos marrin si parti vota sa për një deputet, me ç'meritë e marrin deputetin e tyre në PD, apo me hedhje falli. Madje Mediu për aq vota duhet të kishte dy deputetë në listat e PD. Ky është korrektim me bythë.</p>
Me mire nje se sa hic, dhe
<p>Me mire nje se sa hic, dhe kjo vlen jo vetem per PR po per shume parti te vogla qe kalojne 10 mije votat. </p><p>Po sikur te mos marrin me kete here? Epo ky eshte risku qe mer persiper nje parti me kete kod, po keto jane parti qe kane treguar nje fare qendrueshmeri. </p>
Add new comment