Zaloshnja për Radion "Europa e Lirë": Fushata e së majtës, dy-polare; e së djathtës, berishiane

Postuar në 26 Maj, 2013 10:33

Në një intervistë dhënë Radios Europa e Lirë, bashkëpuntori i rregullt i respublica.al, Eduard Zaloshnja ka komentuar rreth fushatave akltuale elektorale të së majtës dhe të djathtës.

“Nuk ka pasur një lider absolut të së majtës - gjithnjë ka pasur konkurrentë. Dikur ka qenë konkurenca Majko -Nano, pastaj Meta-Nano, pastaj Rama-Nano, e në fund Rama-Meta. Pra, nga e majta kemi pasur udhëheqje dypolare, tripolare, vazhdimisht. Ndërsa në traditën 22-vjeçare të Partisë Demokratike, gjithmonë ka qenë Sali Berisha njeriu kryesor i fushatës - personalizimi i fushatës ka qenë vazhdimisht prezent në garat elektorale të PD-së," ka komentuar Zaloshnja.

Energji të tëra shpenzohen për një qëllim - vjeljen e sa më shumë votave në 23 qershor – që, sipas Zaloshnjës, shpesh e gjitha rezulton në një, siç shprehet ai, inflacion premtimesh.

“Kudo në botë, në kohë fushate kemi premtime që ndoshta janë tej realitetit, por në Shqipëri kjo 'sëmundje' është më e rëndë dhe premtimet gjatë kohës së fushatës kalojnë çdo logjikë të realitetit", vlerëson Zaloshnja.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

<p>You have a right to your opinion but not to your facts i thone kesaj Edo. Mos krijo fakte kot me kot.&nbsp;</p><p>Rama ka 8 vjet qe eshte boss total i PS-se, ndersa Meta tani eshte elektron i lire i shkeputur me kohe nga PS e nuk ben fare rivalitet brenda saj. Meta pushtetin e tij ka jashte PS-se e aspak si rival brendaj saj. Nqs kjo qe ben Meta sot quhet rivalitet atehere pse jo gjate kater vjeteve te qeverisjes me PD-ne apo ne fushaten lokale te 2011?!!!</p><p>Nqs do ishe i ndershem, gje qe nuk je fakteqesisht qekur ka filluar rendshem fushata, do kerkoje qe konkurenca normale ne PS te formalizohej me institucione, me gare te hapur per kryetarin, per deputetin etj.&nbsp;</p>

Submitted by bbb (not verified) on

<p>Zaloshnja...Nqs Meta eshte i majte, edhe Saliu duhet e tjete i majte pasi te dy qeverisen bashke per 4 vjet...Konkurence nuk ka them une, por eshte vetem nje tentative e Metes ose nje ender e semure e tij per tu bere lider i te majtes, dhe kjo eshte qe kur Nanoka i tregoi deren...por, ai nuk eshte as i majte e as i djathte...eshte okazionist pushteti dhe hajdut</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.