Ku janë Krasniqi dhe Biberaj? Divorci i tyre me FRD duket përfundimtar

Duket se plaga e rrjedhjeve nga partitë nuk ka reshtur ende. E fundit që mendohet se është goditur nga ky fenomen, është FRD-ja e Bamir Topit.
Gazeta Sot shkruan sot se Biberaj dhe Krasniqi, 2 nga themeluesit e FRD dhe nga eksponentët e njohur të së djathtës prej dekadash, nuk janë më në atë parti. Madje, gazta përdor termin “braktisin”. Marrëdhëniet e tyre të ndehura ishin vënë re që nga dalja e listave, por tashmë duket se divorci është final. Thuhet se pakënaqësia ka lindur për shkak të listave për deputetë, ku të dy politikanët nuk figuronin.
Burime për “Sot” kanë deklaruar se Aleksandër Biberaj dhe Afrim Krasniqi kanë 15 ditë që nuk duken në zyrat e partisë. Të dy njihen si njerëz të afërt me kryetarin e FRD-së, Bamir Topi. Ata kanë shkëputur – siç thuhet – marrëdhëniet me partinë që themeluan, dhe nuk pranojnë të prononcohen në telefon.
ja.se.
Comments
Ky po qe eshte nje lajm i
<p>Ky po qe eshte nje lajm i mire. Parti tironsish jo malokesh...</p><p>Me ne fund Shqipnia Mesme do perfaqesohet denjesisht</p>
Tironsit me politike nuk
<p>Tironsit me politike nuk merren sepse politika si kurve qe eshte , me ner teje, nuk eshte per tironsit.</p>
Add new comment