Flutura Açka: Kur dalin në TV politikanët, shtyp “mute” dhe ata kthehen në kukulla pa zë...

Shkrimtarja Flutura Açka ka dhënë një intervistë sot te MAPO sipas linjës së pyetësorit të Prustit. E pyetur për gjërat që nuk i pëlqejnë (fare) ajo rreshton “Mitingjet dhe krekosjet e politikanëve shqiptarë nëpër ekrane. Vetëm në vende me civilizim të dyshimtë ndodh kjo. Kur dalin ata në ekran, unë shtyp “mute” dhe ata kthehen në kukulla pa zë. Edhe personazhet e mi e bëjnë këtë, tani edhe shumë e më shumë qytetarë, madje.” Dhe shton edhe shijen e “Brussels Sprout, të vetmen të jeshiltë që nuk e gatuaj”
Flutura e shpjegon pikën më të thellë të mjerimit si “Depersonalizimi prej adhurimit ndaj dikujt që ke përballë, veçmas kur ky dikushi e di dhe përkëdhelet nga përulja jote. Idhulli të mbron, nuk të shpërdoron” ndërsa mëshiron protagonizmin “e frymëzuar nga padija ose paraja, ose të dyja bashkë, që duket se ndër shqiptarë rrinë mirë me njëra-tjetrën”
k.c.
Intervista e plotë:
http://mapo.al/2013/05/25/flutura-acka-protagonizmi-nga-padija-dhe-paraja-rri-mire-nder-shqiptare/
Comments
Per ca politikane nuk e ben
<p>Per ca politikane nuk e ben mute tv ti zonje. Kur del Edi dhe Linda e con zerin lart. Mos u turpero qe Edin e ke per zemer. Keshtu ben gjysma e kombit. Por perse thua qe e ben mut tv kur dalin politikanet, kur nuk e ben ...</p>
Add new comment