Andrea Stefani: socialistët që kaluan djathtas ose të pavarur nuk kanë impakt për të ndalur rotacionin

Në një koment për JAVA-n e kësaj jave Andrea Stefani mbivendos entuziazmin e rotacionit mbi shumë prej problemeve morale të kësaj fushate, si deputetë socialistë që kalojnë djathtas, kandidatët e majtë të pavarur, LSI-në që ka fituar ligjshmërinë për të folur me një gjuhë të pastër “opozitare.
Shkruan Stefani:
“Mendoj se kalimi i LSI-së në opozitë, dhe jo thjesht i Ilir Metës, ka sjellë atë optimizëm që sjell çdo bashkim me pasoja në favor të rotacionit të pushteteve. Opozita edhe aritmetikisht është e fituar sot po të bëjmë një krahasim me shifrat e zgjedhjeve të vitit 2009. Dhe nuk ka asnjë shkak objektiv, ekonomik, politik apo ideologjik që qeveria të përmirësojë këtë bilanc. 4 vjet qeverisje mizerabël kanë sjellë vetëm bjerrje të besimit të shqiptarëve tek ajo. E djathta është e përçarë dhe priten surpriza dhe në rajonet që ajo i mban për bastione të vetat. Nuk besoj se spostimet e bujshme të disa individëve nga e majta që kanë kaluar në kampin e Berishës (Duka, Islami, Kadeli) apo të dikujt që ka vendosur të konkurrojë brenda të majtës (Prifti, Malaj) do të ketë një impakt vendimtar për ët dëmtuar alternativën e rotacionit që duket i pashmangshëm.”
k.c .
Comments
Edhe ky do e coj sherbimin e
<p>Edhe ky do e coj sherbimin e b***lepirjen ndaj Rames deri ne fund. Me mire keshtu, te merren vesh njehere e mire kush eshte gazetar i blere ne kete vend e kush flet me gojen e tij. Momentin qe iken Rama nuk ja ka me nevojen kush ketij palo gazetari. </p>
Do edhe stefani te haje
<p>Do edhe stefani te haje ndonje kocke sic ka fillu sefundmi edhe Ilir Yzeiri..pune lepiresash,,,ju beni mire ti thoni Rames se nuk i ka punet hic mire keshtu si po sillet</p>
Add new comment