Vandalizëm në shtëpinë e Kongresit të Manastirit, Prishtina e Tirana nuk reagojnë, kanë “hallet e tyre”

Se sa e duan atdheun politikanët në Tiranë dhe Prishtinë, kjo mund të testohet fare thjesht përmes ngjarjes lidhur me aktin vandal të dhunimit të Shtëpisë së Kongresit të Alfabetit në Manastir (në foto, burimi: INA). Deri sot asnjë reagim nuk ka pasuar nga Qeveria Shqiptare, ndërsa burime pranë saj deklaruan për agjencinë e lajmeve INA se për shkak të fushatës zgjedhore, nuk synohet që të keqpërdoret kjo situatë dhe të përfitohet për qëllime politike (!!)
As nga Prishtina nuk ka pasur reagim lidhur me ngjarjen e dhunshme në Manastir. Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Jashtme nuk kanë komentuar aktin vandal, ndërsa në të njejtën mënyrë kanë vepruar edhe dy ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës në Shkup, njofton INA.
Në të kundërt, qeveria e Maqedonisë ka reaguar duke e dënuar e duke kërkuar zbardhjen sa më shpejt dhe ndalimin e personave që dhunuan këtë institucion kulturor dhe të trashëgimisë kulturore dhe kombëtare të shqiptarëve.
Ne.Su.
Comments
Komisjoni i alfabetit ne
<p>Komisjoni i alfabetit ne Kongresin e Manastirit kryesohej nga At Gjergj Fishta.</p><p>E çka i duhet ky kongres drejtuesve te Prishtines dhe Tiranes, qe jane vllezer me turqit, me Rexhep Erdoganin, i cili burgose gazetart dhe turqit perparimtar per "blesfami" ?!?</p>
Berisha nuk e di e ku eshte
<p>Berisha nuk e di e ku eshte mbajtur kongresi, madje as qe Manastiri eshte qytet dhe jo manastir. Ndersa Rama po priste Dora Bakojanin ti jepte leje per kete ceshtje. Por ajo ka pasur ca pune, keshtu qe do prononcohet me vone.</p>
Add new comment