Meta u përgjigjet “diversioneve”. Dhe garanton: Berisha s’mund të qeverisë më "me ndihmën e të majtës së përçarë"

Në një konferencë për shtypin, Meta ka sqaruar frazën e Naços në Berat për ‘Metën kryeministër’, dhe i ka dhënë një përgjigje Berishës, që nga jugu ka shpjeguar në stil diversiv planet e ish-bashkëpunëtorit të vet gjatë katër viteve të ardhshme: Meta do t’i zërë karriken Ramës në krye të së majtës dhe të zërë karriken time në krye të qeverisë.
Interesit të gazetarëve mbi rishfaqjen e fantazmës “Meta kryeministër”, lideri i LSI-së iu përgjigj duke thënë se “me Ramën kemi një objektiv, të largojmë këtë kryeministër; sa për kryeministrin e ardhshëm, ai do të zgjidhet në përputhje me rregullat e normat e demokracisë”, duke lënë të kuptohet se kryeministri i takon forcës së parë të koalicionit.
Më tej, ai iu rikthye sërish Berishës: “Diversionet e Berishës brenda të majtës apo opozitës nuk kanë asnjë të ardhme; ai arriti të qëndrojë për një kohë të gjatë në pushtet falë këtyre problemeve; tani fillon një epokë e re”.
Re.Pu.
Comments
si tallen keta legenat me

si tallen keta legenat me popllin(koka e politikaneve)

po ta vesh re,meta esht shum i lehte ne komentet e tij mbi berishen,dhe pse ndoth kjo,sepse e ka shpetuar prej burgut.

ne fund te fundit ne bashk qeverisje te dy kane bere nga 1 mal me lek,dhe pse duhet ta shajne njeritjetrin?

ky popull idjot e ha gjithmone.

o zot ku jetojm

Add new comment