Ilir Meta flet për 21 janarin, “ngarjen e dhunshme ndaj institucioneve” dhe për drejtësi ndaj “4 viktimave të tragjedisë”

Postuar në 18 Maj, 2013 03:40

Gjatë emisionit Tonight me Ilva Taren në Ora News, Ilir Meta e ka konsideruar 21 janarin si një “ngjarje e dhunshme ndaj institucioneve”, frazë e përforcuar sot në titujt e gazetave pranë maxhorancës. Qëndrimi i Metës, edhe pse i matur, duket se favorizon një thellim të hetimeve ndaj ngjarjes së përfolur, sidomos kur përsërit më se një herë që drejtësia duhet të vihet në vend për viktimat, pa ndërhyrjen e politikës.

I pyetur nga Ilva Tare nëse ai ndjen përgjegjësi për viktimat e 21 janarit, z. Meta u përgjigj se pyetja “është tërësisht absurde, sepse unë kam dhënë dorëheqjen ditë para 21 janarit, dhe së dyti,  kjo është një çështje e drejtësisë që duhet t’i shkojë deri në fund pa ndërhyrjen e politikës, as të qeverisë, as të opozitës e as të kujt tjetër.”

Më tej ai konfirmoi se nuk mund të ndryshojë qëndrim  “për çdo ngjarje të dhunshme ndaj institucioneve” duke e konsideruar [21 janarin] “tragjedi” dhe të vrarët “viktima”.

k.c.

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

<p>#Rilindje</p>

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Ilir Meta ndrroi porte ne pjesen e dyte te lojes. Ha,ha,ha.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.