Disa gazeta të sotme citojnë Naçon dhe rianimojnë fantazmën e Metës kryeministër

Postuar në 20 Maj, 2013 02:47

Në një tubim në Berat, kandidati i LSI-së për këtë qark ka deklaruar nga foltorja e takimit: “Me votën tuaj bëjmë Metën kryeministër të Shqipërisë. Ilir Meta ka qenë kryeministri më i suksesshëm i të majtës. Meta kryeministër do të bëjë më shumë se gjithë të tjerët. Është një lider i provuar këto vite”.

Kjo frazë është amplifikuar nga disa gazeta. Mapo kish dalë me titullin kryesor në faqe të parë, që i kushtohej kësaj ngjarjeje: Rivalitet PS-LSI për kryeministrin. Po kështu, këtë thënie e kish veçuar dhe Panorama në faqe të parë. Të tjerat e citonin Naçon në faqet e brendshme.

Gjasat janë që kjo frazë të jetë thënë me synimin për të mobilizuar zgjedhësit e LSI-së e për të mbajtur profilin e Metës shumë lart elektoralisht, por kaq është dashur që mediat t’i rikthehen fabulës së dualizmit kryeministror në koalicionin e majtë, që ka ekzistuar njëherë e një kohë, madje edhe si mollë sherri  brenda të majtës.

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Se ju te Respublica-s nuk keni qejf ta amplifikoni puna e juaj. Por mos na jepni mesim per llogjike sepse e ka thene Naco. Naco e ka thene se e di ne brendesine e shpirtit te tij qe ashtu do te ndodhe. Nuk eshte Naco i vetmi qe e thote dhe qe e shpreson. Jane nje pjese e mire e te majteve te rendesishem ne PS. Dhe ju si analista duhet te flisni kundra kesaj sepse qartasi eshte nje skeme ndarjeje pushteti Sali-Ilir ne demin vetem tonin.</p>

Submitted by Bard (not verified) on

<p>&quot;Me e keqja s&#39;ka ndodhur akoma&quot;--tha ai qe kish ngrene sepaten, por qe kish dhjere vetem bishtin e saj..</p>

Submitted by bbb (not verified) on

<p>Nacua ka thene &quot;aksiomen politike&quot; te LSI dmth ate te aleances se 1 Prillit. Meta kryeminister...!!!! Dhe Rama ben sikur nuk eeshte e veretete qe me 1 Prill ka rene dakort qe koklopa Meta te behet kryeminister(ne fakt Meta e ka vendin ne burg)</p>

Submitted by ervin (not verified) on

<p>nqs pazaret e pista deri ne 23 qershor kane qene te pranuara prej te gjitheve kush mund ti ndaloje ato dhe me cfare preteksti pas kesaj date? Nje loje sh e ulet po luhet dhe ka gjasa qe kjo loje te bjere edhe me poshte pas 23 qershorit. Bardi ka te drejte me e keqja pritet ende te ndodhe dhe kjo per habine e sylesheve qe nuk dine ta lexojne politiken. Personalisht nuk do me vinte cudi nga nje koalicion Meta-Berisha 2 por jam kurioz per interpretimin moral qe do ti bente dr.Fuga apo ate politik te kameleontit Ngjela !!!&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.