Keqardhjet e Kastriot Islamit dhe degradimi ynë moral

Postuar në 21 Maj, 2013 05:25
Viktor Malaj

Biografët e Mafias Amerikane të shekullit të 20-të tregojnë një episod kur ish-kryegangsteri i viteve ’30, Al Kapone takoi pas shumë kohësh një anëtar të Mafias dhe iu shpreh i mahnitur: “Oh sa shumë paske ndryshuar mor djalë, mund të them se qenke bërë si unë…”.
M’u kujtua ky episod kur lexova Kastriot Islamin, i cili thoshte se “Keqardhja për PS-në bëhet më e madhe kur shikoj se sa shumë ka ndryshuar Berisha, i cili… ka reflektuar ndaj gabimeve të së kaluarës”.
Sociologët konkludojnë, dhe vetë jeta e ka provuar, se në përgjithësi njerëzit tërhiqen, joshen, pëlqejnë dhe mahniten nga ato cilësi estetike, parime morale, pikëpamje politike dhe sjellje praktike të të tjerëve, të cilat përputhen me formimin e tyre të përgjithshëm, me karakterin dhe personalitetin që kanë. Kështu, njeriu pëlqen tek tjetri diçka që e ka edhe vetë dhe, veçanërisht, diçka që nuk e ka por që do të dëshironte ta kishte.
Kastriot Islami thotë se ka parë shumë ndryshime tek Sali Berisha. Meqë Kastrioti nuk përmend asnjë nga ndryshimet dhe as kohën kur kanë ndodhur, na e ka lënë barrën neve t’i kërkojmë duke sjellë në ndihmë kujtesën.
Gjatë viteve 1992-1997, kur shqiptarët po provonin dhunën e shumanshme të pushteti policor të Berishës, admiruesi i sotëm i tij, Kastriot Islami u premtonte të dhunuarve thyerjen e kafkave “të demokratëve”, në krye të të cilëve ishte vetë Berisha.
Për këtë arsye, përjashtohet mundësia që ndryshimet e pikasura nga Islami të kenë ndodhur para vitit 1997. Mbetet që ajo periudhë të jetë e “kaluara me gabime” dhe ndryshimet të kenë ndodhur në vitin 1998 e në vazhdim. Por, le të kujtojmë disa nga ato që Saliu ka bërë haptazi, pra në sytë e shqiptarëve dhe të gjithë botës, prej vitit 1998 deri më sot:
Në shtator 1998 tentoi të merrte pushtetin me dhunë, dogji institucione shtetërore dhe, më pas, dogji edhe dy komisariate policie (në Shkodër dhe Lezhë); ka marrë në mbrojtje Kartelin e Drogës së Lazaratit kur bosët e drogës qëlluan me armë zjarri helikopterin e policisë; ka falsifikuar dhe dhunuar zgjedhjet (2009, 2011); ka miratuar ndërtimin e Fabrikës së Gërdecit në qendër të banuar, që solli pasoja tragjike; ka “humbur” 230 milion Euro për të ndërtuar 40 km rrugë nga Rrësheni në Kukës; ka nënshkruar një Marrëveshje antishqiptare për Detin me Greqinë; ka vrarë katër protestues të pafajshëm, plagosur dhjetëra të tjerë dhe ka fshehur provat e fajësisë, si dhe kërcënoi se do të vriste edhe më shumë po t’i afroheshin dritares së tij; ka futur në dorë dhe nënshtruar të gjitha pushtetet, politike, juridike, administrative dhe mediatike (shumicën) etj. etj.
Çdo njeri i arsyeshëm do pyeste: Cilat nga këto ndryshime kanë qenë aq përshtypjelënëse sa e kanë bërë Islamin të ndryshojë edhe vetë, duke e shndërruar nga kafkëthyerës të pasionuar në shërbëtor këmbëlëpirës të Berishës, nga një i arratisur dhe i fshehur për dy javë në një klinikë private të Tiranës nga frika e asgjësimit prej Bandës së Berishës, në një propagandues të vlerave demokratike të kësaj bande ? Tek cila nga këto bëma e gjëma të Berishës e shikon Islami “reflektimin ndaj gabimeve të së kaluarës” së tij, domethënë të gabimeve para vitit 1997?
Askush nuk pret që Islami t’u përgjigjet pyetjeve të tilla, por ai edhe mund t’i bindte disa naivë po të përmendte një a dy nga “mirësitë” e Saliut, si argumente që e bënë atë të reflektonte personalisht për t’u bërë pjesë e makinerisë së Berishës që, bashkërisht, t’i shumëfishojnë këto arritje. Në të kundërt edhe kjo kategori do mendojë se Kastrioti adhuron aftësinë e Saliut për të qenë mujshar, aftësi që nuk e ka vetë, por që ka dëshiruar ta ketë.
Vallë për këto bëma e gjëma të Saliut e ka fjalën Islami kur shpreh keqardhjen që PS nuk ka mundur t’i realizojë asnjë nga ato vepra në shërbim të kombit dhe të sistemit demokratik?
Argumenti i vetëm që Islami jepte për punët e gabuara të PS është ai i mosvlerësimit të diplomave të tij në fushën e fizikës. Meqë këtë çështjen e diplomave e ka përsëritur disa herë, vlen të theksohen dy momente: E para, parlamenti supozohet se është Laborator i ligjeve juridike dhe jo i ligjeve të fizikës dhe, e dyta, dhe më e rëndësishmja, popullit i nevojiten njerëz, i nevojitet njeriu të cilin Diogjeni i lashtë e kërkonte me qiri në dorë, ditën me diell, në rrugët e Athinës. Nuk po aludohet për të kërkuar Islamë, se të tillë gjenden me shumicë me dhe pa diploma, madje edhe natën, pa kurrfarë drite me vete.
E vërteta, sa e madhe aq edhe e dhimbshme, është se Kastriot Islami shfaqet si personifikimi i njeriut të sotëm shqiptar, pa ide, pa ideologji, pa parime, pa din e pa iman. Thjesht një individ që i përket interesit të vet të ngushtë, për të cilin Shqipëria shtrihet në një metër katror, ku ky individ vë të ndenjurat e tij. Kur kjo “Shqipëri” është mirë, atëherë janë mirë edhe tre milion shqiptarë, madje dhjetë milion shqiptarë që jetojnë në këtë glob. Islamët janë pasqyrë e degradimit tonë moral, të përditshëm, të pandalshëm që po na çon drejtë theqafjes.
E ardhmja jonë do të varet nga fakti nëse, në muajin e ardhshëm, do të votojmë për Shqipërinë një metër katror, apo për Shqipërinë 28 mijë kilometër katror. Këtu është gjithë puna.

/Dita/

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

"Nuk  permendet litari ne shtepine e te varurit, se quhesh bashkepunetor ne krim..."---Vilajet Qyrku

Submitted by Liza (not verified) on

Autori k adisa ide fikse ne koke dhe habitet perse nuk mendon edhe Islami sikunder une.

Submitted by Kolegu (not verified) on

Keta njerez qe perkrahin K. Islamin dhe shkruajne pro tij ne menyra te ndryshme: ose jane idiotë, ose jane injorantë, ose jane hajdute apo kriminele, te cilet PD dhe pusht-eti i ka perkrahur, bile iu lë edhe koburen apo kallashin ne brez/nen sedilje pas kontrolleve, ose po pergatiten te behen te tille ne zgjedhjet e 23 qershorit. BRAVO

Submitted by Kolegu (not verified) on

E ardhmja jonë do të varet nga fakti nëse, në muajin e ardhshëm do të votojmë për Shqipërinë një metër katror, për Shqipërinë 28 mijë kilometër katror apo per TROPOJEN.

Submitted by Anonim (not verified) on

Bukur mire e ka rrokur autori problemin e zvetnimit tone moral. E keqja e ketij vendi jane pikerisht politikanet. Por Kaci dhe lloji i tij nuk sprapsen nga misioni i tyre.

Submitted by RP (not verified) on

K.I.ishte duke shijuar fundin e gjelles.Si tip i mesuar me lugen mbushur,filloi pastaj te kerkoje ne gjellet e te tjereve dhe dihet qe berisha ka m..ut per te tere,mjaft qe te kene oreks.Shkrimi i mire,por une nuk shoh gjekundi degradimin tim (degradimi yne) moral.Perkundrazi,kur shoh legene te shpuar,mendoj se duhet te ruhem nga gozhdet.Eshte pozitive te kemi ca Kislame,se kujtohemi te verejme simptomat e maskarallekut sa pa na u bere pjese e trupit.

Submitted by Stefan H (not verified) on

Normalisht duhet ta refuzojne vete votuesit demokratike Kacin e regjur. Gjithe puna eshte qe votuesi e ka shume te ngushte zonen e votimit. Prakitikisht atij i paraqiten dy zgjedhje (apo tre), ose koalicion Pd ose koalizion Ps. Ne te vertete do te duhej qe listat e deputeteve ti votojne zgjedhesit. Psh ne nje qark ne Vlore, lista e Ps mund te kete 15 emra. Votuesi mund te zgjedhe ne keta 15 emra te listes Ps dhe ne kete rast nuk i ngelet pune kryetarit te partise per te bere lista preference. Ai kandidat qe mbledh me shume kryqe, del vete ne krye te listes. Po te ishte keshtu, vota qe psh nje simpatizant ja jep i Ps  i ngelet po kesaj, por njekohesisht votuesi jep preferencen e tij edhe per deputetin qe perfaqeson me mire partine sipas tij. Ne nje rast te tille demokratet me siguri nuk do ti jepnin shume pike nje dezertori klasik si puna e Kacit, sado ta preferonte ate Berisha. Sistemi i zgjedhjes se sotme nuk i jep votuesit nje mundesi te tille dhe e kthen partine praktikisht ne nje parti kryetari . Kurse termi socialist apo demokrat ne fund eshte nje garniture qe nuk ka vlere.  psh cila eshte prurja e nje bisnesmeni ne PS si puna e Kokedhimes? Mos valle ai ka qene nje punedhenes ndryshe nga te tjeret ne Shqiperi i cili ka paguar puntoret me vleren e tyre reale, u ka dhene atyre siguracionin qe parashikon ligji dhe mandje ka ndjekur nje politike sociale duke ndertuar kopshte apo cerdhe per femijet e puntoreve te vet, apo u ka dhene shperblime puntoreve kur fitimet e tij kane qene te mira ? Ne se Kokedhima ka qene nje prototip i tille, sigurisht qe ja vlen te quhet nje bisnesmen i tille socialist, por te tille bisnesmene ka nja treqind vjet qe jane shfaqur dhe zhdukur qe ne fazat e para te kapitalizmit. Ne fakt duket sikur partite ne te vertete jane klane interesash, dhe interesat e castit (dmth ai metri katror nen bythen e Kacit) e ben ate qe te hidhet ne klanin e Berishes duke pare se nuk ka pjese ne klanin medemek "socialist". Shnderime te tilla nuk kane lidhje fare me ideologji.

Submitted by Anisa (not verified) on

Po i beni ju moral Kastriot Islamit per raportet e tij te "shtrenguara" me PS dhe Edi Ramen? Po pse nuk thoni me pare se Kastriot Islami eshte figura me pak e vleresuar ne PS dhe te mendosh qe eshte nje nga njerezit qe ka bere tranzicionin e PS nga PPSH, kryetari i pare i kuvendit pluralist, zv/kryeminister dhe disa here minster si i jashtem, ekonomise etj.,  Keshtu qe, mos flisni per vlera negative te Islamit kur e keni ç'vleresuar ne maximum figuren e tij. Ky eshte dhe dallimi mes PD-se dhe PS-se. PD vlereson kontributet, PS i mohon!

Submitted by Artemis (not verified) on

Pershendetje Anisa!

Mund t'ju adresoje nje pyetje sepse nuk e kuptoj qarte komentin tuaj?

Cilet kontribute vlereson Pd,te deputeteve te zgjedhur me siglen e Ps?;sepse deri me sot

Islami i tille eshte;apo vlereson kontributet e ministrave te padrinos Fatos Nano(sipas Sali Berishes)

Po kontributet e ish te perndjekurve nga regjimi i padroneve te Sali Berishes,

i ka vleresuar Pd e dashur Anis?

Edhe nje sugjerim te fundit,gezoju ne heshtje kockes qe te jep rregjimi i sotem,dhe ki miresine te mos indinjosh mbi 2.000.000 qytetare taksa pagues qe vidhen dhunohen dhe vriten per c'do dite 22 vitet e fundit nga regjimi 'demokratik'.

Gjithe te mirat!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.