Batelli: fushata e mbushur me pretendime për parregullsi elektorale, pengesë për Shqipërinë në rrugën drejt BE(?!)

Top Channel njofton për refuzimin për të dhënë intervistë nga ana e Roberto Batelli-t, koordinatorit special të OSBE-së, i cili do të udhëheqë misionin afatshkurtër të misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve nga OSBE, në ditën e parë të vizitës në Tiranë.
Deputeti slloven me origjinë italiane, Roberto Batelli, njëkohësisht shef i Thesarit i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, është i dyshuar nga media në Tiranë se është i afërt me Grossruck. Dyshimet përligjen pasi Batelli u pat deklaruar pro raportit dhe vlerësimeve të Grossruck për zgjedhjet e 2009-ës në Shqipëri, që i konsideroi të rregullta.
Megjithatë, Batelli ka preferuar të dërgojë një deklaratë në të cilën thotë: “Këto zgjedhje do të jenë një tjetër test se sa të gatshëm janë aktorët politikë në Shqipëri për të kontribuuar në mënyrë aktive dhe konstruktive për institucionet e vendit, pavarësisht konkurrencës politike dhe kundërshtimeve rreth interpretimit dhe zbatimit të ligjeve. Objektivi parësor i OSBE-së është dhënia e mundësisë qytetarëve për të matur performancën e garuesve politikë. Njëkohësisht të sigurojë që zgjedhja që do të bëjnë qytetarët të jetë jo e paragjykuar gjatë procesit elektoral.”
Dhe në fund shton edhe se “Një fushatë elektorale e mbushur me pretendime për parregullsi elektorale do të shërbente si një çrregullim i mëtejshëm tek votuesit, njëkohësisht pengesë për Shqipërinë në rrugën drejt BE-së”. Me këto logjikë, mos vallë duhet të bërtitet vetëm me zë të ulët, “kapeni hajdutin”?
k.c.
Comments
Alabaku i maskarait

Alabaku i maskarait grosrrukut e miku i shpellarit tone ,Kushedi sa u ka vajtur checku ketyre nga Sala

Pas koalicionit te 1 prillit,

Pas koalicionit te 1 prillit, sondazheve te fundit, deklarimit te Rames se pas 8 majit e morri vesh se pa LSI nuk kishte ku shkonte, ju te Respublica vazhdoni e besoni se ne 2009 pa LSI-ne Rama paska fitu zgjedhjet???

Ju qofshi po rezultati thike me thike ne 2013 do vertetoj se megjithe problemet tipike shqiptare, zgjedhjet e 2009 kane prodhuar nje fitues legjitim.

Raporti i 24 Qershorit 2013

Raporti i 24 Qershorit 2013 eshte gati: "Keto zgjedhje paten probleme por jane me te mira se te shkuarat. Ka akoma pune per te arritur standartet por ne u bejme thirrje paleve te bashkepunojne dhe te respektojne institucionet." Rekomandim : Edi Rama prano zyrtarizimin e vjedhjes se radhes.

Firmosur:

Grossuck

Jam shume pesimist ndaj rolit

Jam shume pesimist ndaj rolit te ODIHR-it dhe OSBE-se. Ata nuk po duan te shprehen per problemin kryesor, ate te KQZ-se, qe u dhunua se pari nga Berisha. Prandaj mendoj se edhe keto zgjedhje do te perfundojne me vjedhje si ato per bashkine e Tiranes. Rama gabon rende me entuziazmin e tij. Ai duhet ta ngreje mire zerin dhe t'i beje gati te vetet per perleshje dhemb per dhemb me uzurpatorin. Vetem ne rast se nderkombetaret do te kene frike per nje destabilizim te ri te Shqiperise si me 1997-ten, ata do te levizin dhe do i kerkojne llogari Berishes. Ndryshe eshte dava e humbur.

Add new comment