Rama flet për marrëveshjen me ish kryeministrin britanik: Tony Blair nuk është Tony Podestá

Media shqiptare i ka bërë shumë jehonë, gjë që është e kuptueshme, lajmit të së përditshmes britanike the Sunday Telegraph, një motër e vogël e së famshmes the Daily Telegraph, një gazetë konservatore, ku flitej mbi një kontratë bashkëpunimi mes kryeministrit të shkuar britanik Tony Blair dhe kryeministrit të ardhshëm shqiptar Edi Rama (ky ishte një nga mesazhet e shkrimit të gazetës londineze). Dhe në terma financiarë, thosh gazeta britanike, kjo kontratë do të vlejë disa milionë stërlina.
Edi Rama e ka konfirmuar dje këtë lajm. Por kërkoi nga gazetarët të shmangnin paralele me kontrata të ngjashme të Berishës. “Ka një ngutje të madhe, të kotë për të bërë krahasime mes Blair-it dhe Podestá-ve, që paguhen me paratë e shqiptarëve për të dezinformuar opinionin ndërkombëtar dhe për të zbukuruar imazhin e një qeverie të korruptuar deri në palcë”, tha ai, dhe më tej vijoi: “Të jeni të sigurtë se vullneti i Blair-it për të ndihmuar Shqipërinë nuk ka çmim për të mirat që do sjellë. Ndërsa kontrata nuk do të rëndojë hiç fare mbi buxhetin e shtetit dhe të publikut.” Ai nuk e sqaroi më tej këtë fjali të fundit, por saktësoi se “deri tani kemi thjesht një marrëveshje [ende të pakonkretizuar me kontratë] të bazuar në dëshirën e të dy palëve për të bashkëpunuiar në të mirë të Shqipërisë”.
Re.Pu.
Comments
Eshte mjerim i madh per nje

Eshte mjerim i madh per nje njeri qe kerkon te ngjitet ne Karriken Nr 1 te Shtetit Shqiptar...

Bere mire qe fole me Toni Blerin, qe shqiptaret kane per detyre ta mbajne mend e ta nderojne vetem per mire,

mbase edhe me teper se Bill Clinton, por kjo s'ka pse te shtyj te "kapesh briresh" me Tonin Tjeter, or bir!

Toni Podesta-t nuk jane njerez qe gjenden rastesisht ne keto pune, se paku sa ti beson se nuk je ndodhur

rastesisht ne krye te PS-se.

Ata jane atje "me pune", me pune legale, luajne per Ameriken dhe veten e tyre, nuk duan t'ja dijne aq

per Berishen sot, dhe as per ty neser pasneser...

Te grindesh me Podest-et, do te thote te besosh po aq lehte sa ata qe nxitohen te votojne per ty, Ed Rama!

Vertete nuk te shkon ndermend se Toni Tjeter mund te punoj per ty neser?!

Add new comment