Rama do jetë në Vlorë sot në orën 18.00; por fillimisht u dërgon vlonjatëve “ca emocione të vetat”

Postuar në 17 Maj, 2013 06:53

Kreu i socialistëve, Edi Rama ka sot në orën 18.00 takimin elektoral me vlonjatët, dhe i ka dhënë dum punës ta presë (apo të përgatisë të tjerët për) këtë takim në një mënyrë, që di ta bëjë mirë. Ka shkruar diçka në blogun e vet, së cilës i ka dhënë një ngjyrim shumë emotiv. E fillon duke thënë se “si asnjëherë në rrugën e jetës sime politike, ndjehem i emocionuar si të isha përpara provimit më të vështirë të matures; kam shumë gjëra për të thënë për Vlorën dhe më duket sikur nuk do di t’i them”. Pastaj e lëshon veten në një valë malli për kohë të shkuara, dhe me këtë nxjerr në evidencë një lidhje të tijën me këtë qytet.

Ja pasazhi ‘nostalgjik’: “Këto ditë më kujtohen shpesh rrugëtimet e fëmijërisë drejt Vlorës, në ditët më të bukura të vitit gjatë pushimeve verore që nisnin me tren deri në Fier pastaj me autobus për në Vlorë. Më kujtohet se si më rrihte zemra fort nga padurimi i gëzuar për të mbërritur, kur shfaqeshin në ekranin e dritares së autobuzit të vjetër malet e bardha të kripores. Të cilët ishin edhe shenja që lajmëronte fundin e udhëtimit të gjatë. Pastaj se si më shkonte buza vesh më vesh dhe shtrëngoja dorën e dajës që zakonisht vinte më merrte në Tiranë, kur shfaqej poshtë, tek kthesa e fundit majë kodrave me ullinj, vetë kurrizi joshës i Vlorës së shtrirë buzë detit. Dhe në fund se si merrja vrapin, kur hynim në rrugicën gjithë diell, gjelbërim e lule të varura mureve të kopshteve me hardhi e kumbulla vlonjate, për të mbërritur tek dera e oborrit të shtëpisë më të bukur në botë. Dera me hekur të punuar kishte një muzikë të vetën kur hapej, duke ndjellë vrik qenin besnik të shtëpisë dhe lajmëruar gjyshen time që dilte gjithnjë në krye të oborrit për të pritur vizitorët. Përqafimi me të ishte fundi i rrugëtimit dhe fillimi i një qejfi të papërshkrueshëm që e prisja gjithë vitin.”

Por nuk i del nga mendja ngjarja, nga e cila ka marrë ngacmimin për të shkruar këto radhë. “Ju pres në Pallatin e Sportit, në ora 18.00”, thotë në mbyllje të shënimit.

Re.Pu.

Comments

Submitted by deni (not verified) on

PO kush e qeth per emocionet e Rames tani qe u mpleks me Liken dhe mori Kocon..

Submitted by horri bulevardit (not verified) on

Ky Koqon, ai tjetri Kaqin... Keshtu e paskan keto pune o Horri Bulevardit. keta jane tu besh m..tin ne koke, te gjithve

Submitted by Agon (not verified) on

Eshte shume i madh.

Une vetem tek ky kam besim nder keta qe jane ne qarkullim

Submitted by Dardan (not verified) on

"e leshon vehten ne nje vale malli per kohe te shkuara."  Ngadale , ngadale se edhe ti artikullshkrues po na mallengjen sikur Rama po thote gjera qe sduhen thene.  Edhe mua me kujtohen pamjet qe permend Rama, edhe mua me kujtohen mishkonjat qe ne te drejten e tyre demokratike te pickonin ne ate mocalishten e vogel ngjitur me komanden e Korupusit dhe me vone me ate te BUD-it. ca te keqe ka ketu? Te pakten mua me duket se me rriten shpresat qe Edi dhe gjithe forcat perparimtare do ja ndryshojne faqen e cjerre nga brisku i ndryshkur i Berishes Vlores-qytet Hero duke e rreshtuar ate me qytet-portet e tjere te Mesdheut dhe te Botes. Po keshtu edhe Durresit dhe gjithe qyteteve te Shqiperise. Me shume na rriten shpresat se do te shporren njehere e mire nga pushteti i vjedhur si zuzaret bithpalare edhe cerek-shqiptaret me gjak tashme te helmuar nga corba e prishur.  Duhen mbajtur keta cerek-shqiptare por duhet te bejme nje pune titanike per ti sheruar nga leucemia dhe lebroziteti serbo-grek!

Submitted by bbb (not verified) on

Po ne Gjirine Lalzit kur do ti prezantoje kandidaten Rama? Ishalla nuk i prishet autobuzi...

Submitted by Albi (not verified) on

Cudi qe Rama kujton pamje te tilla dhe i perdor si imazhet e nje Shqiperie me te mire qe ka ekzistuar njehere e njekohe. Jo per ndonje gje, po ne Vlore po e po, po edhe ne Tirane pushtetin lokal qe duhet te kontrollonte territorin e ketyre qyteteve e kane patur ai dhe miku i tij Gjika. Nese ka dikush pergjegjes per kete Rama duhet thjesht te shohi veten ne pasqyre.

Une ne fakt hy te ata qe mendoj se megjithe betonin e madh te hedhur Gjika i ka ruajtur nje lloj profili Vlores qe edhe Rama nuk arriti dot ta ruaj ne Tirane. Po thjehst per koherence, argumenti i Rames sado emocional e i bukur nuk qendron. Ngelet ne nivelin e fasadaxhiut.

Submitted by Vlora (not verified) on

Miku i Rames, Gjika i ka vene kazmen Vlores, i gjithe mesazhi i Rames eshte patetik per ata qe kane dy fije mend

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.