Puna e muxhahedinëve u vendos në takimin me Clinton – shkruan VOA dhe bën një biografi të ‘tradhëtarëve’

Dy muaj më parë gjatë një takimi në Tiranë me Zëvendës Ndihmës Sekretaren amerikane të Shtetit për Cështjet e Lindjes së Afërt, Barbara Leaf së bashku me Përfaqësuesin e Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Irakun, Ambasadorin Martin Kobler, kryeministri Sali Berisha bëri të ditur vendimin për strehimin në Shqipëri të 210 muxhahedinëve nga kampi Ashraf i Irakut. Në të vërtetë vendimi për strehimin e refugjatëve iranianë, ishte finalizimi i një premtimi dhe angazhimi që Tirana kishte marrë që gjatë vizitës së ish sekretares amerikane Hillary Klinton në Shqipëri vjeshtën e kaluar – shkruan portali online i Zërit të Amerikës.
Dhe bën më pas një historik të shkurtër të organizatës Mojahedin-e-Khalq (14 prej tyre mbërritën dje për strehim afatgjatë në Shqipëri): Që prej vitit 1979 organizata Mojahedin-e-Khalq është konsideruar nga autoritetet e Iranit si një lëvizje që përfaqëson tradhëtarët e atdheut. Të strehuar në Irak, anëtarët e saj morën pjesë në krah të Saddam Huseinit në vitet ’80, gjatë luftës mes Irakut dhe Iranit. Në gjysmën e dytë të viteve 90, Muxhahedinët e Popullit Iranian, sic njihen dhe ndryshe, u përfshin në listën e organizatave terroriste nga Shtetet e Bashkuara. Per shumë vite me radhë, ajo është konsideruar si e tillë edhe nga Bashkimi europian. Vetëm në 2009, Brukseli me një vendim të 27 vendeve anëtare vendosi ti heqë nga lista e organizatave terroriste dhe në shtator të vitit 2012 një vendim i ngjashëm u mor edhe nga Shtetet e Bashkuara. Kjo organizatë është ndër themelueset kryesore të Këshillit Kombëtar të rezistencës iraniane, në opozitë me regjimin e presidentit Ahmadinexhad. Nga viti 2003, kur në Irak hynë trupat amerikane, mbi 3 mijë anëtarë të organizatës qëndrojnë të strehuar në kampin Ashraf, nën mbikqyrjen e forcave amerikane. Organizata e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, UNHCR, u ka njohur atyre statusin e refugjatit. a.n.
Comments
"...kryeministri Sali Berisha
<p>"...<em>kryeministri Sali Berisha bëri të ditur vendimin për strehimin në Shqipëri të 210 muxhahedinëve nga kampi Ashraf i Irakut..".</em></p><p>Vend ma te pershtatshem se Shqiperia nuk ka ne Europe.</p>
Jo Saliu por edhe kush vjen
<p>Jo Saliu por edhe kush vjen pas Saliut ne postin e tij ka per te sjellur ne Shqiperi edhe fekale si bicim importi ne rast se SHBA-ja ia dikton. Keta vetem emrin e kane muxhahedine sepse jane terroriste e kaluar Al Qaedes.</p>
Add new comment