Debat mbi Koliqin: Përfshihen Ndreca, Zhiti, Vehbiu, Nikolla

Një shkrim i Ardian Ndrecës në përkujtim e nderim të Ernest Koliqit (ndiq linkun http://www.mapo.al/2013/05/18/ne-pervjetor-te-ernest-koliqit/) dhe një shkrim i Visar Zhitit mbi të njëjtin argument (ndiq linkun http://www.panorama.com.al/2013/05/20/ernest-koliqi-letrar-u-denua-nga-koleget-e-tij/) e kanë ngacmuar Ardian Vehbiun, dhe e kanë bërë ta thotë të vetën lidhur me Ernest Koliqin si personalitet i kulturës dhe si personalitet i politikës (në foton tonë: Ernest Koliqi me Eqerem Çabejn). Thotë Vehbiu: “Vepra letrare e Koliqit tashmë është botuar dhe përfshirë në bibliotekën e letërsisë kombëtare; krahas asaj të Fishtës, të Mjedës dhe të autorëve të tjerë të koinesë shkodrane. Në këtë kuptim, rehabilitimi i Koliqit, si veprim në thelb i nevojshëm, është duke u kryer.” Dhe më poshtë: “Çfarë ende nuk është bërë me këtë autor dhe personalitet të kulturës shqiptare, është njohja, botimi, popullarizimi dhe studimi i veprimtarisë së tij kulturore pas Luftës, kur jetonte në Itali; dhe veçanërisht aktivizimi i tij në revistën ‘Shêjzat’”.
Dhe pastaj vjen radha e por-it: “Por a mund të rehabilitohet edhe si figurë historike, një kolaboracionist i fashizmit?... Thonë, të dy autorët, se Koliqi vërtet bashkëpunoi me fashistët, por nuk i leu duart me gjak; përkundrazi, e shfrytëzoi postin dhe autoritetin për të ndihmuar çështjen kombëtare – p.sh. duke ndihmuar arsimin shqip në Kosovë. Edhe kjo nuk diskutohet; madje shërben si dëshmi se edhe gjatë Luftës II gjërat nuk kanë qenë të prera me thikë, bardhezi, sikurse kanë dashur më pas fitimtarët t’i përshkruajnë. E megjithatë, dënimin e këtyre figurave bashkëpunuese nuk është se e eksperimentoi për herë të parë Shqipëria e Enver Hoxhës; ashtu u veprua aso kohe në mbarë botën – shembulli i Ezra Pound-it të vjen në mendje….”
Shkrimin e plotë të Ardian Vehbiut mund ta ndiqni në linkun http://xhaxhai.wordpress.com/2013/05/21/rreth-koliqit/
Dhe poshtë shkrimit të plotë, tek komentet e lexuesve, do gjeni një ndërhyrje polemike të sociologut Albert P. Nikolla. Ja se ç’thotë ai: “Mund te kemi edhe nje interpretim paksa pozitiv te veprimtarise politike të Koliqit nen nje kendveshtrim qe Koliqi vete e pohon “si veprimtari kunder kuqalasheve qe do te shkaterronin Shqiperine”. Dhe ne fakt kuqalashet e shkaterruan vertete Shqiperine….Une vete jam kritik me veprimtarine politike te Koliqit, Harapit, Krujes e mjaft te tjetreve, por nuk jam ekstremist ne gjykim. Per mua kolaboracionisti me i rrezikshem dhe me i demshem ishte ai i jugosllaveve, alias, enver hoxha.”
Re.Pu.
Comments
Eshte e qarte qe Kleri

Eshte e qarte qe Kleri Katolik ne Shqiperi,
ka qene nje mbrojtes, promovues dhe bashkepunetor i zellshem i Fazhizmit.
Madje, qenia e Klerikeve Katolike Shqiptare, spiune te zellshem te Vatikanit (edhe gjate diktatures),
eshte nje nga arsyet themelore qe komunistet vendosen mbylljen e institucioneve fetare me 1967.
Per kete pyesni, babain e Clirim Gjates, Rusem Gjaten, kanakarin juridik te Berishes,
i cili vendosi pushkatimin e prifterinjve ne fillimin e viteve '70, ne Shkoder.

Tere keto paqartesi ndodhin

Tere keto paqartesi ndodhin sepse shqiptaret e kultivuar, ata qe jetojne per nje fare kohe ne Perendim,

ende s'guxojne te thone ate qe mendojne: Pushtimi italian sherbeu pozitivisht per Shqiperine!

Jo thjesht se tere ndertesat e qeverrise e te shtetit ne i kemi prej asaj periudhe, por se nen ndihmen e Italise se

Pare e nen si-pushtimin e Italise se Dyte, shqiptaret iu larguan me shpejt se gjithe heret

psikologjise lindore te avashllekut...dhe filluan te punojne...

Tere keta mjerane qe s'dine ta duan Shqiperine, pra qe nuk e marrin dot vesh se Atdheu

i pergjithnjeshem eshte Kultura dhe Gjuha e tij, kurre s'kane per ta çmuar rolin e Koliqit

e te dhjetra intelektualeve perendimore te kohes qe moren persiper te paguajne haraçin vetiak

thjesht per te ndihmuar oksidentalizmin ne trojet tona...

Po: edhe per shkak te interesave te tyre, jane ku e ku shume me te respektuar, me largpames,

me efichiente, me rezultative, pa asnje interes vetiak, intelektualet e shkrimtaret si Koliqi, se

sa ata qe anatemuan kete lloj atdhetarizmi realist, per ideologjine komuniste dhe thjesht

leverdine e lavdine vetiake me pas...

Por a mund të rehabilitohet

Por a mund të rehabilitohet edhe si figurë historike, një kolaboracionist i fashizmit?... Thonë, të dy autorët, se Koliqi vërtet bashkëpunoi me fashistët, por nuk i leu duart me gjak; përkundrazi, e shfrytëzoi postin dhe autoritetin për të ndihmuar çështjen kombëtare

Ja psh. duke u nisur nga keto reflektime, a mund te aplikojme te njejtin meter gjykimi per ato njerez te kultures qe bashkepunuan me regjimin e Hoxhes dhe i lyen duart me gjak? Kur do te vije momenti qe te lexojme ne librat e shkolles krahas veprave te tyre letrare, shpeshhere ne sherbim te propagandes, edhe aspektet e tjera te erreta te veprimtarise se tyre. Sa prej ketyre syresh bene gjithfare menxyrash vetem per pak lavdi, sa njerez u denuan, sa u vrane? Sa prej tyre kane bere "mea culpa", sa prej tyre vazhdojne me te njejtin zell servil te na serviren si disidente te regjimit te Hoxhes? A isherbyen keta njerez ceshtjes shqiptare apo thjesht vetvetes?

Koliqi jo vetem nuk i leu duart me gjak por psh. ai u mobilizua me cfare kishte ne dore ne favor te albanologut Norbert Jokl.

Ezra Pound e mbyllen ne kafaz
Ezra Pound e mbyllen ne kafaz dhe e trajtuan si te çmendur, Heideger kurre nuk e mori veten prej perlyerjes me fashizmin. Behet fjale per dy nder mendjet me te ndritura te shek.20.
Me të gjitha këto që na paska

Me të gjitha këto që na paska bërë ky patriot i madh më kujtonë Epopenë e Ballit Kombëtarë Shqipëria e shqipëtarëve vdekje tradhëtarëve dhe për meritat që na kishte titujt që i kanë dhënë i meriton

Add new comment