KQZ-ja e gjymtuar po u fut frikën ndërkombëtarëve

Si do të zgjidhet çështja e KQZ-së? – ky është shqetësimi i vetëm që kanë sot për sot aktorët politikë e jo politikë. Ndërkombëtarët duket se e kanë shqetësim këtë punë më shumë se aktorët politikë në Tiranë, dhe për këtë janë duke lëvizur prapa kuintave. Mirëpo nuk kanë pasur rezultat. Dhe janë të pakta gjasat që të arrihet një rezultat. Berisha nuk ka dhënë shenja se mund ta anulojë vendimin anti ligjor që mori, ndërsa e majta as që e çon në mendje t’i zëvendësojë të ikurit, pasi kështu do të legjitimohej vendimi i Berishës.
Pritet që ndërkombëtarët të kenë ndonjë as nën mëngë, dhe ambasadori amerikan e ka krijuar këtë pritmëri me deklaratën e tij, se “shumë shpejt do të ndodhë diçka që nuk do t’ju zhgënjejë”. Por dje Arvizu-ja tregoi se i vetmi interlokutor për të në këtë moment është opozita, dhe kjo gjë është shumë pak për të dalë nga ky ngërç. E prandaj, ai u shfaq i lodhur dhe i zhgënjyer.
Re.Pu.
Comments
Berisha ka aq njerez ne
<p>Berisha ka aq njerez ne Washington sa ti tregojne se cili eshte angazhimi real i ShBA-se per ceshtjen e KQZ. Per kete arsye edhe nuk e ve shume ujin ne zjarr. Arvizu po luan poker po Berisha e di se cfare letrash ka ai ne dore.</p>
Add new comment