Zbulohet arsyeja e vërtetë pas videos së Çanit

Postuar në 23 Maj, 2013 05:30

Arsyeja pas videos ku vihet në pozitë moderatori i Zonës së Lirë, Arian Çani e që u bë nga më të shikuarat në Internet e të komentuarat në blog, është bërë me dije nga vetë organizatori i saj, gazetari nga Mitrovica, Blerim Peçi, autor i emisionit ‘Vikendi RTK’. Komentet në blog e konsideronin me spekulime të ndryshme “hakmarrjen” ndaj Çanit, por sipas gazetarit të cituar nga SHQIP, kjo ‘hakmarrje’ e vogël ka lidhje vetëm me një fakt, ndaj Çanit i cili disa herë refuzoi për të dhënë intervistë me arsyetimin se nuk ka kohë, kështu që këtë herë vetë gazetari duket se e kishte të limituar kohën.

Loja konsistonte në vënien në siklet të Çanit, i cili, pas shumë lutjesh, vendos të japë një intervistë dhe pasi pret për më shumë se 15 minuta pasi gazetari është në kafe përballet me një tjetër surprizë që e lë praktikisht pa tekst. Pasi dëgjon prezantimin e formuluar nga gazetari kosovar, Çani e falenderon për ftesën dhe bëhet gati të flasë, por këtu mbyllet intervista, duke mos i lënë mundësi moderatorit të ‘Zonës së Lirë’ të thotë asnjë fjalë.

Ne.Su.

 

Video:

http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=_vTnxZcNxtY

Comments

Submitted by Lleshi (not verified) on

<p>idiotesira.</p>

Submitted by blendi ...ziu (not verified) on

<p>Lajm I MADH: po prisnim me PADURIM te dinim ARSYEN ?!!!</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Lutem te ruani nivelin e faqes dhe te mos merreni me idiotizma.</p>

Submitted by sinan hibro (not verified) on

<p>Dmth sipas&nbsp; Ne.Su ky ishte morali i ketij incidenti te vogel humoristik...hakmarrje , meqenese A. Cani u tregua mosperfilles apo neglizhent ndaj nje kolegu ..!? Ne. Su mund ta interpretoj keshtu sepse lehteson kolegun Cani , ne gojen dhe programin e te cilit&nbsp; trembet te hyje edhe vete djalli . Ne fakt publiku i gjere e ka interpretuar kete shaka si nje &quot;dacke&quot; fine ndaj nje gazetari qe nuk honepset nga publiku ... Gazetari A.Cani meriton ne fakt disa &quot;dacka&quot; te forta ligjore ; po kush do e bej kete gje ...Endira e Jozefines , koleget apo politikanet e trembur nga sjellja dhe skandalet e tyre ?</p>

Submitted by Dardan (not verified) on

Po arsyeja e arsyes, valle, kur do mund ta mesojme, se na plasi xhani, mor elitare te elitave me elitare te Galaktikes?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.