Edhe në Athinë do të ndërtohet një xhami. Por jo të gjithë janë dakord

Postuar në 27 Maj, 2013 07:02

Nga Greqia kanë filluar të dalin lajme të mira përsa i takon situatës ekonomike. Nuk para dëgjohet të flitet për protesta e demonstrata në rrugë. Para një viti ishte Wall Street Journal që thoshte se Greqia ka marrë fund dhe se ajo do të dëbohet nga klubi i BE-së. Sot është po kjo gazetë që thotë se “Greqia ka dalë nga situata e rrezikshme”.

Mirëpo Athina është bërë lajm për diçka tjetër. Kryeqyteti grek është i vetmi kryeqytet europian që nuk ka një xhami. Myslimanët e shumtë atje i kanë bërë ritet e faljes në vende të improvizuara, në bodrume e garazhe, por këto ditë është marrë vendimi për ta ndërtuar një xhami. Do ndërtohet me fondet e shtetit grek. Si vend për ta ndërtuar kanë gjetur vendin ku më parë ka qenë Ministria e Marinës.

Por jo të gjithë janë dakord. Balli Kombëtar ultra nacionalist ka organizuar një demonstratë kundër këtij vendimi. Ndërsa një banor i zonës, ku do ngrihet xhamia (është zonë e varfër e kryeqytetit grek), është shprehur (sipas Euronews-it): “Jam e frikësuar, pasi ne kemi pasur probleme me myslimanët në këtë zonë”.

Re.Pu.

 

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p><em><strong>&nbsp;&ldquo;Jam e frikësuar, pasi ne kemi pasur probleme me myslimanët në këtë zonë&rdquo;</strong></em></p><p>Kush ushtron dhune kriminale vrastare - terroriste &nbsp;kujton se fiton, por ne fakt nuk fiton asgje perveç urrejtjes.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.