Rehabilitim i Koliqit “kolaboracionist”?? Zhiti: pushtuesin nuk e solli ai!

Pak ditë më parë, Ardian Ndreca ngjalli debat këtu te Respublica me një shkrim mbi Ernest Koliqin (http://respublica.al/opinion/2013/05/19/ne-pervjetor-te-erne...). Sot, Visar Zhiti rikthen temën mbi veprën letrare koliqiane me një shkrim te Panorama, ku vlerëson se “rëndësia e saj është e jashtëzakonshme dhe cilësia po ashtu.”
Që Zhiti është i afeksionuar, mund të lexohet edhe nga ky paragraf i shkrimit: “Njeri me dije të gjëra, vizionar, mbartës i traditës mbi shpinë, mbrujtës i risive, modernes, stilist i zoti, qëmtues i fjalës, aq sa dukej sikur i mblidhte si bimët e rralla mjekësore maleve të Veriut, krijues imazhesh dhe portretesh, njohës i konflikteve, i filozofisë së tyre, i brengave dhe i gazit, ashtu si dhe i rrugëve njerëzore si të ishin rrugica të qytetit të tij, Shkodrës, me kambana dhe minare, me ëndrra e traditë e pengesa, por dhe me piano e piktura e serenata, me miqësitë e dramat, që e bëri matrikull të veprës së vet e i derdhi prarime si një lloj ari, që ndërkohë ishte dhe e artit të tij dhe, megjithëse u përpoqën më vonë për ta errësuar, vazhdimisht përndritej edhe më shumë…”
Por, interesant është shpjegimi nga zhiti i çështjes së kolaboracionizmit me fashistët, njolla e madhe në biografinë e shkrimtarit. Zhiti e justifikon: “Pushtuesin nuk e solli ai, as nuk i hapi udhë me apele e himnizime, por ama nën pushtim ai punoi, edhe me pushtuesin duke shfrytëzuar ato kushte që i dha historia për kulturën kombëtare, për përparimin e saj në dobi të kombit”
I plotë:
http://www.panorama.com.al/2013/05/20/ernest-koliqi-letrar-u-denua-nga-koleget-e-tij/
Comments
Ore qe jemi shoqeri ne fazat
Ore qe jemi shoqeri ne fazat perfundimtare te kalbjes , te shperberjes morale , kjo kuptohet, dihet e shihet, por qe kalbezimi te arrije deri aty sa edhe ata qe si rregull duhet te kene dy pare mend me shume se turma, te deklarojne profka te ketyre permasave, kjo po qe eshte e re. Po pse ore, kaq popull i degraduar te jemi valle, sa tw arrijme e te rremojme neper kazanet e plehrave te historise, me shpresen mos gjejme ne to kallepe ari? Popull plehraxhi...
Pushtuesin nuk e solli ai,

Pushtuesin nuk e solli ai, por e ndihmoi pushtuesin.Dhe keta lloj gjithe bota i quan tradhetare. Te tille Franca, Belgjika, hollanda, Anglia dhe ShBA, pas luftes i pushkatuan.

Megjithate, shqiptaret nuk duhet te mendojne se delli i tradhetareve te kombit eshte zhdukur. Gjejne rastin dhe shfaqen. Ndonjehere te ben te mendosh se Enver Hoxha paska qene shume i sakte...

Ju lutem lexuesve te me

Ju lutem lexuesve te me sqarojne nji gja: Cila asht ndryshimi ne mes komunizmit dhe fashizmit?

Po jugosllavet kush i solli
Po jugosllavet kush i solli ne Shqiperi? A nuk u sollen ata si pushtues duke rrjepur pasurite tona kombetare? Kush e kreu masakren e Tivarit e kush ia dha Kosoven Jugosllavise? Eh, veterane te dashur, vetem te Xhaxhi e keni mendjen
Plehrat e sotem te se

Plehrat e sotem te se djathtes (së pandershme) jane pikerishte mbeturinat e ringjallura te kohes se fashizmit. Ne cdo medie e gjejme sot ate qe exponentet e fashizmit te sotem thone me ze te forte dhe te ngazellyer: Do tu bejme ate qe u beme baballareve tuaj. Nuk ju thote gje kjo shprehje hakmarrese? E pra Enver Hoxha luftoi për atë rend, jo vetem sepse komunizmi ishte nje fryme boterore por ne rradhe te pare kishte pare dhe studjuar me vemendje se bashkpuntoret e fashizmit dhe te ashtuquajtur bejlere dhe agallare nuk ishin gje tjeter vec disa mbeturina te semura dhe koqeçjerra te lene ne ikje e siper nga Perandoria Osmane kur Shqiperia u be e pavarur. Edhe sot, jane pikerisht keto shushunja qe jo vetem ja thithin gjakun popullit por, po prej gjakut te popullit u japin edhe te tjereve qe te mund te sundojne gjate. Ne keto kushte, Enver Hoxha nuk kishte tjeter mundesi vec te luftonte per te mos ardhur anarkia, gje qe ndodhi menjehere pas vdekjes se tij. Sot, te gjithe shohim se fundërrina si Sali Berisha, Topalli, Bode, Bregasit alias Fevzinjtë dhe gjithë bajraktarë, agallarë e bejlurçina hamamësh, kane një afsh të madh për të shitur vendin e vet tek të huajtë duke lavdëruar konçensionet si politkën më favorizuese për popullin duke e kthyer vendin ne një koloni tipike te viteve 600 e 700. Kjo ështe e patolerueshme. Shqipërisë i duhej edhe nje shekull ne diktaturë për te mbuluar ato plagë dhe boshllëqe që la pushtimi turk dhe llojet e Kaçkariotëve që nga Katrioti i turqve e deri tek Katrioti i Berishoviçit

Nuk ka bere ndonje zbulim te

Nuk ka bere ndonje zbulim te madh Zhiti , thjesht merr justifikimin e sjelle nga vete Koliqi:

"Telegrami i em asht autentik, por i drejtuem Duçes me 13 prill, mbas zbarkimit të trupave italjane (7 prill), mbas vendimit t’Asamblesë me i ofrue kunoren e Skanderbeut Mbretit të Italis (12 prill). Prandaj un konfirmohem në gjendje të krijueme, s’kërkoi as ndrrime as ndërhymje. Telegrame si i emi janë nisun me mija nga Shqipnija: prej çdo Bashkije e prej çdo njeriu në nji funkcjon pak si të lartë."

Vetem nje jave iu desh Koliqit te nise bythelepirjen e Duces por sipas Zhitit ketu kalon kufiri midis atdhetarit dhe tradhetarit.

Ky ministri i sotem eshte me i mjere se ai i fashizmit. Mjere ne kush na drejton, edhe kur s'jane pisa e hajduta , jane karabusha.....

Kolaboracionistet e fashizmit

Kolaboracionistet e fashizmit te sotem natyrisht kane optiken e tyre "te vecante" edhe per fashizmin te viteve '40.

Pa u fute thedhe ne shkaqet

Pa u fute thedhe ne shkaqet e lindjes se komunizmit dhe te nazizmit (sepse edhe keto dy ideologji kan pase shkaqet e veta reale historike qe linden) po filloj te baj nji pasqyre te shkurte te rrjedhjeve te ngjarjeve te Luftes Dyte Botnore.

Mbas takimit me 29-30 shtator 1938 ne Mynhen-Gjermani te perfaqesuesve te Anglise, Frances, Gjermanise dhe Italise u pa qarte se kontradiktat ne mes dy grup-shteteve do te sjellshin luften. Anglia dhe Franca (demek demokratike) kishin shume koloni neper bote, ndersa Gjermania dhe Italia kishin shume pak o aspak koloni. Keto te fundit kerkojshin rishikimin e situates. Stalini pretendonte te perhapte ideologjine e dhunes komuniste ne bote. Per kete arsye me daten 23 gusht 1939 Stalini bani me Hitlerin ne Moske Marreveshtjen e quejtun “Molotov-Ribbentrop” per ndarjen e Polonise ku firmosen ministrat e jashtem sovjetiku Molotov dhe gjermani Ribbentrop. Pasoja e pare: Me 1 shtator 1939 me miratimin e komunistit Stalin trupat naziste te Hitlerit pushtuen Polonine prendimore dhe trupat sovjetike te Ushtrise se Kuqe pushtuen Polonine Lindore dhe tri republikat balltike Lituanine, Letonine dhe Estonine.

Lind pyetja: A ishte nazist komunisti Stalin dhe a ishte komunist nazisti Hitler, te cilet bene kete marreveshtje? Pra kjo nuk ishte nji Marreveshtje IDEOLOGJIKE e komunizmit me nazizmin. Kjo ishte nji marreveshtje politiko-ushtarake me interese reciprok ne dam te lirise se popujve te tjere.

Po te mos kishte ba Stalini i famshem komunist kete marreveshtje te ndyte dhe teper te damshme me nazistin Hitler, Hitleri nuk do ta kishte pase shpinden e mbrojtun nga lindja per te sulmue ne prendim Belgjiken, Holanden, me pushtue Francen dhe me sulmue Angline. Pra Stalini bani politike pro nazifashiste dhe te gjithe komunistet e botes mbeshtetne Stalinin. Mbas LDB komuistet e mbajten te mshehun marrevshtjen famkeqe Molotov-Ribbentrop, perfshi ketu edhe komunistet shqiptar, qe tash po na hiqen si “anti nazi-fashista” te flakte. Ky asht falsifikim i pacipe i historise.

Mbas 22 qershor 1942, qe nazisti Hitler sulmoi dhe u fut thedhe ne territoret e Bashkimit Sovjetik, komunisti Stalini lidhi aleance me kapitalistin amerikan Rusvelt dhe me kapitalistin-kolonjalist anglez Çurçill. Kjo nuk ishte nji alenace ideologjike ne mes komunizmit dhe katipalizmit, por ishte nji aleance politiko-ushtarake me interese te perbashket kundra Hitlerit, e cila zgjati vetem 4 vjet deri ne fund te LDB dhe qe ma vone u kethye ne nji lufte te ftohte ne mes ketyne ish aleatve.

Te kethehemi tashti ne Shqipni.

Italiant e mandej edhe gjermant e pushtuen Shqipnine, ne te kundert do te ishin fute kundershtart e tyne aleatet anglo-amerikan. Vende bosh nuk len kush. Shqiptart u ndane ne dy grupe, 1- Nga njena ane grupi i pare i atyne qe luftojshin kunder komunizmit dhe kundra sllavizmit dhe 2- Nga ana tjeter grupi i dyte ato qe luftuen pro komunizmit dhe pro sllavizmit te mbeshtetun fuqimisht nga antishqiptaret shekullor jugosllav Tito te cilit i la dore te lire Stalini, tue formue Pertine Komuniste te Shqiperise. PKSH zbatonte verberisht urdhnat e jugosllaveve per eleminimin e te gjithe figurave patriotike dhe kulturale shqiptare.

Pyetje komentuesve: Nga cila ane do te rradhiteshit ju? Nga ana e antikomunistve antisllav, apo nga ana e prokomunistve prosllav?!? Kjo asht vija e demarkacionit. Keshtu shtrohet problemi e jo ndryshe.

Simbas marreveshtjes Çurçill-Rusvelt-Stalin per ndarjen e Europes mbas LDB shume shtete te perparueme eurolindore u moren nga Stalini, i cili futi trupat sovjetike aty. Mbasi Shqipnia asht dy gisht toke e vogel e paperfillshme e nji populli injorant, kete nuk e pyeti askush. Fati i Shqipnise u percaktue me majen e lapsit ne tavoline gjate marreveshtjeve Çurçill-Rusvelt-Stalin . Fati i Shqipnise pra nuk u percaktue si rezultante e ndeshjes se dy forcave kundeshtare prokomunisto-prosllave dhe antikomuniste-antisllave. Antikomunistet e kan pare heret se anglo-amerikanet ishin lidhe me komunistin sllav Stalini. Pra fati i tyne nuk ishte me keto tre aleat anglo-amerikan-rus, por ishin kundeshtart e tyne italian dhe gjerman, te cilet do ti sigurojshin veç antikomunizmit edhe bashkimin e trojeve mbar shqiptare, gja qe efektivisht ndodhi me bashkimin e Shqipnise me Kosoven dhe me Çamerine. Kjo marreveshtje e antikomunistve antisllav nuk ishte nji marreveshtje IDEOLOGJIKE ne mes shqiptarve dhe nazistve, por ishte nji marreveshtje politiko-ushtarake njilloj siç e bani Stalini fillimisht me Hitlerin dhe ma vone me anglo-amerikant. Kjo asht politika.

Qe marreveshtja e antikomunistve shqiptar nuk ishte marreveshtje ideologjike, por ishte nji marreveshtje politiko ushtarake mjafton te permendim vetem faktin (pa permende fakte te tjera), qe ligjet raciale antisemite nazisto-fashiste jo vetem qe nuk u zbatuen ne territoret shqiptare, por ne keto territore u strehuen dhe shpetuen jeten sa e sa hebrej. Shqiperia u ba nji rruge kalimi per shpetimin e hebrejve. Nuk ka ASNJI vend ne Europe ku shkelen trupat naziste gjermane, qe te mos persekutoheshin dhe te dergoheshin neper kampet e shfarosjes hebrejt. Shqipnia e antikomunistve shqiptar ishte nji vend UNIKAL ne bote.

Shifet qarte se shumica dermuese e komentuesve e shkrimt te masiperm nuk e njeh fare historine, o sepse pretendojne se e dijne historine pa lexue, ose jane te indoktrinuem me antieuropianizmin osman-komunist dhe dalin demek si antifashista-nazista pa i njofte fare keto ideologji siç nuk njihshin as edhe komunizmin. Qofte komunizmi, qofte nazifashizmi jane dy ideologji (ku ideja imponohet me dhune) te cilat kan lind ne Europe dhe jo ne Turqine osmane. Shqiptart mbeten 500 vjet nen turk te shkeputun nga kultura europiane, ne nji analfabetizem dhe injorance te plote. Shume prej tyne flasin ne havà dhe perserisin si papagala formulat “antifashizem” dhe “antinazizem” pa i njofte fare, vetem te prirun te kundershtojne diçka europiane. Çka kan dijte shqiptart se çka asht komunizmi apo nazifashizmi ?!?! Edhe vete koncepti DEMOKRACI asht koncept europrendimor, qe nuk po asimilohet as sot nga shqiptaret e dalun nga izolimi 500+50 vjeçar nga Europa. Do te kishin ba ma mire keto lloj shqiptarsh te ishin antiosman, sepse ky i dhunoi dhe i la mbrapa per pese shekuj. Popujt e tjere te Europes Lindore qe nuk u pushtuen nga turqit-osman, por qe ishin vetem 50 vjet nen komunizem, u rradhiten perseri ne familjen europiane, ne nji kohe qe shqiptart vazhdojne ti bajne temenà vllait te tyne neo-osmanit turk Rexhep Erdoganit.

Ja edhe Tedeschini,filozofi

Ja edhe Tedeschini,filozofi i oreve te fundit, po rishkruan historine.. po nuk lahet muti me shurre or taj...

( rrugen Hitlerit ia hapi marreveshja e Mynihut , o injorant, qe e firmosen gjithe 'trimat demokrate ' te perendimit; Stalini, quhe si te duash , po budalla nuk ishte , edhe ai u mundua ta shmangte Hitlerin se pari me diplomaci ashtu si perendimoret. Po ti je akoma ne klase te dyte , atje ku flitet per Vatikanin, s'di gje me tutje..)

Ju pretendoni se e njihni

Ju pretendoni se e njihni mirë historinë dhe, duke ofenduar komentuesit si injorantë, jepni leksion mbi luftën e dytë botërore. Do ju këshilloja të shfletoni ndonjë libër dhe të lexoni rrjedhojën e ngjarjeve, të paktën nga ana kronologjike, për të kuptuar vetë se sa, dhe ku, çalon arsyetimi tuaj. Po zgjatëm vetëm në një fakt: atë lidhur me shpëtimin e hebrenjve. Nuk ishin shqiptarët antikomunistë ata që mbrojtën hebrenjtë, por ishin shqiptarët - thjesht, shqiptarët, pa ngjyra ideologjike. Të njëjtët shqiptarë që strehuan edhe italianët pas kapitullimit, pa u bazuar në asnjë ideologji por thjesht në ndjenja njerëzore. Janë vlera që na bëjnë nder, nuk duhet t'i nënçmojmë dhe përdhosim me shpjegime politike.

Ky Visar Mavria cfare

Ky Visar Mavria cfare pretendon? Si mund te zhfajsosh ne kete menyre cinike?? Kolaborcinizmi denohet ne cdo vend te botes pjesmarres ne luften e 2te boterore...

Add new comment